E enjte, 28.03.2024, 10:33 PM (GMT)

Faleminderit

Ilmi Veliu: Ndërroi jetë ballisti më i madh i kësaj ane, Xhavit Ramë Dedja

E merkure, 19.10.2011, 07:03 PM


 

NDËRROI  JETË  BALLISTI MË I MADH I KËSAJ ANE, XHAVIT RAMË DEDJA

 

Nga Dr.sc. Ilmi VELIU

 

Me dhimbje të thellë i lajmërojmë miqtë, shokët  dhe dashamirët tone se ndërroi jetë në moshën 99 vjeçare ballisti i fundit i kësajë ane, i lindur në Kërçovë e që ka jetuar dhe vepruar dekada me rradhe ne USA.

 Ai dhe dy vëllezërit e tij, Hamiti dhe Aliu kanë qenë ushtarë të rregullt të çetës së Mefail Zajazit. Hamiti vritet në luftë, Aliu pas bredhjeve disavjeçare neper male, amnestohet kurse Xhaviti ik nga burgu per ne Greqi dhe prej atje ne Turqi e Amerikë.

 

            Xhevit Ramë Dedja  ishte luftëtarë i dalluar dhe i etur për liri, sepse ishte nipi i Ali Dedes, komandantit të shquar të çetës kaçake  të kësajë ane, me bashkëluftëtarët, Nexhyp Mulja, Xhema i Zylit, Arif Dalja, Zenko Dokla e Bajram Çupi që  kanë luftuar kundër sulltanëve e vojvodëve të Sërbisë e Bullgarisë, bashkë me Sefer Zajazin, Dan Çelikun, Kadri Dangën e Nezir Devë Koxhën të Zajazit legjendarë.

      Komiti çetnik, Mikail Brodi, ne vitin 1913 e kishte rrethuar shtëpinë e gjyshit të Xhavit Ramës, Ali Dedes dhe kishte urdhëruar  që gruaja e kaçakut të lidhej me litar rreth trungut të një dardhe në oborrin e shtëpisë, të stërpikej me ujë gace (vaj guri) dhe ti vehej flaka. Gruaja e Ali Dedes, që kishte qenë bijë nga  Ukallët e Sërbicës, duke qeshur i kishte thënë Mikajlit se kishte frigë ti dilte në mejdan Ali Dedes dhe tash hakmerrej ndaj nje gruaje dhe bënte nje veper qe do ta tallnin ushtaret e tij. Mikaili turpërohet nga fjalët e zonjës së shtëpisë dhe urdheron që të lirohet dhe lihet e lire. Por ai vazhdimisht i ishte  friguar Ali Dedes, që kishte qenë i ndihmuar edhe nga  Islam Garana, Baftir Shitova, Osman Gjini e Arif Braqani. Ai kishte gjetur nje spiun bullgarë, te cilit i kishte dhene nje shume te madhe me lira  për ta vrarë Ali deden.

 

    Dedallarët e Llagjeve nuk e ndalën luftën për liri sepse Ali Deden e zavendësoi djali i tij Brahim Dedja, i cili ne kohën e luftës së Ballit Kombtar,  Mefail Zajazi e emron si komandant të çetës së Llagjve ku bënin pjesë edhe nipërit Hamit, Ali e Xhevit Rama.

        Brahim Dedja vritet në Betejën e Marmurecit dhe komandën mbi çetën e Llagjeve e mer vëllau më i mad i Xhevit Ramës, Hamiti. Ishte i madh numri i luftëtarëve që ishin në çetën e tij, por Xhevit Rama ishte krahu më i forte dhe personi më i besueshëm i vëllaut Hamit Ramës.

 

Ja si  i kujtonte, derisa ishte gjallë  Xhavit Rama këta ditë të vështira:

Çeta e Llagjelinjëve ishte vendosur te Hella. Ishte koha para sabahut. Ne, të moshës më të re sa ishim kthyer nga shtëpitë tona,  prej ku kishim sjellur miell dhe ushqime  tjera per çetën. Komandanti Hamit Rama dhe Bakiu i Seferit ishin te zgjuar, bisedonin diçka dhe nuk ishin të qetë. Sikur e kishin parandjerë rrezikun qe i kanosej çetës e cila ishte e zhytur ne gjumë të thellë. Neshyt Dalja dhe Hamdini i Neshytit qe kishin qene ne roje dhanë alarmin se një çetë partizane na kishte rrethuar. Ushtarët tone i zgjoi rafali i mitralozëve dhe krismat e pushkëve. Dikush nga partizanët jepte urdhër që të dorzoheshim. Zjarri i mitralozëve ishte aqë i fuqishëm saqë lisat këputeshin dhe na bienin mbi kokë.

   Komandanti i çetës Hamit Ramë dedja, që e kishte zëvendësuar axhën e tij Brahim Deden, të vrarë në Marmurec, dha urdhër që  të qanim rrethimin. Mendoj se partizanët që na kishin rrethuar  ishin shqiptarë, sepse ata na e lëshuan rrugën dhe nuk gjuanin drejt nesh. Asnjë ushtarë i joni nuk mbeti i vrarë e as i plagosur sepse mitralozët që na kishin rrethuar gjuanin përpjetë në ajr.

           Duke mos qenë në gjendje që ta zinin Xhavit Ramën, pushteti komunist në vitin 1948 deklaron se te gjithë njerzit që kanë luftuar në anën e Ballit Kombtar janë të amnestuar. Dikush e kishte bindur Xhavit Ramon që ta linte malin dhe të vinte në shtëpi. Policia nuk intervenoi menjiherë. Një natë policia rrethon shtëpinë dhe arreston Xhavit Ramën, bashkë me Baki Seferin.  Para gjygjit, Xhaviti dënohet me 7 vjet burg dhe Baki Seferi me 20 vjet.

Xhevit Rama i burgosur dërgohet të punojë në një zeherore guri në Bakarno Guvno, bashkë me nje shok nga Struga dhe shoku tjetër nga Gostivari. Në një moment është dashur që të ndizeshin minat që do ti thyenin gurët. Xhaviti dhe dy shokët e tij paraqiten si vullnetar. Në momentin kur të burgosurit largohen nga aty dhe këta mbesin vetëm për ti ndezur minat, sulmojnë rojen ia marrin pushkën, dhe ikin drejt Greqisë. Ushtria kupton dhe u vihet permas por ata hidhen në një lum dhe duke notuar, i humbin gjurmët e tyre. Pas nje kohe dalin nga lumi dhe vazhdojnë udhetimin derisa takojnë një bari shqiptarë i cili u tregon se ata kishin hyrë në Qamëri. Ai u tregon se ku duhet të paraqiteshin qe te mos i takonte ndonjë ushtri komuniste që vepronte ne Greqi dhe ti vriste. Nga Greqia Xhaviti shkon ne Turqi dhe pastaj ne Amerikë. Pas vitit 2001 fillon ta vizitojë vendlindjen. Xhavit Rama do te varroset ne vendlindjen e tij, fshati LAGJE afër Kërçovës.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora