Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Pse shqiptarët wahhabi?

| E marte, 18.10.2011, 08:04 PM |


Pse shqiptarët wahhabi?

 

“Ne jetojme në një  shekull ku fshehja e të vërtetës të mbron më mirë se ligjet dhe të siguron më shumë se pafajsia.  RIVAROL

 

Nga Fahri Xharra

 

Shqiptarët myslimanë  i kanë praktikuar ato pak rite të mbetura nga okupimi shumëshekullor turko-mysliman dhe janë ballafaquar me problemet e vërteta të jetës, qoftë për një mbijetesë apo një jetë më të mirë. Vlerësimi i të huajve ishte se jemi myslimanë të lehtë. Por, çfarë u mendua kur na quajtën myslimanë të lehtë? Apo ishte thjeshtë një arsyetim për përkrahje.Duhet përmendur  disa nga shumë fakte që neve na bëjnë  myslimanë të lehtë e të njihemi dhe të pranohemi si evropianë të civilizuar.

 

Por pse ne të përkrahim rrymat më radikale të islamizmit?Pse te jemi uahabi ( wahhabi)?

Kush janë uahabitë? Si lindi kjo rrymë e skajshmerisë islame?  Kush e perkrahë atë?

A na duhet neve si musliman te  moderuar që jemi ,dhe si të tillë na pranon edhe civilizimi Europian,të ngërthehemi me rrymat më të papëlqyera muslimane në botë?

Shkrimi e ka për qëllim,njojhjen me një rrymë Islame të krijuar në Arbinë Saudite,e që daton  bukur moti, rrymë e cila nuk shikohet me sy të mirë nga një numër i madh i shteteve islamike.

Si lindi Wahhabizmi? Muhammad ibn Abd al-Wahhab (v. 1792)  ishte i pari ekstremist dhe fundamentalist Islamik.    (De Long –Bas,  J.Natana, Islami Wahhabist Oxford 2004)    Abdel al-Wahhabi i krahasonte vehten me Profetin Muhamed(?).  A.Wahhabii, pika qendrore e lëvizjes së tij  dhe të reformës ishte parimin që  çdo ide e shtuar në Islam pas shekullit të tretë të kohës  se muslimaneve (rreth 950ps.k”) ishte i rremë dhe duhet të eliminohen. Muslimanët,  që të jenë muslimanë te vërtetë, duhet t'i përmbahen vetëm dhe vetëm në mënyrë rigoroze besimit origjinal  ..

Arsyeja për këtë qëndrim ekstremist, dhe përpjekjet e Wahhabit dhe reformës se tij, ishin një numër i praktikave të njohura  të kohës të cilat ai besonte se ishin  para-islamike si:lutja e shenjtorëve te ndryshëm, pelegrinazhet në varre dhe në xhamitë veçanta,  dhe flijimet e ndryshme .

  Besimtarët e rinj sekular  janë shumë të anatemuar nga trashëgimtarët e Wahhabit.  Përkrahësit e Wahhabismit janë kundër modernizmit, sekularizmit dhe te gjitha përparimeve të cilat e kundërrrymojnë wahhabizmin .

 Me ardhjen e Wahhabismit si doktrinë u krijua  indiferenca për gjendjen e të vejave dhe jetimëve, dënimi i tradhtisë bashkëshortore në menyra të vrazhda , dhe dështimi për të ndarë hisen e trashëgimisë në mënyrë të drejtë për gratë. Wahhabët e karakterizojnë gjithë këte si xhahili ,një term  në Islam e cila i referohet barbarizmit dhe gjendjes e injorancës që ekzistonte para ardhjes së Islamit.

 Rryma e tij është edhe sot “asmuwahhidun” ose “unitare”   ( ???????? ) Çdo gjë tjetër  ata e denonojnë si risi heretike, apo”bidat”. Wahhabitë tronditet më tej në butësinë e përhapur në zbatimin e ligjeve tradicionale islame  “ Vetëm ata që e ndjekin mesimin  Wahhabi  janë musliman të vërtetë dhe vetëm ata janë në rrugën e  Allahut”  (Martin, Richard C., ed., Encyclopedia of Islam and the Muslim World , Macmillan, 2004.)

 

Muhammad ibn Abd al-Wahhab lindi ne vitin 1702 ne qytetin  e al-Ujaniah ,ne regjionin Nagjd te gadishullit Arabik,tani veriu i Arabisë Saudite. Familja e tij qe nga gjyshërit ishte një familje gjygjëtaresh për qeshtje te fesë,në shkollën kryesore për mendimin legal të Islamit Sunii.

Cilat janë besimet kryesore sipas Muslimaneve Wahhabi? Kurani dhe haditet duhen te lexohen ashtu si jane,pa kurrfare ndryshimi.Gruaja i nenshtrohet burrit dhe ajo e ka vetem lirinë të jetojë, e të jetojë per te lindur femijë. “Gruas nuk i besohet “ .Gjykatat muslime duhen te udhehiqen vetëm nga Imamet.

 Ne Arabinë Saudite gjykatat janë te udhëhequra nga Wahhabitë e më i fuqishmi është  stërstërnipi i tij Abdyl Wahhabi .

Sa na japin neve shqiptarëve krenari fetare, nëse ne valavohem  me të gjitha rrymat fetare në botën arabe? Wahhabitë  e (mashkujt) e kanë edhe veshjen e tyre ,e cila i bënë që besimtarët të dallohen nga jo vetëm besimtarët e krishterë por edhe nga ata musliman.

 Për femra mos të flasim, se ato duhen t`i nënshtrohen një regjimi tejet nënçmues ,e që për botëkuptimet tona shqiptare –evropiane janë të tejkaluara.

 Çka na bënë neve shqiptarëve musliman të dallohemi nga muslimanët tjerë të botës:  Martesa ndërkushërinjsh: Është një fenomen i përhapur në botën islamike, diku i shprehur më shumë e diku më pak. Një zakon ky shumë i rrezikshëm për trashëgimi gjenetike që praktikohet edhe në ditët e sotme. Martesa ndërkushërinjsh qëndron në atë se nëse vajza e vëllait të babës do të martohet me dikë tjetër jashtë familjes, duhet të marrë leje nga djali i axhës nëse ai është për martesë. Ajo duhet të marrë bint` amnu-n (djalin e vëllait të babës) ose në rrugën tjetër të marrë ibën khal-in (djalin e vëllait të nënës).

E gjithë Lindja e Mesme është e lidhur me këtë veti të keqe të kushtit të martesës.

Në Siri, martesat mes kushërinjsh e mbërrin shkallën 70%, ndërsa, në Egjipt, 80% e martesave është me kushërinj. Kurse, kryeqyteti Kajro është më shumë i modernizuar në këtë aspekt. Në Palestinen tradicionale, nëse vajza nuk ka ibn-amnu (djali i vëllait të babës) atëherë duhet të gjejë martesë me ibn-khal (djali i vëllait të nënës).

Martesa me shumë gra (poligamia). Ligjet islamike në shumë shtete e lejojnë martesën ligjore deri me 4 gra. Shqiptarët myslimanë këtë rregull e kanë praktikuar vetëm kur gruaja e parë nuk ka lindur fëmijë. Edhe me këtë rast janë ndjekur parimet tona.

 

Mbytja e gruas, publikisht me gurë. Jo në të gjitha vendet myslimane, por në ato ku sundon sheriati, praktikohet kjo mizori e sipërshënuar për gratë moralisht të ”pandershme”. Sipas këtij ligji, mjafton vetëm fjala e burrit që po e mashtron gruaja dhe këshilli islamik i qarkut e merr vendimin “kapital”. Ai s`ka nevojë për fakte e as për dëshmitarë, gruaja e merr dënimin e “merituar”. Shqiptarët myslimanë e kanë zgjidhur ndryshe nga ata këtë problem: thjesht shkurorëzohen.

 

Gjymtimi gjenital i femrave. Në botën islame të Afrikës, Lindjes së Mesme, në disa vende të Azisë, gjymtimi gjenital i femrave është krucial në ritualin që tregon, sipas besimit popullor, për kontrollimin e seksualitetit të femrës. Mosha e vajzave para aktit të gjymtimit luhatet varësisht nga regjionet. Llojet e gjymtimit janë: Excisioni ose “sunna”, Excisioni ose Klitorideiktania, Infibulacioni dhe Intracisioni.

Excisioni është një praktikë rituale që praktikohet në regjionet myslimane të Afrikës sahariane, subsahariane si dhe në Egjipt (95% të femrave), infibulacioni në Sudan, etj. Kjo praktikë nuk ka kurrfarë baze kuranore, por disa mundohen ta shpjegojnë ndryshe. Në një nga hadithet thuhet synetia është ”sunna” (obligim) për meshkuj e “makrumah” për femra (nder ose një gjest i lartë i nderit). Përndryshe, praktikimi

i tillë në sferën arabo-myslimane është kontestuar në nëntor 2006 nga Universiteti Al-Azhar i Kajros. Vend referimi shumë i rëndësishëm fetar në botën islame Universiteti Al Az-har) ka lansuar një fatwa (urdhër) që është kundër gjymtimit gjenital të femrave, të kualifikuar si krim i rëndë kundër njerëzimit dhe një sulm në vlerat e larta islamike.

“Operimet” e gjymtimit kryhen nga njerëzit e pakualifikuar dhe në kushte higjieno-sanitare të tmerrshme. Çdo vit, 3 milionë femra të reja presin për aktin e shëmtimit. Pra, edhe këtë shëmtim shqiptarët myslimanë nuk e kanë përvetësuar.

 A duhet te jemi krenar me të parët tanë së paku me atë që kur e muarrën islamin  nuk iu nënshtruan komplet diktatit “musliman”duke mos i jetësuar ato që u përmenden më lartë.

Stigmatizimi i femrës myslimane në Kosovë është një fenomen i ri i shfaqur pas luftës së fundit dhe debati lidhur me shaminë islamike i ka dhënë shoqërisë një dimension të ri.

 

Pse duhet kaq shumë zhurmë  gjëja se për mbrojten e nderit të femrës sonë ,kur ato

në mundësi të shprehjës së lirë kishin jo vetëm të kundërshtonin por edhe të iu thejnë kokat atyre që mundohen me çdo kusht t`ikthejnë ato me shekuj prapa.

Zonja Wassilia Toukali, presidente e Forumit Mesdhetar të Grave, Alzher. thoshte: “Të luftosh kundër shamisë nuk është të sulmosh fenë. Ta mbrosh atë është të vesh në pikëpyetje barazinë e femrës dhe të mashkullit.

 

“Shkurt , shqipëtaret paraqiten si popull i kundërt nga të gjitha kombësitë e tjera të sulltanit .. Kur të shohësh ndonjë që paraqitet me ndonjë pamje fizike të shkëlqyer , gjithnjë do të gjesh se e ke parë shqipëtarin . Përvec kësaj , nga tëgjithë popujt e ballkanit vetem shqipëtari është artist . Posaqëria e përsonalitetit tij të patundëshëm gjithnjë e çon përpara në mënyrë të dallueshme ..” (Edith Durham , Brenga e Ballkanit,1909).