E marte, 12.11.2019, 04:11 AM (GMT)

Intervista

Demir Krasniqi: Intervistë Ekskluzive me z. Habib Rushani - Drejtor i Festivalit ''Zëri i Alfabetit në Manastir

E enjte, 20.10.2011, 07:05 PM


Në prag të Festivalit tradicional “Zëri i Alfabetit”- 2011, në Manastir të Maqedonisë:

 

BISEDË ME Z. HABIB RUSHANI – DREJTOR I FESTIVALIT “ZËRI I ALFABETIT” NË MANASTIR

 

Ekskluzive nga Demir KRASNIQI

 

Me që jemi në prag të Festivalit tradicional “Zëri i Alfabetit”, i cili mbahet për çdo vjet në qytetin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe – Manastir të Maqedonisë, për hir të informimit të lexuesve dhe opinionit të gjerë artdashës shqiptarë, anë e mbanë rruzullit tokësor , shfrytëzuam nga rasti që të zhvillojmë një bisedë të shkurtër dhe modeste me z. Habib Rushani, këngëtar i mirënjohur dhe Drejtor i Festivalit “Zëri i Alfabetit” në Manastir .

 

Z. Rushani, kur filloi për herë të parë të organizohet Festivali “Zëri i Alfabetit” në Manastir ?

 

Habib Rushani: - Festivali “Zëri i Alfabetit” , për herë të parë filloi të organizohet në vitin 2006, në kuadër të shënimit të 98 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe,  në Manastir .

 

Kush ishte iniciator për organizimin e këtij Festivali ?

 

Habib Rushani : - Iniciator dhe organizator  i parë i  këtij Festivali, kam  qenë unë Habib Rushani , bashkë me një grup shokësh dhe dashamirësh të pa epur të këngës dhe kulturës kombëtare shqiptare .

 

Kush ishte pjesëmarrës në Festivalin e parë “Zëri i Alfabetit” , të mbajtur në Manastir, më 2006 ?

 

Habib Rushani: - Pjesëmarrës të Festivalit të parë “Zëri i Alfabetit”, të mbajtur në Manastir, në vitin 2006, kanë qenë :SHKA “Besa” nga Gostivari, SHKA “Tingujt e Pellagonisë” nga komuna e Dollenit, SHKA “Bashkimi” nga Manastiri, këngëtarët: Bexhet Jagodini nga Kërçova , Sinan Zylbehari nga Gostivari, Idajet Sejdiu nga Tetova, Ylli Qela nga Shqipëria , Rabije Rika nga Struga , Nuredin Fetahu  dhe  Xhezair Elezi – Xheza , nga Kumanova,  si dhe disa të tjerë .

Nga Manastiri – qyteti i Alfabetit , kemi  marrë pjesë unë -  Habib Rushani dhe Zait Aliu.

 

Kush e pati financuar Festivalin e parë “Zëri i Alfabetit”, më 2006?

 

Habib Rushani: - Festivalin e parë  “Zëri i Alfabetit”, në vitin 2006, e ka financua Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe RENOVA nga Tetova .

 

Si u pritë ky Festival nga manastirasit dhe si ishte interesimi i publikut?

 

Habib Rushani: - Qytetarët shqiptarë manastiras , këtë Festival e mirëpritën me një dashuri të madhe dhe gëzim të pa përshkueshëm .Me një fjalë , lindja e këtij Festivali në Manastir u mirëprit sikur lindja e diellit pranveror dhe u konsiderua sikur drita e syve për njerëzit e verbëruar !

Interesimi i publikut ka qenë shumë i madh . Kam qenë edhe i befasuar se Pallati i Kulturës u mbush plotë e përplot me spektatorë, por mbetën edhe shumë përjashta sallës, kurse publiku i pranishëm ka i mrekullueshëm dhe i shkëlqyeshëm.

Të gjithë pjesëmarrësit  e programit kulturo – artistik , janë mirëpritur me  duartrokitje të mrekullueshme e frenetike .

 

Kur u vendos që Festivali “Zëri i Alfabetit”, të shpallet tradicional ?

 

Habib Rushani: - Duke e parë interesimin e madh të publikut manastiras, si dhe nevojën për ringjalljen e kulturës kombëtare shqiptare, Festivali “Zëri i Alfabetit” u vendos që të mbahet tradicionalisht  në vitin 2007, kur atëherë morët pjesë edhe ju, z. Demir Krasniqi për herë të parë dhe u prezantuat si kantautor me super hitin tuaj të  pa harruar kushtuar Manastirit , me titull:”Kur shkova në Manastir”.

 

Sa vjet jetë do të shënon sivjet , Festivali “Zëri i Alfabetit” në Manastir ?

 

Habib Rushani: - Festivali “Zëri i Alfabetit”, sivjet shënon 6- vjetorin e lindjes së tij. Edhe sivjet, si edhe viteve të mëparshme, ky Festival  do të mbahet në Pallatin e Kulturës në Manastir , më datën 13 Nëntor 2011, me fillim në ora 19.00.

 

Në cilën kohë (datë) zakonisht mbahet ky Festival dhe kujt i dedikohet ?

 

Habib Rushani: - Ky Festival , zakonisht mbahet prej datës 14 deri më 22 Nëntor , për shkak se edhe Kongresi i Manastirit ka filluar më atë datë dhe ka mbaruar më 22 Nëntor 1908.

Prandaj, ky eveniment i madh kulturor i dedikohet ngjarjes së madhe historike të kombit shqiptar – Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe .

 

Sa po ndihmohet financiarisht ky Festival , nga organet relevante kulturore ?

 

Habib Rushani: - Ndihmat që i janë dhënë këtij Festivali deri më tash, nga ana e institucioneve relevante kanë qenë shumë modeste dhe minimale, të cilat nuk i plotësojnë as kushtet minimale për një realizim të suksesshëm dhe meritor .

Kështu që Drejtoria Komunale për Kulturë e qytetit të Manastirit e ndihmon shumë pak me 150 Euro, kurse manifestimet maqedonase i ndihmon prej 5000 Euro deri në 10.000 Euro (sipas informatave që kemi) , kurse Ministria e Kulturës së Maqedonisë  , po ashtu tash ndihmon  shumë pak me 700 Euro . Por mos të harroj ta them të vërtetën se kur ishte ministri shqiptar Ilirian Beqiri dhe Arifikmet Xhemajli e kanë ndihmuar mirë këtë Festival  me 2500 Euro.

 

A ua keni bërë ndonjë kërkesë Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, për ta ndihmuar këtë Festival, i cili ka peshën e vetë të veçantë për kulturën mbarëkombëtare ?

 

Habib Rushani : - Të ju them të drejtën , se nuk bërë kërkesë në Ministrinë e Republikës së Kosovës dhe as asaj  të Shqipërisë, për shkak se më kanë thënë se kot e ke, nga se nuk po ndihmojnë në shtetet tjera, por nuk është keq edhe të provohet . Ndoshta vitin e ardhshëm do t’iu bëjë kërkesa edhe këtyre dy shteteve shqiptare.

 

Kush mund të merr pjesë në Festivalin “Zëri i Alfabetit” dhe a ka dimensione mbarëkombëtare ?

 

Habib Rushani:- Në Festivalin “Zëri i Alfabetit” mund të marrin pjesë nga të gjitha trojet shqiptare, nga se qyteti i Manastirit i ka dyert e hapura për të gjithë artistët e nën qiellit shqiptarë .

Por këtë vit , pjesëmarrjen e tyre në Festival , deri më tash e kanë konfirmuar: këngëtarja Amarda nga Tirana , Demir Krasniqi  nga Kosova , i cili deri më tash ia ka kushtuar gjithsejtë 4 këngë autoriale me tekst e melodi qytetit të Manastirit. Ndërsa sivjet , ai  do të na prezantohet me këngën e tij  më të re kushtuar Festivalit “Zëri i Alfabetit”, këngë kjo që mbanë të njëjtin titull .

Nga Kumanova do të marrin pjesë  Salim Arifi dhe Drita Musliu . Nga Tetova do të na prezantohen vëllezërit Jashar dhe Idajet Sejdiu , si dhe  SHKA “Burimet e Sharrit”. Nga Gostivari do të na prezantohet këngëtari  Nebi Halili . Nga komuna e Dollenit , do të na vjen  SHKA “Tingujt e Pellagonisë”, si dhe shumë të tjerë.

 

A ka karakter garues Festivali “Zëri i Alfabetit”?

 

Habib Rushani: -  Jo. Ky Festival deri më tash nuk ka qenë garues , por është revyal për shkak se nuk mbahet LIVE .

 

Me çka do të nderohen , apo shpërblehen pjesëmarrësit e këtij Festivali, sivjet?

 

Habib Rushani: - Po si çdo herë, edhe kësaj radhe të gjithë pjesëmarrësit do të shpërblehen me nga një mirënjohje të veçantë , nga vendi ku është mbajtur Kongresi i Manastirit .

 

Kush do të jetë sivjet sponsor medial i këtij Festivali ?

 

Habib Rushani: - Ashtu sikur edhe gjithë viteve të kaluara, edhe sivjet sponsor gjeneral medial , do të jetë mediumi publik shtetëror TVM-2 , nga Shkupi,  por do të ftohen edhe disa televizione tjera  të pavarura private .

 

Përveç Festivalit, a do të zhvillohet ndonjë aktivitet tjetër kulturor , në kuadër të Javës së Kongresit të  Alfabetit në Manastir ?

 

Habib Rushani: - Po si gjithë viteve të kaluara , edhe këtë vit , Shoqata e Historianëve nga të gjitha trojet shqiptare do të organizojnë një manifestim aty në ndërtesën ku është shpallur Alfabeti i Gjuhës Shqipe .

 

Për fund të kësaj bisede , cila do të ishte porosia e Juaj, për opinionin e gjerë artdashës ?

 

Habib Rushani: - Porosia ime për opinionin e gjerë artdashës ,  është që të mblidhemi së bashku dhe ta festojmë si është mirë e më mirë këtë festë kombëtare kushtuar Kongresit të Alfabetit , me të cilën sot krenohemi ne të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës .

 

Z. Rushani, në emrin tim personal dhe në emër të gjithë atyre që do ta lexojnë këtë bisedë me Juve, uroj nga zemra punë të mbarë dhe të suksesshme në realizimin e aspiratave tuaja drejt të mirës së kombit, kurse Festivalit “Zëri i Alfabetit”, i urojmë jetë të gjatë sa bjeshkët e Korabit !

 

Habib Rushani: - Ishte kënaqësi e veçantë dhe privilegj për mua. Andaj, në shenj respekti dhe falënderimi, Ju përshëndes juve dhe të gjithë lexuesit e adhuruesit e mi, kudo që janë. Mirë u pafshim dhe mirë se vini në Manastirin e djepit të kulturës shqiptare!

 

Bisedën e zhvilloi dhe realizoi: Demir KRASNIQI

Gjilan, Tetor 2011.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me pianisten e njohur Dhurata Lazo Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Jahja Kadria, inxhinier dhe veprimtar nga Gjakova Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me poeteshën dhe publicisten, Alma Papamihali Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin e njohur Besim Tafallari Asllan Dibrani: Intervistë ekskluzive me intelektualin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare z. Ramiz Dërmaku Ramiz Dërmaku: Bisedë me veprimtarin e dramaturgun, z. Mustafë Shabani Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me humanistin, aktivistin e atdhetarin e çështjes kombëtare z. Tahir Shabani Alma Papamihali: Intervistë ekskluzive me këngëtaren Mimoza Nazarko Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, pishtarin dhe atdhetarin Ramadan Dërmaku Mikel Gojani: Intervistë ekskluzive me veprimtarin e LDK-së, profesor Anton Kolaj Muharrem Sfarqa: Intervistë ekskluzive me Anton Kolajn, ish nënkryetar i LDK-së Nexhmije Mehmetaj: Intervistë me shkrimtarin e shquar nga Kosova Arif Demolli Albert Shala: Intervistë ekskluzive me aktivistin Lekë Hajdaraj nga Gjakova Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poeten Xhevahire Izmaku Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me profesorin Azem Ajvazi Shaban Peraj: Intervistë Ekskluzive me Naser Çobaj Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me poetin, kritikun, analistin Prof. Nexhat Rexha Milazim Kadriu: Intervistë Ekskluzive me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit” Kadri Mani: Intervistë Ekskluzive me veteranin Ismail Bytyçi Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me mësuesen Hatixhe Ramadani

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT