E premte, 19.04.2024, 07:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Aktori nga Tropoja, përkrah Penelop Krus

E marte, 18.10.2011, 07:59 PM


Aktori nga Tropoja, përkrah Penelop Krus

 

Nga Gjon NEÇAJ

 

Djaloshi nga Tropoja ka qënë pjesë e projektit “Due bravi ragazzi”,film që fitoi vendin e parë në festivalin e filmit në Milano.Së shpejti shfaqet filmi me titull “The one”,ku Sokol Pepkolaj interpreton.Jam takuar me aktoren Cruz,thotë Sokoli, e ajo do të luaj rolin e gruas së gjeneralit.

 

Tashmë jo vetëm në vendlindje,në fshatin Rajë ( Breg- Lumi ) të krahinës së Nikaj Merturit,por kudo në Tropojë,diskutohet për Sokolin,madje edhe në shkollën e mesme të përgjithshme “Oso Dauti” Llugaj,ku ai ka mbaruar 4 vitet e gjimnazit.

Sokol Martin Pepkolaj,i riu nga  Tropoja,si shumë të rinj emigrantë,para disa vitesh u largua klandestin nga Tropoja në drejtim të Italisë.Prindërit e tij banojnë në Sauk ,kanë ndërtuar shtëpi dhe  jetojnë me djersën e ballit.

Sokoli u lind më 10.06.1979,ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme, e duke u detyruara nga gjendja e rëndë ekonomike,emigroi në Itali,duke u vendosur në Milano.Atje jeton edhe një moter e tij familjarisht,në Salerno,kurse Agroni banon dhe punon pranë familjes në Sauk.Sokol Pepkolaj kishte provuar edhe herë të tjera shijen e hidhur të emigrantit,kryesisht në Greqi,por në Milano i ngazëlleu fati këtij djaloshi të talentuar.

 

Siç shprehet vetë ai,para dy vitesh më është ofruar një vend pune si figurant filmash.Më vonë,duke zbuluar talentin dhe paraqitjen time ( kam punuar polic ),jam angazhuar në sfilata mode për “Coconuda” dhe firma të tjera italiane.Gjatë kësaj periudhe kam ndjekur kurse të ndryshme për role në filma aksion,rrëfen Sokol Pepkolaj,e këto oferta që do i kish zili çdo aktor hollivudian  i duken si ëndërr,ndonëse iu desh mund e djersë për të arritur deri këtu.

 

Gjithashtu djaloshi nga Tropoja ka qënë pjesë e projektit “Due bravi ragazzi”,film që fitoi vendin e parë në festivalin e filmit në Milano.Së shpejti shfaqet filmi me titull “The one”,ku Sokol Pepkolaj interpreton.Jam takuar me aktoren Cruz,thotë Sokoli, e ajo do të luaj rolin e gruas së gjeneralit.

 

Ajo çka pret me ankth,por edhe i entuziasmuar,është të luaj në një film së bashku me aktoren e madhe Penelope Curiz.Unë jam kërkuar të luaj  rolin e komandantit në një film me metrazh të gjatë që trajton luftën në Bosnje,por nuk e di se ç’rol do më japin producentët,duke marrë parasysh aftësitë e  mia aktoriale dhe fizikun.Për këtë,thotë Pepkolaj procudentët vendosin në tetor,çka ka shkruar edhe shtypi Italian.

 

Sokoli u tregua tepër i gatshëm për të biseduar,kur komunikova nepërmes email-it.Bile vuri në dispoziocion faqen e tij në internet për të shkruar në “GazetaC” portretin e djaloshit nga Tropoja,aktorit që po bëhet i famshëm në Itali, e së shpejti do fillojë xhirimet filmi me aktoren e famshme Penelope Cruz.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora