E premte, 29.03.2024, 12:37 PM (GMT)

Mendime

Besi Bekteshi: Kongresistët e Drejtshkrimit të ‘72-shit, vendimi i qeverisë në ‘74-tën dhe Ajnshtajni

E enjte, 20.10.2011, 06:58 PM


Kongresistët e Drejtshkrimit të ‘72-shit, vendimi i qeverisë në ‘74-tën dhe Ajnshtajni

 

Nga Besi BEKTESHI

 

U hap përpara disa kohëve lehtësisht, trajtimi i gjuhës standarde (drejtshkrimi) të shqiptarëve dhe normalisht polemikat kanë qenë të forta. Por njëkohësisht edhe tani, e me sa duket gjithmonë, do të vazhdojë sërish polemika e njehsimit të gjuhës amtare, me qëllim avancimin e saj në kohë, përfaqësimin e saj më të mirë si rezultat, edhe të ndryshimit racional që ajo sot ka. Nuk është thjesht problemi mbi përfaqësimin e gegnishtes si në të folur dhe shkruar, por normalisht në një evoluim të standardit në shekullin e ri. Patjetër edhe ligjet deri tani të njohur të fizikës, apo postulate kaq të rëndësishme të shkencës po ndryshojnë sikundër edhe “shpejtësia e Ajnshtajnit” që u godit nga një “shpejtësi më e madhe” dhe në këtë kuptim, nuk ka se si edhe standardja e gjuhës sonë të mos ndryshojë. Gjithsesi ky shkrim ka qëllim të paraqesë se kush ishte Kongresi i Drejtshkrimit, kongresistët dhe fryma e kongresit kaq të rëndësishëm të unifikimit të gjuhës tonë. Por shumë e rëndësishme është të dihet edhe vendimi i Mehmet Shehut në vitin 1974, dy vite mbas botimit të fjalorit dhe pastaj edhe Kongresit. Nuk kam qëllim polemikën. Kam si qëllim që të diskutohet se si ka mundësi një diçka madhore dhe patjetër për tu lavdëruar si iniciativë e bërë në kohën më represive të komunizmit shqiptar, të mos ketë mundësinë për tu rishikuar në kohën e sotme dhe gjuhën e evoluar sidomos atë të folurën në momentet kur rregullat nuk po pyeten më. Kanë qenë 87 delegatë nga Shqipëria, nga Kosova, Maqedonia, Mal i Zi dhe arbëreshë të Italisë. Nuk janë ftuar për qëllime politike dhe të konceptit armiqësor ndaj perëndimit, studiues dhe albanologë të huaj, sëpaku si konsulencë apo referenca botërore. As për respekt pa të drejtë vote! Qëllimi ishte gjuha e njehsuar dhe ky pa fjalë ishte qëllim i lartë. Kongresi i mbajt më 25 nëntor 1972. Në të morën pjesë si kongresistë.Thoma Deliana ministër i Arsimit dhe i Kulturës i RPSH. Prof. Androkli Kostallari drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. Prof. Mahir Domi gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. Prof. Eqrem Çabej gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. Prof. Idriz Ajeti dekan i Fakultetit Filozofik, Prishtinë. Prof. Dhimitër Shuteriqi kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Tiranë. Prof. Aleks Buda historian në Institutin e Historisë të USHT, Tiranë. Dr. Rexhep Qosja drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë. Prof. Shaban Demiraj pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë. B. vj. shk. Lirak Dodbiba gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. Kolë Koci Mësues i Popullit, Tiranë. Mr. Remzi Nesimi pedagog i gjuhës shqipe në Akademinë Pedagogjike, Shkup. B. vj. shk. Jorgji Gjinari gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. Doc. Ainastas Dodi dekan i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë. Emil Lafe gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. Doc. Jup Kastrati pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër. Engjëll Angoni specialist për gjuhën shqipe në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, Tiranë. Ali Abdihoxha drejtor i Shtëpisë Botuese «Naim Frashëri», Tiranë. Luigj Franja mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Shkodër. Prof. Josif Ferrari studjues arbëresh, profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Barit. Mr. Ahmet Kelmendi pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prishtinë. Ahmet Limani mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Mamurras. Ajet Bytyçi pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prizren. Ali Dhrimo gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. Bahri Beci gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. Bajram Hajrullaj pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Vlorë. Prof. Bedri Dedja zv. ministër i Arsimit dhe i Kulturës i RPSH. Besim Bokshi pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Gjakovë. Doc. Dalan Shapllo pedagog i letërsisë shqiptare në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë. Drita Garuci mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Shkodër. Dritëro Agolli shkrimtar, Tiranë Dhimitër Samara gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. Dhori Qiriazi shkrimtar, Ersekë Elsa Vakëflliu mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Berat. Fadil Podgorica pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër. Fatmir Agalliu pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë. Fatmir Gjata shkrimtar, Tiranë. Ferdinand Leka gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë Gaqo Peci mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Korçë. Hasan Sazani mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Gjirokastër. Henrik Lacaj pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë. Hysen Qosja pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Elbasan. Isa Bajçinca pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin Filozofik, Prishtinë. Ismail Bajra drejtor i NGBG «Rilindja», Prishtinë. Ismail Doda drejtor i shkollës «Gjergj Kastrioti — Skënderbeu», Ostros (Krajë). Ismail Kadare shkrimtar, Tiranë. Jakov Xoxa shkrimtar, Tiranë. Jani Thomaj gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. Jorgo Bulo historian i letërsisë shqiptare në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. Jorgji Çerepi pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Durrës. B. vj. shk. Koço Bihiku zv.drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. Kolë Ashta pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër. Kristaq Shtëmbari përgjegjës i Kabinetit pedagogjik, Fier. Lasgush Poradeci shkrimtar, Tiranë. Luan Dino mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Përmet. Lumnie Shehetila mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Elbasan. Llazar Siliqi shkrimtar, Tiranë. Mehmet Çeliku gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. Menella Totoni gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. Mërkur Alimerko drejtor i Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor, Tiranë. Mikel Zavalani mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Korçë. Mufit Trepça mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Peshkopi. Doc. Munir Reso pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë. Naim Bardhi mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Kavajë. Nesti Bellovoda pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Korçë. Nikoleta Cikuli gjuhëtare në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. Niko Tanini redaktor letrar në gazetën «Zëri i popullit», Tiranë. B. vj. shk. Osman Myderrizi gjuhëtar, mësues veteran, Tiranë. B. vj. shk. Pashko Geci gjuhëtar, mësues veteran, Tiranë. Dr. Petro Janura drejtor i Degës së gjuhës shqipe në Universitetin e Shkupit.Pjetër Fusha mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Rubik. B. vj. shk. Qemal Haxhihasani folklorist në Institutin e Folklorit të USHT, Tiranë. Remzi Përnaska pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë. Sefedin Sulejmani drejtor i Njësisë së bashkuar të punës botuese «Flaka e vëllazërimit», Shkup. Sofika Adhami mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Vlorë. Sofika Morcka gjuhëtare në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. B. vj. shk. Spiro Floqi gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. Doc. Stefan Prifti gjuhëtar, Tiranë. Sterjo Spasse shkrimtar, Tiranë. Shefqet Hoxha pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Kukës. Shevqet Musaraj shkrimtar, Tiranë. Tomor Osmani pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër. Xhevat Lloshi gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. Ylli Ruli pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Berat. Zana Daci pedagoge e gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë. Prof. Zihni Sako drejtor i Institutit të Folklorit të USHT, Tiranë. Zhaneta Nova mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Gjirokastër.Ajo që të bie në sy është se Kongresi ka qenë përfshirës në tërësinë e tij, pavarësisht se dominanca e prejardhjes dhe gjuhës së folur vjen nga jugu i Shqipërisë dhe trevave në të folurën toskërisht. Qartësisht janë mbi 57% e kongresistëve që kanë këtë pajisje natyrore të gjuhës së tyre të lindur. Megjithatë bie fjala nga Shkodra ka pasur një përfaqësim të mirë në kongres. Ka pasur si shkodranë të Shkodrës, dhe ato me banim në Tiranë. Por... por pesha specifike e tyre padyshim që ka qenë tepër e vogël në tërësinë e kongresit. Normalisht që brenda ka pasur gjuhëtar të lartë, por ama ka pasur edhe letrarë të lartë me peshë specifike tepër sinjikative, që ja kalonin për nga rëndësia shumë shkencëtarëve të gjuhës. Padyshim 95% e këtyre shkrimtarëve të një besimi të madh në parti dhe popull ishin në kongres nga... jugu. Korça dukej si e përfaqësuar, por jo ndonjë gjë të madhe si gjuhëtarë. As që bëhet fjalë se ndonjëri aty përfshi edhe të madhin Çabej, kishin peshën e Androkli Kostallarit. Atij nuk mund ti dilte përpara as Shuteriqi, as Buda, as Demiraj madje dhe të lartët Kadare dhe Agolli, e nuk diskutohet se mund të kishin zë mësuesi Franja dhe prof Kastrati...! Nejse, tashmë këto emra kanë bërë drejtshkrimin tonë që në kohë, si në gazetari, e cila është kryesorja, ashtu edhe në libra, përkthime etj... gati po shkon dëm nga sipërkalimi që i bëjnë sot. A vjen kjo nga padituria, apo nga kundërshtia dhe vështirësia, kjo është për tu diskutuar.Por çfarë ka dalë midis të tjerave nga Kongresi si rezolutë “Rreth Projektit janë zhvilluar diskutime brenda dhe jashtë Republikës Popullore të Shqipërisë, në shtypin shkencor e në shtypin masiv, si edhe në konsulta të gjera të mësuesve të gjuhës e të letërsisë shqiptare e të punonjësve të tjerë të kulturës. Ky diskutim popullor e ka pasuruar më tej mendimin shkencor për problemet e drejtshkrimit të shqipes dhe ka sjellë një ndihmë të vlefshme për përmirësimin e mëtejshëm të tij. Kjo rrahje e gjerë krijuese e pikëpamjeve shkencore, e cila u plotësua, u thellua e u përgjithësua teorikisht në këtë Kongres, u jep zgjidhjeve drejtshkrimore një karakter të thellë popullor e objektiv dhe i bën ato t'i qëndrojnë provës së kohës”. Pra ti qëndrojnë kohës...!E pastaj në shumë të tjera në kongresi u vendos: “Parimi historik-tradicional do të pranohet në pak raste, kur në gjuhën letrare ka një traditë shkrimi të vjetër, të ngulitur prej kohësh”. Ky parim nuk para duket në drejtshkrim, duke ditur se ku dhe si është edhe tradita e vjetër e shkrimit. Pra në veriun e Shqipërisë. Megjithatë “ është sanksion: Në pak raste, që duhet kuptuar “në asnjë rast”.Padyshim që është një nga vendet ku Kongresi nuk ka respektuar atë çka vetë thotë. Megjithatë pastaj ka shumë e shumë direktiva për të ardhmen e drejtshkrimit të cilat tentonin përhapjen e gjuhës standarde të shkruar ndër shqiptarë dhe institucione.Megjithatë një diçka sinjikative e veçantë dhe padyshim që i ka vënë vulën është “vendimi i qeverisë nr 50, datë 8.3.1974” që thotë: Mbi masat për zbatimin e drejtshkrimit të njësuar të gjuhës shqipe. Ky vendim i firmosur nga Mehmet Shehu në mes të tjerave thotë: Partia e Punës dhe pushteti popullor, duke e çmuar gjuhën amtare si një thesar të pazëvendësueshëm, si shprehje e fuqishme të kulturës sonë kombëtare e të shpirtit krijues të popullit, janë kujdesur vazhdimisht për zhvillimin, pasurimin dhe lulëzimin e saj. Pastaj kanë dalë detyrimet që duhet për të vënë në jetë në të gjithë strukturën e shtetit dhe elementët t tij, pikërisht këtë gjuhë të njehsuar. Por, ama në fund të fundit ky drejtshkrim ishte një vepër e Partisë dhe në fund të fundit ishte një vizion dhe pranim i saj për të qenë apo jo i suksesshëm. Padyshim që ka qenë vizioni i PPSH-së edhe kongresi i cili nuk ka dyshim që ka bërë punën e tij, por po kështu ishte një produkt gjysmë politik ose “full politic” i kohës.Sot po rievolucionohet teoria e Ajnshtajnit, dhe padyshim që shkenca shkon përpara. Si ka mundësi që të mos ri evoluohet edhe standardi dhe drejtshkrimi shqip, që në fund të fundit, me gjithë respektin e madh për kokat të rëndësishme ato sigurisht kanë qenë nën presionin e Partisë së Punës së Shqipërisë. Më e pakta, edhe në qoftëse dikush ka pasur ndonjë rezervë... nuk ka mundur të bëjë asgjë kundra “kujdesjes” së saj. Si ka mundësi që gjuha të jetë kaq e pa “diskutueshme” kur në pikërisht tre dekadat e fundit, ka pësuar ndryshime të mëdha sidomos në lëvizjet demografike, por edhe realisht në të folmen dhe të shkruajturën e shqiptarëve. Si ka mundësi?



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora