E enjte, 25.04.2024, 03:02 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Bashkë

E enjte, 21.02.2008, 07:16 PM


Gazetë periodike . viti I, nr. 1-2 janar 2007, 0.50 €

Bashkë
(NË PËRÇARJE!)

Botim i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës

Nga Kadri Mani

Kadri Mani
E përshkrova besnikërisht, vetëm nëntitulli është i një mikut tonë A. J., i cili si prej pushke tha, kur po e lajmëroja për daljen e kësaj gazete sa të vonuar aq të keqe! Titullit i mungon vetëm simboli: mbase një sillambë elektrike që kinse po lëshuaka vrushkuj drite, e në fakt ajo gazetë do të prodhojë vetëm e vetëm vrushkuj errësire!!
Këtu e ka vendin një vjershë e poetit tonë, ama për rastin konkret, në kuptimin e kundërt të saj:

Agim Gjakova

KTHIMI I SHOKËVE NGA
KAMPI I PËRQËNDRIMIT

Sollën besimin e thelluar në ballë
revoltën e shtruar në buzë
sollën qëndresën e shtrënguar në dhëmballë
buzëqeshjen e shndërruar në muzë,
sollën të ardhmen e përshpejtuar në eshtra
tradhtinë e çmontuar në gënjeshtra...
Shekulli përdori vulë fytyrën tuaj
si shkëmbinjtë në faqet e maleve
kur vulosi frymëprerë e pa bujë
djepin e idealeve.

Vjershë fort e bukur dhe e fortë kjo, por këtë fytyrë pakkush e ka sot prej tyre. Çka ndodhi me të burgosurit politikë: cili është sot organizimi i tyre i përbashkët dhe gazeta e tyre (e përbashkët), në mënyrë që të tjerët ta merrnin shembull “pararojën”, për: “Sollën besimin e thelluar në ballë/ revoltën e shtruar në buzë/ sollën qëndresën e shtrënguar në dhëmballë/ buzëqeshjen e shndërruar në muzë,/ sollën të ardhmen e përshpejtuar në eshtra/ tradhtinë e çmontuar në gënjeshtra.../ Shekulli përdori vulë fytyrën tuaj/ si shkëmbinjtë në faqet e maleve/ kur vulosi frymëprerë e pa bujë/ djepin e idealeve!?!
Këto janë sot mbeturina të grupeve separatiste marksiste-leniniste të Hydajet Hysenit në Kosovë dhe të Hysni Milloshit në Shqipëri- të ngelura në periferi!!
Këta patën ngritur taktikën e strategjinë më reaksionare për ta marrë kalanë nga brenda, dhe u futën në LDK për ta shkatërruar organizimin demokratik pro evropian dhe pro amerikan, pra- ata hajvanë!!
Se u largova nga paraqitja e gazetës:
Në ballinë e kanë paraqitur fototekstin e Ukshin Hotit, si anë të fortë të tyre!
Editoriali f. 2 mban titullin: “Bashkë”, Unison polifonik”, paçka se “unison”- nuk është fjalë shqipe! Artikulli është pa emër autori, por vetëm me një nënshkrim (dorëshkrim) që duhet të jetë i Hydajet Hysenit, edhe në bazë të kompetencës si kryetar i Shoqatës së të Burgosurve politikë: edhe stili është i tij i paqartë dhe i pa trajtë!!
“Për pasojë nuk kishte më nevojë për angazhim e përkushtim. Nuk kishte më nevojë  për çelësin magjik që shumëfishon forcat. Thirrja: Bashkë! , jo vetëm u rrallua e u harrua, por edhe kur dëgjohej aty-këtu, shkaktonte të qeshura e zgërdhije, sikur tingëllonte disi jashtë kohe, anakronike, demode. (demode!) Të tjera motive po vinin në shprehje. Të tjera kritere, të tjera vlera, të tjerë stimuj, dhe të tjerë skrupuj... Dhe ndodhi ajo që ndodhi. Dhe ne jemi këtu ku jemi. Dhe jemi kështu siç jemi.”- katastrofë! Dhelprës kur po i digjej bishti, kishte deklaruar: po digjet bota! Hyda “ynë” është deputet në- Parlament, dhe po e keqpërdor edhe sallën e parlamentit!
Dhe tutje deklaron se kinse Adem Demaçi jetuara me 40 euro!! Gënjeshtër e shekullit: Ademi është milioner: ishte kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, ishte drejtor i Bordit në RTK, ka bërë dhe i ka shitur disa programe “kombëtare”, e ka shitur (blerë!) projektin antikombëtar “BALLKANIA”, për të cilin duhet të përgjigjet në bankën e zezë-ditën e pavarësisë! Ballkania e tij (serbo-greke), kërkon federatën Serbi-Mali i Zi-Kosovë!!! Demaçi vijon llomotitjen bajate se edhe po të shpallet Kosova e pavarur, ai sërish do ta kërkonte- Ballkaninë!!!
Krejt unison e krejt demode!!
Në faqen 8 të kësaj lëpushke neveritëse, paraqitet shoku Berat Luzha (taraluzha!), me mbititull: “Ish – të burgosurit politikë, të harruar nga shoqëria”, me titull: “Ata, a nuk e meritojnë PËRKUJDESJEN TONË?!”- e ka theksuar me të kuqe, që të shihet faqja e zezë mbi kalë të bardhë!! Se kinse të burgosurit politikë na qenkan më në hall sesa invalidët e luftës!!
“Në këto rrethana, edhe sot e kësaj dite dhjetëra-mijëra shqiptarë, ish – të burgosur politikë, jetojnë në kushte të rënda ekonomike e në gjendje të rrënuar shëndetësore. Mijëra të tjerë kanë shkuar nga jeta,  pa gëzuar asnjëherë as kujdesin më të vogël shoqëror.”- ja se çfarë konstaton i ligu për mend: po ti o biçim njeriu, je deputet në parlament, ke qenë kryeredaktor i gazetës “Rilndja”, të cilën e ke shpartalluar paturpësisht, e ke pasur Qeverinë e Përkohshme,- çfarë faqen e zezë ke bërë ti, që të kritikosh të tjerët, o kritikuc!?
Në faqen 9, sërish na paraqitet, tash me emër, Hydajet Hyseni (esmeralda-falltore!), me mbititull: “Ndërgjegjja e kohës” dhe me titull bombastik:” TË BURGOSURIT POLITIKË – PROMOTORË TË LËVIZJES ÇLIRIMTARE E SHTETFORMUES”- sha zotin as promotorë e as protraktorë!! Kurse ndërgjegjen ua lëpiu-miu!!
Kur nuk janë në parlament ata të “povratakut”- këta elementë pakurrizorë po i zëvendësonin dhe njëripastjetrit, si kojrrilat e humbur në mjegull, po e lëshonin sallën e parlamentit! E populli i sheh me neveri e me përbuzje!
“Megjithatë, është bindje e përgjithshme se Shoqata nuk ka arritur as përafërsisht t’i angazhojë potencialet ekzistuese dhe as të ngritet (ngrihet) në nivelin e misionit historik që ka. Ky edhe është synimi ynë i përbashkët. Aktualisht Shoqata ndodhet në procesin e konsolidimit dhe ristrukturimit të saj.
Janë përvijuar një dyzinë (duzinë) projektesh të rëndësishme, të cilat presin përkrahjen e duhur nga vetë të burgosurit, por edhe nga përkrahësit e donatorët tjerë eventualë...”- e njoftoj opinionin se unë Kadri Mani, nuk bëj pjesë në atë Shoqatë reaksionare, dhe para se të më shkonte mendja të shkoj tek ata, do të shkoja më parë te Partia Liberale Demokratike e Serbisë, të cilët po kërkojnë pavarësinë Kosovës, se sa me këta ish-njerëz të panjerëzishëm të cilët janë bërë pengimtarë të çdo përparimi e të çdo lirie.
Kërkoj shpjegime shtesë nga Hydajet Hyseni për bashkëpunim me Nikolla Lubiqiqin përmes Sokrat Plakës!?! Kërkoj shpjegim nga Hydajet Hyseni: me çfarë të drejte ti kishe transistor (ilegalisht!) në Burgun e Nishit, kur këtë të drejtë nuk e gëzonin as serbët!?! Si ma ndërrove vendin e punës mua me anë të shefit të prodhimit!?! Si arrite ta dërgosh Berat Luzhën në qelinë time me anë të Drejtorisë së Burgut- për qëllime tua spiunazhi!?!
Po e njoftoj opinionin se revistën tremujore “Shqipëria etnike” e kam nxjerrë dhe e kam mbajtur vetë me një grup të vogël lexuesish, që nga qershori i vitit 1999, dhe sot e kësaj dite s’kemi asnjë përbe nga skllopi i ish-shokëve të mi, të burgosur e të marrosur!!
Këta janë ata të pavërtetit, përçarësit, falsifikatorët që duhet të përgjigjen për krime ekonomike... Këta janë ata që e kanë prishur imazhin personal, familjar dhe imazhin e shqiptarit në borë.
Më thotë shoku im N. B. se edhe në Shqipëri ka Shoqata të ashtuquajtura ish-të burgosur, të cilët kurrë në jetën e tyre nuk e kanë parë burgun-ama  kërkojnë dhe marrin shpagimet!!
Hydajet Hyseni e Bajram Kosumi me kompani, janë ikanakë (dezertorë) të UÇK-së: shokët e mi të luftës janë shkuar dhe i kanë marrë me vete në zonën e lirë: kanë tentuar që t’ua falin nga një revole, por ata i kanë lidhur duart pas shpine: “Jo, ju lutemi, ne jemi vetëm pelikanë, nuk jemi luftëtarë”!!- dhe natën kanë ikur (keni parasysh kapuçnët te vepra e Kadaresë: “Emblema e vjetër”?- e janë strehuar në Gmicë, te përroi i Lecit!! Tinëzish nga eprorët e UÇK-së kanë shkuar në Maqedoni dhe Kriva Reka, Keriva Pallanka... kanë ikur në Bullgari dhe nga andej në Shqipëri në odën e Salih Bashës, ku i kanë gjetur e janë bashkuar dhe sivëllezërit e vet ish- të burgosur politikë nga Gjilani, ku Hydajet Hseni, më në fund, ka deklaruar: Më dështoi plani për ta pushtuar kalanë nga brenda!!
Kurse humoristi me humor të zi pati thënë: përse nuk paskan ndenjur aty te Përroi i Lecit bashkë me derrat e egër, se atje as do t’i kishin gjetur çetnikët as KFOR-i!?! Ose pse s’kanë shëtitur bashkë me vëllain e serbëve, me shefin e UÇK-së, me Adem Demaçin nëpër Prishtinë, kur fëmijët po i thërrisnin Ademit: o Adem qeni! Ademi e kthen kokën, në mos po e paralajmërojnë se do ta hante ndonjë qen (paçka se as qentë nuk e hanë!), por sheh si kishte vetëm ca mace dhe e kupton se Ademit po i thoshin, ama ai na e paskësh një zemër të madhe (sa koqet e merimangës!), dhe se nuk hidhërohet aq lehtë!
Kësaj radhe kaq, herëve tjera edhe më tepër!
Ta përfundojmë me një sianekdotë:

QENI I KALAUSHËVE

Në fshatin Përlepnicë është në lagje- Kalaush! Njëri syresh e kishte pasur një-qen! Qeni as ish qen as zagar: as ishte për shtëpi as për gjueti!!
Një ditë prej ditësh, del mbi jaz dhe rastësisht e gjen një lepur të sëmurë e të fjetur në një kaçubë! Kuptohet, e han një racion të mirë dhe pastaj për çdo ditë dilte te kaçuba dhe merrte erë, ama tanimë s’kishte lepuj të tjerë!!
Shpesh mbrëmjeve na e tregonte baba Murat, ndjesë pastë, se ç’domethënie filozofike paska pasur!
Dhe ajo gazetë po thonë se nuk po del më, se ata nuk e kanë seriozisht, se çdo gjë e bëjnë e lënë- me bisht!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora