E premte, 19.04.2024, 09:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Thani Naqo dhe eksplorimi i art-vetes

E marte, 18.10.2011, 07:58 PM


THANI   NAQO ,

dhe eksplorimi i art-vetes,

shkrimtar,poet ,krtik diapzonal e cilesor

 Florida, SHBA

 

Nga Luan Kalana

 

Veshtrim i shkurter panoramik i vendlndjes ku i ka renjet e gjakut te familjes e te rinise, atje ku ka zanafillen jeta,ku  eshte burimi me uje,burimi  i krijimtarise, qe sot i eshte bere lume, qe hapet me delten e gjere,e derdhet ne Golf ,si Misisipi ne New Orlins,qe nuk shteron kurre....

Nuk mund te flasesh per te, pa njohur mire ,sic thote vete ai,natyren ku kelere,luginen e bukur ku je rritur.,simbol. adhurim i poetit Dritero Agollit,djepin qe lekundi devollinjte,gjeneza e vyer,sic eshte edhe ai nje bir i denje i tij.

       -  Zicishti,

- nje fshat qyteze e lashte ne Devoll,

 me tradita te shquara atdhetare,patriotike,kulturore dhe artistike 

     Sapo merr perpjeten e Poloskes,per tu njgjitur lart ne fshat,le pas shpine  Bilishtin me fushen e tij,si nje perparese e qendisur me mjeshteri nga grate artiste devollesha dhe bashke me pamjen e qytetit ,te duken si nje kartoline piktoreske,e pastaj dredhon siper pllajes se Dembrave,si nje kolovajze,ne mes asaj toke te kuqeremte si me permbajtje vullkanike,nga te dy anet e ruges me meshtenkat e bardha te mbetura aty ketu, dhe me platacionet e mbetura me drure frutore ,kumbulla ,molle e dardhe  dhe vreshta,per te shkuar tutje rruges per ne Miras. E pas nje udhetime  me pejsazh te vecante e te papare ndonjehere,sheh nga te kater anet e horizontit si ne pellembe te dores fushen e buker te devolli,te rrethaur me kodra e malet e vete ne rreze te tyre qe ndrojne si nje gjerdan i stolisur,fshatrat e bukur te devollit.E di si me njgjan Dembrava anes lumit e  fushes se gjelbert te Devollit ,si nje Cruiz gjigand i llojit te Titanikut,qe can oqeanet,e me pas lodron me ujrat e gjelberta te karaibeve.

 Duke zbritur me ne fund ne kembe te rafshnaltes,le pas fshatin me dy emra Fitore,ish shen kollas,e ne te majte ,reze kodrave e buze lumit devoll,fshatin e bukur te Dobranjt, si nje ballkon i Demberaves,per karshi Bracanjt,per te bere pastaj nje kthese djathtas drejt rezes se malit te Moraves ne perndim.Duke lene menjane kodrat e pasura ranore me prembajtje qelqore-xhamore,lenden e pare per fabriken e qelqit ne Korce,  ...te hapet sipari i qytezes se Zicishtit,si nje kerpudhe e madhe njgjyre kafe,mes kodrave,qe zbresin si me dore nga majt e malit te Moraves,te veshura me pyje ahu e me  drure frutore te shumte,ara,lajthi,mole ,dardha ,kumbulla te rumbulackat,karekteristike per kete fshat per nxjerejen e rakise prej saj,dhe me mjaltin e shijshem nga blete e shumta te zicishtareve.

Ja  nga ky vend i shenjte kane startuar  ne Shqiperi e neper bote....

        - Zicishtaret....

 inteligjente ,artedashes ,qeflijte e serenatave,muzikante, emigrantet ,poetet e shkrimtaret e tij....

Qe ketej e kane zanafillen krijmet e novelistit te shquar shqiptar Sotir Andoni,..librat e shumte me poezi e ne proze te, Petraq Zotos,e te tjere,te poetit e te shkrimtarit dinjitoz,me krijmtari te pasur letrare ne poezi e ne proze,te Thani Naqos,per te cilin po shkruaj kete veshtrim panoramik..

       Rastesia e solli qe te takoheshim serish edhe ne amerike me mikun e kolegun e letrave, me Thanin,i cili eshte vendosur me familje prej vitesh ketu ne Clearwater te Florides,duke rikujtuar shume kujtime e mbresa te jetes rinore dhe ato episodet e para te krijmtarise letrare,shoket e miqte tane,krijuesit e poetet e moshes qe sot jane bere te talentuar e famoze , me botimin e librave te sukshem te tyre,midis tyre disa zicishtare e devollinj te tjere,pa i permendur me emra qe te gjithe ,duke vecuar Skender Rusin ,Agim Isakun,Skender Demollin,Bashkim Gjozen,.... e shume te tjere....

  Ai bashke me zicishtare te tjere qe jane mbledhur si me dore njeri pas  tjetri, kane krijuar nje komunitet te ngrohte ketu ne Florida  midis tyre ,per te plotesuar sado pak ate boshllek te madh shpirteror e mall te mergimtarit e te vendlindjes,duke e bere jeten sa me te gjalle ,me takimet e vizitat ne njeri tjtri dhe me ato mbledhkat ,mbremjet ,per gezime e festa,si per 7-8 marsin,diten e Flamurit,per vitin e ri,bashke me Jorgo Naston e te tjere......Thani ,si nje organizator i shquar si ne rini,me pikniket dhe eskursionet qe organizonim me talentet e reja ne korce,me ate kitaren e tij,qe se ndan nga vetja,ashtu si penen e kriimtarise, eshte i kudondodhur, me kenget e serenatat,nje pjese e te cilave jane krijimtari e tij si tekstet ashtu dhe melodia.

  Me gjithe punen e veshtire e te lodhshme ketu ne mergim,ai jo vetem qe se ndali ate pasonin e talentin e moshes djaloshare te krijimtarise letrare ne Shqiperi,por e thelloi ne menyre intesive edhe ketu ne Diaspore,,duke u bere nje poet e nje shkrimtar ,kritik letrar popllor me prodhimtari te pasur letrare,diapozonal dhe cilesor, nuk do ta tepronim sikur te thoshim ,nje njeri i letrave me permasa universale lirike,dhe me perspektive ne krijmtarine e tij duke provuar njgjitjet e malave te aicbergut ne letersi,ne estetiken e saj.......

  - THANI NAQO... 

     Kushdo që zbret në Tampa,Florida të SHBA, nga bashkëatdhetarët, do të gjejë një pritje të ngrohtë nga ata që janë vendosur aty prej vitesh. Cdonjeri prej tyre ka një histori të veçantë. Dikush është mbyllur në vetvete dhe sheh vetëm mundësinë për një jetë më të mirë për familjen. Por ka edhe nga ata që mendojnë edhe për të mirën e bashkëbesëlidhësve të tjerë. I kudo ndodhur është njëri prej tyre, që përveç punës së përditëshme, bisedon me bashkëkombasit e tij, jep mendime dhe i dëgjon ata, gjen kohë për të hedhur në letër mendimet e tij për shoqërinë, jetën e bashkëatdhetarëve, hallet dhe gëzimet e tyre. Ai quhet Thani Naqo që vjen nga një familje e dëgjuar e Ziçishtit. Gjyshi i tij ka qënë vendosur prej kohësh në Amerikë dhe aty i la kockat e tij. Edhe të afërm të tjerë aty i kanë varret e tyre, apo të tjerë nuk dihet ku prehen…Thani i kujton ata here pas here dhe rrëmon për të ndërtuar gjenealogjinë e familjes së afërt dhe të largë

E gjithe krijimtaria e tij letrare ,e pasur,e cmuar,cilesore,eshte nje proklamate-eese e poetit per letersine,per ket ushqim te shpitit,per kete kenge e vaj te njerezimit. Ajo eshte jetesore dhe realiste,me fantazi tokesore,me nje mjeshri artistike,me njepersosmeri metrike ne vargjete en rokje qe do ta kishin zili,e poetetmoderne te lashte e te sotem,ai eshte nje idhul i krijimtarise.eshye shkrimtari model ,simbol i poezise. 

     Per te njohur pak me shume Thani Naqon,pa bere ndonje pershkrim autobiografik dhe rezyme letrare per krijimtarine e tij te gjere e te pasur letrare,le te percjellim per lexuesit Esse-ne,e meposhteme,nje nga krijmet e tij,filozofike,letrare e sociale, per idete dhe mesazhin qe percjell,ato jane realiste te hapura dhe te sinqerta,dhe me vlera te pakrahasueshme.Poeti shkrimtar,studjues dhe kritik dhe letrar na ka dhen mencurine e pjekurine jetesore,si te thuash ate majane e gatimit,dhe recepine e krijimt per secilindo krijues,pra le te shikojme qe nga udha e qumeshtit larpamesine e poeti shkrimtar e tokesor.

    Esse-per poetet

           Eksplorimi i art-vetes - esse nga Thani Naqo

 

Eksplorimi i art-vetes është fenomen i ndërgjegjshëm, sa i vështirë aq dhe i ndërvarur nga ego-ja personale. Në të shumtën e rasteve artistët e kanë të pamundur cënimin e hyjnizimit të vet-vetes, porse ndërgjegjësimi që vjen nga tejngopja me përvojën, arrin të nënshtrojë egon vetëm atëherë kur ai ose ajo ka zbuluar "vrapin apo çalimin" e artit të tij.

Kjo ndodh jo vetëm me krijuesit në lëmin e letrave, por edhe në ato të pikturës, muzikës dhe ekranit viziv, pasi është kryer përcjellja e ndjenjave tek të tjerët dhe ai ka ndjerë heshtjen e shurdhët, apo rezonancat e triumfit.

Në botën e madhe të krijimit të vlerave artistike historikisht është përballur pa mëshirë arti i mirëfilltë me mbi mesataren kulturore të kohës së vet me atë të lexuesit, pasionantëve të pikturës, vesh-hollëve të muzikës dhe deri tek shikuesit që gjurmojnë imtësisht lojën e aktorëve në skenë apo në kinematografi

Në jetën e krijuesit të ndërgjegjshëm ky çast, që vjen si një zbulimi esencial nga eksplorimi i art-vetes, përballon pamëshirshmërinë e mungesës së talentit të mjaftueshëm ose, në të kundërtën, (o, Perëndi e madhe!) vazhdon me këmbënguljen e mëtejshme për të mbrritur aty ku ai dëshiron.

Zakonisht terheqja ose ftohja ndaj botës së artit kryhet në heshtje, me ndërgjegje të plotë dhe kjo shoqërohet shpesh me dhimbje artisti. Ndërgjegjësimi i artistit në këtë aspekt vjen kur ai ka zbuluar se arti i të shkruarit, i penelimit të ngjyrave, i thurjes së tingujve, apo imazheve në skenën vizive, nuk është thjesht zanat si ai i këpucarit, as si i berberit dhe as si ai i eksplorueve të universit. Që të bësh art nuk mjaftojnë duartrokitjet e armatës me nivel nën mesatar dhe nuk ndihmojnë as ngjyrat e përndezura në biznesin e reklamës së parapërgatitur. Përcillen ide eseistësh dhe kritikësh se esenca e artit në shekullin e sotëm është reklamim i ideve filozofike kur, në të njëjtën kohë, dihet se idetë filozofike janë "shirë" prej shekujsh në lëmin e tyre deri në atë masë sa ato janë kthyer në byk, apo dhe në pluhur kozmik dhe, çdo ide që shoqëron një vepër, mbetet sterile nëse ajo nuk qëndiset me detaje artistikë dhe gjuhën e duhur letrare, të ngjyrave, tingujve dhe lëvizjeve. Steriliteti, në çdo fushë çon drejt vyshkjes lulen e jetës dhe atë të artit.
Qëllimisht, mjaft krijues, futen nëpër "thekra të mykura" që nga Epoka e Qepës, në atë të sulltanëve, perandorëve dhe izolojnë ose djegin talentin e tyre në rrathët e ferrit. Kjo mungesë ndërgjegjësimi vazhdon me pasojën e humbjes masive të kohës, të asaj monetare dhe vjen përballja e pashpirt me kotësinë dhe indiferentizmin cinik ndaj vetes: paskam jetuar në ishull të pa njohur dhe të pa banuar. Ç'kam bërë deri tani? Kam treguar ëndrra të ngjashme nga "Pallati i Ëndrrave", kur Kadareja mori guximin dhe i ka treguar ato në një kohë kur edhe ëndrrat ishin të censuruara. Mirëpo arti i të shkruarit i bën idetë filozofike të kapërcejnë edhe kufijtë telgjemba në "vathën" shqiptare ku nuk hynte as miza, penetroi vepra e Qoses, "Vdekja më vjen prej syve të tillë."

Janë detajet ato që penelojnë idetë filozofike.

Arti është ai që përcjell e shoqëron idetë dhe jo e kundërta.

Idetë në filozofi mbështesin ose kundërshtojnë njëra- tjetrën, ndërsa arti, i rigjallëron dhe mishëron.     

Sa herë has në fjalën "stil", menjëherë më shkon mendja tek gjuha poetike që të shëtit me specifikën e veçantë nëpër labirinthet e panumërta të artit. Sërish fjala "stil" më çon në konkluzionin tradicional se kemi të bëjmë me shije dhe aftësi krijuese personale të artistit. Nëse Ciceroni, nuk do të qe ushtruar në bodrumin e nëndheshëm duke mbajtur në gojë aliçë, idetë e tij filozofike do të mbeteshin "gojace" dhe e folura e gojacit irriton turmën. Sa herë mendoj për këtë çështje, për fjalën e magjishme "stil", e kam konceptuar si mjet i veçantë për tu shprehur ndryshe nga të tjerët. Pra, si një shteg ku artisti të shëtit natyrshëm, me cilësitë e karakterit individual krijues, veti që është sa personale aq dhe intime. Drejt këtij qëllimi përpiqet të mbrijë çdo krijues, mirpo ja që rruga që të çon aty është shumë e vështirë. Ngjitja në shkallët e tempullit të artit është rrugë e ashpër dhe tejet e përpjetë. Atëherë krijuesi i ndërgjegjshëm e kupton se të bërit art nuk është njëlloj si zanati i marangozi, as i këpucarit, berberit, apo fatorinos së tramvajit. Ai, artisti, përzgjedh barrën e ideve filozofike dhe "shtron kalldrëmin" e veprës së tij me detaje, tinguj, ngjyra dhe ndjenja artistike. Këtë rrugë ai e shtron për të tjerët dhe ata nuk shikojnë gjëkundi "arkivole që presin vdekjen e artit" (Hegel). 

Krijuesi i vërtetë e ndjen se "i duhen patjetër në këmbë këpucët e këpucarit, qethja e flokëve nga berberi, apo dhe guximi për një udhëtim në univers, sepse ai ka etje të njohë ambjentet. Atij i duhet aq shumë sfondi i natyrës dhe sfondi i qënieve humane, i nevojitet arsimimi, por edhe të veshet dhe ushqehet. Atëherë, tek ky krijues nxjerr kokën egoja e artistit:
-ndjehem i gatshëm se zotëroj jo vetëm botën e ideve filozofike, por edhe atë të ndijimeve të mija dhe të të tjerëve. Këtë botë di si ta përcjell dhe ta balancoj me intimitetin dhe subkoshiencns e atyre, për të cilët unë krijoj. Këtu zë fill përzgjedhja (dhe këtë nuk mund ta quajmë autocensurë dhe as art për art.)

Kam krijuar përshtypjen se stil vetiak, një emërsh, nuk ka në asnjë lloj arti dhe se stili personal përmirësohet në kohë. Ai është i ndërvarur nga idetë që përcjellin epokën, nga faktorë moralo-ekonomikë, tradicionalë dhe nga marëdhëniet e mirëkuptimit dhe atyre kontradiktore. I gjithë ky proces, është i ndërvarur nga aftësia vëzhguese personale, që formon talentin, por pa e lënë në heshtje dhe nën hije. E ballafaqon atë qëllimisht midis kolegësh. Përvoja personale dhe ndikimi i shkollës, hapin themelet e superstrukturës së ndijimeve, për të konceptuar sa më drejt të shkuarën me të tashmen, lidhjen midis tyre, të mirën me të keqen, të hidhurën nga e ëmbla, historinë nga fantazia, patriotizmin nga tradhëtia, triumfin dhe dështimin, heroiken nga frika, etj. etj. etj. E vërteta flet hapur:

"Asgjë nuk lind nga hiçi. Më vjen keq, por nuk ka stil që të jetë krejtësisht krijim individual i krijuesit. Mos lodh kokën për këtë gjë."

Nuk dua të shtoj ato që thonë të tjerët. Në çdo meditim nuk "pijnë ujë" idetë çoroditëse mbi vdekjen e artit. Gjithkush e di: arti "dobësohet" ose "gangrenizohet" nga plagët e shoqërisë. Arti ka lindur nga ndijimi. Ai, arti i mirëfilltë, e mer veten pas "lëngimit" dhe, pas çdo rizgjimi nga gjëndja kome, e çon më tej përmirësimin ndër shekuj..

Përzgjedhja e leksikut tradicional nga ambjenti ku artisti ka lindur e rritur, nëse mund të bëjë të tijën fillimisht dialektin dhe zbulon e përzgjedh tingëllimën e sinonimve, atëherë kjo ndikon pozitivisht në atë që ne, tradicionalisht, e quajmë stil. Ky koncept gërshetohet me imazhet lëvizëse të natyrës që shtrihen deri tek qënia humane. Ato kthehen në burime krahasimi për prozën dhe metaforash poetike. Mirëpo i gjithë ky proces njohjeje, pavarësisht nga idetë, shoqërohet artistikisht nga tingujt e natyrës dhe nga ndjesia e botës shpirtërore, vetëm nëpërmjet detajeve artistike. Të gjitha këto formojnë natyrshëm rritmin poetik të botës poetike pa të cilën nuk jeton as muzika, as piktura, as të shkruarit dhe as natyraliteti i aktorëve. Pikërisht kjo aftësi la gjallë Danten, Shekspirin, Çaikovskin, Rebrandin, Betovenin, Gëten, Balzakun, Bajronin, Drajzerin, Dostojevskin, Gogolin, dhe deri tek Neruda e Gabriel Markesi, Kadare, Qose,Agolli dhe shumë të tjerë.

Këndvështrimi personal i përzgjedhjes së ideve filozofike dhe gërshetimi i tyre me harmoninë në lëvizje, i tingujve në harmoni me natyrën, harmonia e të shkuarës me të ardhmen, i jep mundësinë artistit të penelojë imazhe të besueshëm dhe të përcjellë tinguj ëmbëlsorë të cilët zënë vënd përgjithmonë në zonën e kujtesës së trurit.

Sa më shumë thellohemi nëpër labirinthet e artit në përgjithësi, me dashje a padashje, nga disinformimi, ndodh që shkaktojmë katranosje të tuk-tukshme, të cilat nuk bëjnë gjë tjetër, vetëm se prishin shijen e atyre që meren me artin poetik, me atë letraro- prozaik, me pikturë, kinematografi dhe muzikë.

Katranosjet "artistike" mbizotërojnë sot botën e artit. Ato ndikojnë negativisht në shijen dhe edukimin e lexuesit, dëgjuesit apo shikuesit dhe mediokriteti ngre kokë.

Mediokriteti mbizotëron kur mishmashi çfaqet në çoroditjen e moraleve tradicionale të çdo nacionaliteti. Mediokriteti shfaqet me përmasat e krizës në art, fenomen i njëjtë sikundër ndodh me të gjitha krizat e tjera: ekonomike, financiare, politke dhe KRIZA MER PËRMASA UNIVERSALE.

Thani Naqo

 

 Ja si shtjellon me pak fjale  idete dhe mesazhet qe percjell  ne kete mesazh,himn udherefyese, vete ai  ,Thani Naqo :

           Me këtë esse titulluar EKSPLORIMI I ART-VETES unë nuk kam patur qëllim të "plugoj" thjesht në krijimtarinë time. Le të mos u hyjmë në hise kritikëve të artit. Pranoj disa nga vërejtjet e tua, por a do të ishte e pranueshme moralisht shtjellimi nëpërmjet krijimtarisë vetiake? Ju keni të drejtë në disa pohime: arti i të shkruarit, sidomos i poezisë, ka ngritur "folenë" mbi takat e këpucëve femërore. Diku tjetër jam shprehur më hollësisht si krijues, ndërsa në këtë ese, kam dashur të shtjelloj një ide të përgjithshme nëpërmjet subkoshiencës time, gjithnjë duke patur parasysh intimitetin - ndjesor - vetiak, për të dalluar nga të tjerët. Ju prisnit nga unë një zhbirrim të hollësishëm me shembuj nga krijimtaria ime, por kësaj here çova "gjuhën aty ku dhemb dhëmbi" dhe e pranoj se si të gjithë krijuesit e artit, edhe unë nuk shpëtoj pa e provuar këtë dhimbje. E di ku më shkon gjuha i dashur Vaid? Tek ajo që i dallon krijuesit njëri me tjetrin: stilistika e të shprehurit natyrshëm dhe ndryshe nga të tjerët jo vetëm në artin e të shkruarit, por edhe në kombinimin e ngjyrave në pikturë, e tingujve në kompozim, e lojës së aktorëve në plan të afërt apo të largët në skenën e teatrit e të kinematografisë. Pra, intimitisht, NDRYSHE NGA TË TJERËT. Shpesh herë, miku im, diskutohet për "kodin" e krijuesit. Presupozohet se, pa e zbuluar këtë kod individual, krijimtaria e tij mbetet "pa shijë". Kush është mendimi juaj personal për këtë hipotezë? Kush është mendimi Juaj "për thyesën" lexues-krijues? Me respekt për ju, Thani Naqo

 

    Shkrimtari Thani Naqo dhe romani i tij  me  i ri " Murmashet "

 

    Libri i tij i parë me tregime, “Shtëpia e përgjumur”, është botuar në vitin 1977, kur ishte student në Fakultetin Ekonomik. Njëri nga recezentët ka qënë shkrimtari Dritëro Agolli dhe, në kapakun e dosjes ku qe dorëshkrimi, ai kishte shkruar : të botohen kështu siç janë. Botim të parë për publikun Thani kujton tregimin “Duke kërkuar manarin”, i cili fitoi çmimin e parë në konkursin e letrarëve në Korçë. Gazeta Bashkimi e botoi atë. Ka qenë pragdimri i vitit 1972. Ishte gjimnazist, mustaqe porsadirsur dhe ende nuk kishte vënë brisk në faqe. Pastaj ai nisi të botojë libra me poezi, me tregime, romane, të shkruajë skenare filmash…Fitoi dhe çmimin e dytë me poezinë për Nënë Terezën, dhënë nga Universiteti Popullor Shqiptar në Gjenevë. Poezitë dhe lirikat e tij përmbajnë nota realiste për vëllezërit e tij nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ndër të tjera ka botuar librat me poezi dhe lirika “Fate paralele”, “Capkënet e mëhallave të botës” “Sinfonitë e stinëve”, romanin “Përgjumje iluzionesh”, skenarin e filmit “Përsëri pranverë”., etj. Dikush mund të thotë nga ju se unë jam tepër entuziast kur është fjala për poezitë, tregimet, romanet e shkrimtarit Thani Naqo që jeton në Florida të SHBA. Por e them pa doreza se pas botimit të disa vëllimeve me poezi dhe lirika, romani i fundit i tij "Murmashët" është pritur me tepër interes nga lexues edhe në Largo e Clearwater të Floridës, ku unë pata fatin të kem në dorë kohët e fundit romanin me autograf nga autori. Disa prej tyre ja kanë shprehur edhe Thanit në bisedat e lira, por unë mendova se me disa rreshta të shpreh atë që ndjejnë ata duke lexuar këtë roman, që shënon një arritje të shkrimtarit tonë të urtë, të ditur e me vizion të largët. Jo vetem shkrimtarë, por edhe lexues të pasionuar pas letërsisë shqipe, miq të tij në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Amerikë e gjetiu, në mesazhet e tyre shprehen se shpesh në personazhet e sjella në roman prej Thanit ata gjejnë veten apo atë të bashkëbesëlidhësve të tyre. - Romani përmban shumë nota reale, nga jeta e përditëshme e bashkëkombasve tanë jo vetëm në Amerikë por kudo ku ata jane vendosur përkohësisht apo përgjithmonë. - Thani Naqo është një vëzhgues i mprehtë i realitetit shqiptar në Shqipëri por edhe në Diasporë. Siç shprehet vetë autori: “Në romanin Murmashët i kam mëshuar më tepër realitetit të përjetuar dhe fantasia letrare mbështet qëllimin tim. Realiteti në këtë libër është konceptuar nga këndvështrimi një emigranti të rregjur në botën Perëndimore. Ndjesitë dhe subkoshiencën e tij ia përcjell lexuesit shqiptar. Ky pozicionim në këtë vepër është krejt i ndryshëm nga pikpamja tradicionale shqiptare dhe kjo do ta bëjë që lexuesi të përdredhë vetullat i habitur. Pra, lexuesi do të ndodhet midis përplasjesh moralesh tradicionale të nacionaliteteve botërore. Ajo, që për botën e zhvilluar Perëndimore është e natyrshme, për tradicionalizmin shqiptar shfaqet me nuanca dramatiko-tragjike”. - Gjuha e qëlluar e përdorur në roman i përshtatet tepër personazheve të krijuara prej tij. - Romani lexohet me një frymë dhe është e vështirë të shkëputesh prej tij kur fillon e lexon. Shume prej lexuesve kanë qëndruar edhe në orët e vona të natës për të parë ecurine e romanit dhe të personazheve të tij. “Murmashët" nuk është aq shumë fantazi, sepse ajo është bota e brendëshme njerëzore. - Pas romanit të Thani Naqos "Pergjumje iluzionesh", lexuesi ndjen se ka një vazhdimësi figurash të arritura dhe ngjarjesh që lidhen me Diasporën shqiptare këto vite të tranzicionit. - Tek Thani Naqo sheh të mishëruar figurën e shqiptarit patriot dhe të palodhur që me art dhe me një penë te hollë sjell ndjenjat, pasionet, virtutet, dashurinë, mallin, si dhe traditat e mira të bashkëkombasit. I uroj nga zemra shkrimtarit tonë Thani Naqo të vazhdojë të shkruajë dhe të na japë vepra të tilla të arrira që i duhen lexuesit shqiptar, përballë një morie veprash të autorëve të huaj që shpesh me pa të drejtë serviren nga shtëpitë tona botuese dhe reklama maramendëse e tyre. Nuk jam kundër paraqitjes së vlerave të veprave të shkrimtarëve të huaj me zë, por jo që çdo gjë e huaj të na serviret dhe të harrohet letërsia e bukur shqipe. Do të uroja qe romani “Murmashët » të përkthehej edhe në gjuhën angleze pasi nderon letrat shqipe. Note: Lexo romanin në këtë link: ''Murmashët "

 Alfred  Papuciu

 

Thani Naqo

P O E Z I A

 

 

 

 

ÇDO DITË TË PREK,

MOS MË MBETESH IMAZH 

Hiç mos u trishto! S' jam i vetmi burrë

humbas si ta edhe në copëza vargjesh

zemra e burrit është stuhi dhe bujë

zemërim dhe gaz edhe ujvarë pragjesh.

 

Dashuritë pleksen me grëmça në fill,

vijnë rrotull e rrotull porsi yllëzime,

fshehurazi pres të thurr ndonjë trill,

dashuritë bëlbëzojnë edhe me trillime.

 

Hiç mos u trishto! Rrugëve që kam rahur,

lulen e dashurisë s'e vyshk asnjë marraz,

më shumë se këdo veç ty të kam dashur

çdo ditë të prek, mos më mbetesh imazh...

 

2010

NË MULLARIN ME BAR

Kurmin vajzëror mbi gjunjë përkund,

Ofsham’ e virgjëreshës cifloi kupën e yjeve…

Ah, këto bukuroshkat e kësaj treve gjithkund,

I gjen fushave, kodrave, i gjen dhe pyjeve!

Manikyr i buzëve është qershia dhe molla,

Burimeve të ftohta pëlqejnë të mbushin ujë.

Nën cibunin1 e leshtë, këmishë tejholla,

Me turp zhvishen në lojën “grua dhe burrë”.

Në mullarin erëmirë, një çift mes barit,

Mëllenja sqepverdhë këngës ia mori.

Këmishën braktis vajza në shtratin e mullarit,

Cibunin vesh dhe “ç’jam e marrë!” belbëzoi.

Flokët e shpupurisura i krehu me gishta,

Gjoksi vajzëror sonte drithshëm u gufua.

Ajo këqyr trupin e saj, këqyr pulpat e brishta,

Dhe: Dërgo krushqit, klithi, ti më bëre grua!

2008

1) cibun = fustan leshi tradicional, thurur me shtiza.

BALADA E NUSES

SË ZEMËRUAR

Zogjtë u kthyen, ti s’u ktheve,

Ike, the: “Shpejt do të vij”.

Drithëron bryma mbi gjerdhe,

Më gënjeve, pse, s’e di!

Ikën zogjtë, unë prapë të prita,

Sypërlotur jam ngaherë.

Numëroj vitet nëpër gishta,

Dhjetë dimra zbardhin dhenë.

Unë e zeza, fatin lidha,

Me premtimin që më dhe.

Si dëbora qëmtojnë thinjat,

Mbeta mbyllur kallogre.

Ikën shoqkat, fatin gjetën,

Të gjithë shkojnë diku tej.

Marr guxim dhe gënjej veten,

Me not të nisem të të gjej.

Kush e di ç’bën atyre anëve,

Syri im ty nuk të sheh.

Me të tjera ti shuan zjarre,

Xhelozia po më gërryen.

M’erdhën fjalë se ke një tjetër,

M’e mirë se unë të jetë ajo?

Jam nuse e re, s’jam e vjetër,

Çapkënia unë, e mjera-o!

Do të duroj gjer në pranverë,

Nëse ti do të mungosh,

Fole balti nën strehë,

S’kam dëshirë më të shoh.

Do të duroj sa të vijë vjeshta,

Të takoj shtegtarin e fundit,

T’i shkul thinjat nëpër leshra,

T’ia dërgoj kujtim burrit.

Do të duroj sa të dalë dimri,

Fustanshkurtën do të vesh,

Dikujt tjetër t’i shkel syrin,

Kur të kthehesh s’do t’më gjesh!...

2008

JAM KËTU,

JAM EDHE ATJE

I gjelbri semafor hap syrin para meje,

Këmba më shkel vetiu mbi pedal.

Mes lumit të makinave, kaq larg prej teje,

Hapësirave të pafundme ku s’sheh një mal.

Shpërthejnë në të qeshura një grup çupëlina,

Më bëhet sikur janë nën hijen e një kumbulle.

Moshatarët kujtoj dhe rikëmbej pëshpërima,

Përgjonim mishbardhoshet dikur pas një tumbe.

I hutuar, vështroj mbi asfaltin e rrugës,

Zëra çapkënesh më ndjekin kaq larg.

Çupëlinat, hareshëm, lanë hijen e kumbullës,

Numërojnë petale në pranverorin livadh…

* * *

Ç’dreqin m’u kujtove sot, moj devolliane,

Më kanë thënë je rrudhur, je bërë gjyshe.

Ah, n’e sjelltë dita, të kthehem asaj ane,

Më nuk të përgjoj, do të flasim ndryshe!...

Syri i semaforit u kthye prapë në të kuqe,

Nga makinë e hapur fytyrëvezakja më ndjell.

Është japonezkë dhe unë, shqiptari me huqe,

S’kam ç’t’i bëj më shumë, veç syrin ia shkel!

2008

MELLENJA

T’i mbaj mend fustankat c’ngjyre i kishe,
C’do gje qe vishje,(cudi!),ty te shkonte.
Sa here i ndroje,ti me shume rriteshe,
Nje capken me teper ty te pergjonte.

Aman,ato bluskat,nuk ishin te shtrenjta,
Prej doku e basme,te ngjeshura me lule.
Ttrupin ta vijezonin tegelat e thjeshta,
Gjunjeve dhe gjoksit perdridheshin frude.

Nuk di c’dreqin pate,me ato ti s’i veshe,
Fustane te zinj,te gjate perfund kembeve.
Moda kish dale,a vete kete ngjyre e deshe,
T’n’a e beje magjine neve capkeneve!

Fytyra bardhoshe nen krelat e verdha,
Qe larg dalloje mes shoqeve te tua.
Peshperisnim inatcore:“doli mellenja!”
Dhe asnjeri nga ne s’te tha me “te dua”.

Beqari i vjeter kurdisi kitaren e pluhuruar,
I dikurshmi capken, ty per grua te deshte.
Te lajkatoi me kenge dhe s’mbeti pa martuar:
“Ma ke shtatin selvi,cdo gje qe vesh te vete!”

1974


CAPKENET E MEHALLEVE TE BOTES

Erdhen capkenet e mehalleve te botes,
Me ski rreshqasin deri naten vone.
Graria kane dale pragjeve te portes,
Shohin lojerat e dimrit me bore.

Leshohen trimoshat pllajes tatepjte.
Skiatori vengerosh fshehtas dike sheh.
-Aman,moj,c’eshte njeri,nje kokeshkrete,
I cmendur i nget skite dhe syrin ta shkel!

Zbardhellon debora,e ndritshme dhe nata,
Nenemirat bejne edhe sikur nuk shohin.
Cupelinat e fshatit mbi ski dhe govata,
E qeshura e gazdimrit,ua nxjerr lotin.

Capkenet e botes se c’paskan ca huqe,
Deboren e shtypin,e ngjeshin si cakull,
Dhe,si me shaka,i qepen cdo cupe,
Dy e nga dy,tatepjete mbi akull!

Bishtsyri i nenave pergjon fundrrugicen,
Pas ktheses se fundit…dikush u fsheh!...
Mjaftojne pese sekonda,te rinjte gigilicen,
Dhe puthjen e pare vengeroshi rremben!

Fshap-fshup,fshap-fshup-et e skive u treten,
Cifti u be njesh dhe…nga pylli s’po del.
S’dihet ku shkuan,ama,n’ajri fjalet mbeten:
E rrembeu moj,vengeroshi,qe syrin ta shkel!

1973

TURTUJT

Erdhi tufa e turtujve,nuk dihet nga ku,
Strenishtave ku mbushet gusha.
Njeri-tjetrin e ndjellin me gu-gu-gu,
Gjersa muzgu shtrihet mbi fusha.

Mbremja shpalos vellon drite-hije,
Flatrat shpatojne n’ajri.
Grisin mantelet e muzgut mbi korie,
Tufa ze vend shelgjeve gri.

Gu-gu-te e turtujve me naten qetohen,
Edhe prijesi qe tufen udheheq.
Mbaroi apelin e zogjve qe’s’numerohen,
Jane qindra te rinj dhe ca pleq.

Nata e korrikut tret grurin nder gusha,
Mengjesi sperkat mbi shelgjishta.
Vrikthi n’cohen turtujt,hapen nder fusha,
Cepkatin me sqepat sternishta.

Me brymen e pare dritheron gjithesia,
Shelgjet mbeten te zhveshur.
Turtujt ne kuvend,si gjithe shpeseria,
Prijesin e ri e ka zgjedhur.

Hapesires se kalter kembehen karvanet, 
Garguj,pata e mjellme
Tufa gri e turtujve kaperxen oqeanet,
Sternishta kerkon dhe shelgje.

1973

KUR DITËT FIROJNË
RRUGËVE TE BOTËS

Pas shpinës ujore diell'i pjekur perëndon,
Përpëlitet dita në kthetrat e fillimmbrëmjes.
Çdo perëndim kujtesen më ngacmon:
-Të iku dhe një ditë nga dekada e plakjes!

Ndjej firimin e kohës dhe bëhem më i kërusur,
Kryenec dhe m'i ashpër në ditën që vjen.
Pasqyra hakmeret me fytyrën e tejrudhur,
Thinjën e së djeshmes nëpër flokë m'a gjen.

Porsi shpend shtegëtar ndjehem cdo ditë,
Zëmra harakate pulson mes stilit të modës.
Rreshtuar në karvanin ku capiten pleqëritë,
Zhgarravis kalendarin rrugëve te botës...

2000

PEISAZH DIMRI
PAS MESNATE

Krëk-krëke dërgon thellësi e pyjeve,
Dëbora rëndon dhe trarët ankohen.
Gjithësia spërkatur me kristale yjesh,
Gjer tej, ku malet me qiellin bashkohen.

Thik'era skalit pirgjet e bardha,
Dëborën e ngjesh, mbi gjerdhe e hedh.
Përmes skalizmave si kafshë të gjalla,
Një dhelpër e hutuar rrugicave bredh.

Çati dhe oxhaqe mbuluar nga dëbora,
Perëmdesha e virgjër shëtit shpate e kodrina.
Pemët nusërojn dhe se ç' bëjne ca nojma,
Pagjumë lënë vajzërinë që përgjon nga kortina...

Por, ja, befas, zëplote, ja mori këndesi i pare!
Oxhaqet frymojnë me gulshet e tymit.
Mbi trungun e vjetër çak-çuk godet nje sapate,
Dhe amvisat e fshatit nxitin zjarret e dimrit...


MOS E DIMË, MË MIRË,
KËTË GJË...

Dekada po tretet, zverdhet si vjeshta,
Vjeshtën e kemi ndër sy.
Në shtratin e dimrit, ku prehet prehja,
Në prehje bashkë të dy.

Sa mirë, harrohen, sa mirë që shuhen,
Shuhen të gjitha marrëzite.
Dimri po troket dhe ato s'kanë c'na duhen,
S' na duhen kur të vijë ajo ditë.

Kush mbetet i fundit, më mirë mos e dime,
Mos e dimë, sa mirë, këtë gjë!
Përndryshe e humbëm krejt dashurinë
Dhe në dimër s' jetohet pa të!...

HARRAKATJE

Nuk di si më ndodhi, nuk di se c'pata,
Grindja bashkshortore më la pa gjumë.
Dhjetori fishkellente sinfoni nëpër hatulla,
Ndërsa shpin' e gruas sime kthyer nga unë.

Shkau mesnata...E mposhta merakun,
Sinfoni e dimrit me nuk me ngjeth.
Në ëndrrën harrakate, e mora hakun,
Nga vajzeri e fshatit, një tjeter zgjedh...

SEKRECIONET E PËRTYPJES
KANË SHIJËN E HIDHUR

Jam renditur me te tjere dhe kullos syte,
Prapa perdeve provokojnë lakuriqësite e reja.
Marjemendshi me ndollil fantazinë e dyshimtë,
Nëse njeriun e njohur shoh në këto skena.

Kapërdij uiskin dhe sërish ndjej mërzinë,
I ngarkuar me faj, tërhiqem në një qoshe.
Peshoj forcen time, peshoj dhe dobësinë,
Kandari kërcet: ke hyrë në jetë boshe!

Mar rrugën e kthimit. E gjej symbyllur,
Përtyp shifra në ecje. Pertyp fraza prozaike.
Sekrecionet e pertypjes më lanë shijen e hidhur,
dhe nuk bëjnë për maja në magjen lirike...

 

Thani Naqo ka lindur në vitin 1953, në Ziçisht të rrethit Korçë. 

Diplomuar ekonomist i lartë, ka mbaruar kursin pasuniversitar në Institutin e lartë të Arteve Tiranë në degën e skenarit kinematografik.

Botimet:

 

Tregime e novela

Shtëpia e përgjumur-1977

Kabina e kuqe-1985

Vatra njerëzore-1987

Skenar i filmit artistik

"Përsëri pranverë"-1987

Roman "Përgjumje iluzionesh"-2006

Libra me poezi:

Fate paralele-2007

Çapkënët e mëhallave të botës-2008

Simfonitë e stinëve-2009

Roman "Murmashet" 2010

 

Së shpejti do të dalë në qarkullim romani " Demonët bëjnë sikur flenë"

Projektet e tij letrare janë një vëllim me tregime dhe një vëllim me poezi lirike.

Jeton në Florida të SHBAS-së që nga viti 1997.

HERËS TJETËR

S'DO TË MUNGOJ

Kur unë mungoj disa orë,

diku do të jem penguar,

klubit plot tym, me hamejte e gjorë,

pi raki me cironka fërguar.

Kur unë mungoj edhe një ditë,

patjetër dergjem diku,

i dehur të vij, nga unë ti ke frikë,

këndoj e flas kuturu.

Mbase s'mund të vij dot as sonte,

njëmijë dyshime mbaj ti,

rrodhe, gjithë veset e kësaj bote,

i jane qepur të dashurit tim.

Përgjon errësirën dhe pret drithëruar,

kërcitjen e portës së vjetër,

ti s'ke pse t'a gdhish më natën e zgjuar,

une s'do të mungoj heres tjeter.

SHKEL PELLGASHET

SI DHËNDËR I PRAPË

Hëna pellgasheve është shumuar,

kalldrëm i pafund me pogaçe.

Unë dhëndr'i varfër, eci menduar,

s'kam as dollibash dasme.

Përmbi pellgashe dredhoj kokëulur,

mbase sonte e gjej një gjerdhan.

Për gishtin tënd, unazën më të bukur,

por s'kam flori asnjë gram!

Hëna gremiset atje lart mbi kodrina,

e florinjta pemëve ka ngecur.

Hajdutçe e ndoqa, qiellit u kacavira,

dhe hënën e ngjesha nën sqetull.

Leshoj pllazin n'errësir , as dua t'ja di,

pogace s'më duhen këtë natë.

Nën sqetull shtrëngoj hënën e nxehtë flori,

shkel pellgjet si dhëndër i prapë! 

SIKUR TË KISHIM DY ZEMRA

Perëndimi shigjeton mbi shpatullat e mia,
Duroj të nxehtin dhe humbjen e një dite.
Thëthij vakësinë e rendis ca marrëzira,
Ne pjesën e zemres ku strehoen marrëzitë.

Përgjoj si grinden e mira me të keqen,
        Prushimin ndjej në temtha e veshë.
Ka filluar beteja e të vjetrës me modernen,
Kacafyten, gjakosen dhe s'meren vesh.

Nënqesh djallëzisht kur mendoj dy zemra,
Strehuesen e të mirave e vendos në të majtë.
        Të ngjishet paq me dëshira e t'bukurat ëndrra,
Shumë-a-pak te këqijat, ne zemrën e djathtë.

Perëndimi i verdhëllemë vak rrjedhën e cdo dite,
Ne njëtrajtshmërine e tyre përpiqem të mbijetoj.
Të mbijetosh, do të thotë, mos u mer me marrëzitë,
Mjafton një zemër dhe tjetër s'kërkoj.



SIMFONI DIMRI NËPËR HATULLA
 
 
         E serta okitë filloi të shkrihet,
Perqark kornizës nga druri i vjetër.
Tej, vark'e hënës lëkundet e përdridhet,
Vetmia lirike në një copëz vetull.

Vërshëllimat e erës hatullave cuditërohen,
Shprehin dufin e pafat të vajzërise lakuriqe.
Imazhet e tyre dekadave akullohen,
Natyrshëm pastaj shkrihen të largëtave vite.

Të corroditur, sa herë, n'a gjen dita e re,
Dhe fajin ja hedhim djallushkës hënë.
Mbas shpine gudulis psherëtim'e bashkshortes,
         Me ato cupëlina,(cudi!), ajo s'qe as mbrëmë...
 
         Eshte stine e mbushur me ankth'e dritherima,
Pranvera di të ç'mpijë ndjenjat e tulatura.
Ah, kjo mesjet'e burrit, me të tilla cudira!
Ndërsa dimri dirigjon sinfoni nëpër hatulla...


HUMBËSIT E DASHURIVE
 
 
         Njëlloj, edhe ti, mbetesh shpesh pa gjumë,
Symbullazi për dore më zë.
Psherëtimat e tua i deshifroj vec unë,
Shtratitem larg teje dhe s'flë.

Lotët e zhgënjimeve ty ti ter errësira,
Dyshimet plugojne ballin tënd.
Dashuria e braktisur mua më shkul nga vetmia,
         Pranë teje vij dhe zë vend.

Thëthihen kurmet në përkedhelje iluzive,
         Njomështia e buzëve eter.
(Cudi!), si mbeta humbës i gjithë dashurive,
Dhe verrbërisht pas tyre ende bredh.
 
         Sa herë jam betuar në shtratin e ftohtë,
         Është her'e fundit që vij!
Më deshe-të desha, u ndamë fare kot,
Sikur të mos qe dashuri!
 
         Jetoj fundvjeshtën dhe qielli brymon,
Dikur të pata premtuar.
Humbës' i dashurive pleqërishte guxon,
Të shohë atë që ka ledhatuar.


HYMNI I PËRCJELLJEVE
 
 
         Me frikën e vdekjes deri sot s'kam jetuar,
Të mendoj për të edhe kohë s'kam patur.
         Në ardhtë befasisht, më gjen të dashuruar,
         Ehu, qe kur jemi moj, me shekuj jemi dashur!

Në u rrëgjofsha, unë s'kam përse mërzitem,
Shih barin jeshil. Edhe klorofila zverdhet.
         E mjaftueshme ish koha që unë të përgatitem,
Shekujt t'i sfidoj dhe këmbej përkëdheljet.

Në humbsha të pamin, në botën e errësirës,
Nga thellësi e trurit, ngjyrat do shpërrthejnë.
Mes livadheve leshile, mua birin e natyrës,
Dashuritë që kam ngrehur, atje do t'më gjejne!

Në humbsha dëgjimin, mikeshat e stinëve,
Drithërima e violinave dhe vibrime kitarash.
Karvan të qeshurash dërgon kup' e yjeve,
Yjet kanë thëthire edhe këngë serenatash.

Deri sot, e dashur, nuk di c'ështe frika e vdekjes,
Nën thundrën e saj kalldreme jete janë shtruar.
Mes te gjalleve, une kendoj hymnin e percjelljes:
         Ehu, qe kur jemi moj, me shekuj dashuruar!


SHIU FAJTOR


Shiu i sotem ty nuk te lag,
Nen strehe,hamendshem,ty te kujtoj.
Nje siluete si tenden e dallova qe larg,
Permes shiut e ndoqa,pa e ditur c’kerkoj.

Te njellojta floket dhe fustanin qe mban,
I njejti veshtrim depertoi neper shi.
Mbi kurm i zbulova te njejtin nishan,
Njelloj kish zemerimin,kur mer inat ti.

Ky shiu i sotem te dyve na ka lagur,
Ajo porten la hapur qe trupin une ta thaj.
Kur dola ne rruge me vite isha plakur,
Shiu,kur te lag,ngarkohet dhe me faj…

1980

TRADHETIA 
NEN FUSTANIN E BARDHE

Ne dasmen tende kendova cakerqejf,
S’desha t’ia di as per fustanin e ngrire.
Keqardhje ndjeva per dhenderin fatkeq,
Mbas valles se fundit,provon virgjerine.

Syte e perskuqur i pervidhje nen krela,
Si te gjitha nuset,as ti s’ke pse pendohesh.
Une me padurim prita gjersa erdhi e diela,
Te te them capkenshe:”te trashegohesh!”

Gardhova krahet me dasmoret e dehur,
Krushqit,si krushq,as duan t’ia dine!
Kjo fustanbardhe mban carkun e ngrehur,
Dhe burrit te saj ajo do t’i vere brire!

* * *

Sa here shoh nuse nen fustanin e bardhe,
Nuk di pse me shfaqesh nen cdo fustan ti.
Dasmave dehem dhe kenges ia kam mare:
“Dashuria kur vyshket,behet tradheti…”

1978

TROKASHKAT

Jam ngritur ne katin e njeqind e nente,
Prek rete e Cikagos me mustaqe dhe gishta.
N’maje ketij gratacieli c’m’i moren mente,
Valltaret spanjollka me pulpet e brishta.

Trokthojne trokashkat,shpalosen fustanet,
Nen sombrerot 1)strehegjera tunden kitara.
Spanjollkat e bukura c’m’i kujtuan stanet,
Mullinjte pas lumenjve,andej nga Morava.

Trokashkat trokthojne me rrahjen e ujit,
Uji rreh penden e derdh forcen mbi gur.
Voceraket vallzuese nxitin rrjedhen e grurit
Dhe pah’i miellit vesh mullirin me nur. 

Trokashkat dhe kitarat ne maje gratacieli,
Gdhendur prej druri,nga pylli kane dale.
Sombrerot strehegjera dhe tingujt e fyellit,
Nen trokthin e kuajve vrapit ia kane mare.

2007

1)sombrero=kapele strehegjere,tradicionale e popujve

MARRËZI PËR CA RROBA TË VJETRA

Provova kostumin e dhëndërisë,

ah, ç' më shtrëngon supeve!,

i thantë kam qënë viteve të djalërisë,

i turpshëm edhe para çupave!

Provoj këmishët, bluzat s' më nxënë,

xhupi i çarë nën sqetull,

plagë ka mare ai netëve me hënë,

livadheve me të kam fjetur.

Përkulem mbi rroba, porsi magjistar,

gjethe e aromë zhumbrice,

ndër xhepa shkërmoqur vargje me mall

dhe djersa e kuajve ndër vite.

Vendosa rrobat në dollap me kujdes,

hajmalitë rinore ndër xhepa,

ç' do të bëhet me to, nëse papritur vdes...

marrëzi për ca rroba të vjetra!

2009

NJËTRAJTSHMËRI

Iku e kjo mbëmje. Afroi çast' i gjumit,

nën ujë dielli është fikur qëkur,

gishtat prekim, siç prekin humbësit,

dashurinë e thekur, filluar dikur.

Iku e kjo mbrëmje. S'la vegim të largët,

e nesërmja sjell të ngjashmen e saj,

sërish do të prekemi, siç preken plagët

dhe dielli që shuhet diku në skaj.

Ah, njëtrajtshmëria! Iku e kjo mbrëmje,

plaquritja e dallgëve vjen në shtrat,

rinohem mes gjumit e shëtis me ëndje,

herë i drojtur, herë djalosh i prapë!

2009

MAGJIA E KËNGËVE

TË SERENATAVE

... mos pandeh se s'gjej një tjetër...

Shigjeta dashurie nga serenatat vijnë,

Gërvishtin koren e plagës së vjetër,

Kryqëzohen shikimet dhe aty ngrijnë,

Lulebardhat e dimrit të qelqtë.

...që t'a ketë syrin e zi...

Bebëzat errëson nën të lagurit qerpikë,

Dyshimet gjurmohen marrëzisht!

Yll'i mekur afrohet dhe lëshon drite,

I harruar n'errësirë, cuditerisht!

...veç buzëqeshja jote e ëmbël...

Mbi buzë cel lulen e vonuar,

Magjilulja kthen femrën në ëngjëll,

Flladon dhe ndez thëngjijte e shuar

Dhe vatrën e ngrohtë t'a sjell në prehër...

E TRISHTUARA

Përherë e trishtuar, kështu e mbaj mend

edhe flokët porsi vurbulla reje.

Në zemrën e saj s'pati një copëz vënd,

për një tingull kitare prej meje.

Përherë e trishtuar. Ajo s'qeshte kurrë,

as ditëve e netëve pranverore.

Në lojën dritëfikur " grua dhe burrë",

ish m'e ftohta stinë dimërore.

Përherë e trishtuar, vinte dhe ikte,

mjegulla asnjëherë s'ju nda.

Ca vorbulleza më ndjekin mua ndër vite,

nga trishtim'i cuditshem

Mblodhi e pergatiti

 

Luan Kalana,

SHBA

Janar -Shtator 201.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora