E enjte, 25.04.2024, 09:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Sylejman Morina: Fletushka e shkollës fillore të Arbneshit Zarës “Fontana” boton edhe punime në arbnishte

E diele, 16.10.2011, 06:02 PM


 

Fletushka e shkollës  fillore të  Arbneshit   Zarës  “Fontana” boton edhe punime  në arbnishte

 

Përgatiti: Sylejman Morina

 

Një ndër shkollat  më të suksesshme në  qytetin e Zarës, si dhe më gjerë,  është shkolla fillore e Arbanasit(Arbneshit) “Kruno Krstiq”. Sukseset e kësaj shkolle janë të shumë anshme, duke filluar  nga  procesi edukativo arsimor  dhe aktivitetet tjera  që zhvillohen në kuadër të kësaj shkolle. Këtë institucion   e  udhëheq  me sukses   prof. Jasmina Mateshiq e cila me origjinë është arbneshe.

Kësaj radhe ne   nuk do të flasim në përgjithësi për  këtë  shkollë,  por vetëm  po i shkëpusim disa punime të  grupit letrar  dhe të artistëve figurativ, të cilat  janë  publikuar  në  fletushkën e  tyre që   ka një emër simbolik “Fontana”- simbolin e Arbneshit të Zarës. Shumë shkolla në nivel të Zhupanisë së Zarës ,  do të dëshironin  që të kishin   një fletushkë  të tillë. “Fontana “ pos informacioneve të   ndryshme,  në çdo numër lexuesve i ofrohen  edhe  informacione për arbneshët, si dhe shkrime në arbnishte  në gjuhën e pa shkruar,  e cila afër 300 vjet jetoi duke u përdor  vetëm në gjirin familjarë . Tani me  përpjekjet e shoqatës së arbneshve  -kryetarit  Enio Grdoviq, gjuha arbneshe  është regjistruar në Ministrinë e Kulturës së Kroacisë si trashigimi jo materiale  e R. Kroacisë. Drejtoresha dhe ekipi  redaktues  meritojnë     përgëzohen që  edhe arbnishtes i kanë  dhënë një hapësirë  për të dëshmuar se ekziston gjuha e arbneshe, gjuha e vjetër e shkëputur nga trungu  i saj  që jetoi me presionet e gjuhëve të rrethit e  të sunduesve të ndryshëm.

Këto punime  janë marr nga  fletushka  shkollore “Fontana”, ndërkaq  punimet  shkruara në arbnisht  janë  pa ndërhyrje.

 

Lutumat  Tëzonjs

 

Epaperlyar Mario

prej mbrëtnis vëtët

qoij engjullit

teri nënkrye tim

porse  prej  dorës  tënde

pllumbat  fluturojn

të barllë, porse pajcehen

e mbushur

botën ton krejt.

 

Ruaj krejt ata

që i dua,

prej zembrës krejt

une pot  lutëm.

 

Lorena  Marinka  6.c

(Përktheu  në arbnishte zonja Neda Karuza)

 

Zhuka

Edhe  çushkur, der dimni ko nje   te bramba dita, pe gurt të blido  të shkret  kan dal  jasht rembat pe zhukash. Kurnjifar e ashtu e të shkret jan priç në çel e kan  lut pak të nxehet pë diellit. Pe  dite në ditë djelli ko lan gji moshum penj të arit e onda  pranvera ko  probudit të brambin bor e gurt jan mblua me  mo të bukura  lule  të zhuto. Në gjislin  gardi si da kan art ni mi  të zhuto frutula , me kra  të tunue  kan  ventulat  e kan bo erën për gjisilën lule .

Era e bukur  po gjanoet e ko probudit naj ne mo  të bukuj shentimenta. Kam  dash  më mbet  në natur çish  nuk ësht e prketum. I kam  mushil syt, e kam  shunjat të ambl er  çish mu ko mbush  e kam  zafolit  çelit  në kët bukuri.

Pera Peroviq 7.a

(përkthyen : Emilija  Bavqeviq, Antonela Shtefuliq, Marija  Mateshiq, lektoroi  Klaudio Stipqeviq)

Të folurit e arbneshve

Arbëneshët gjerë në ditët e sotme e kanë ruajtur   gjuhën shqipe e cila quhet  arbnishte  (arbanashki), gjuhë kjo me te cilën  arbneshët e vjetër  shërbehen  në shtëpi dhe biseda. Të folurit arbnesh  i përket  dialektit gegë që  rrjedh  nga gjuha e cila  është  folur   në atdheun e të parëve  të arbneshve  në fillim të shekullit 18.

Materialin për  fjalorin e të folmes së arbneshëve të Zarës, Kruno Krstiq e ka mbledhur  me vite  nga njerëzit  e moshave të ndryshme, si dhe mes pjesëtarëve të familjeve të ndryshme. Më së  shumti  fjalë  janë  nga  nëna e tij  e cila si vajzë  me vite ka jetuar  me gjyshen e sajë  e cila ishte e lindur më 1820, do me thënë  100 vite  pas ardhjes   së arbëneshve në  atdheun e ri, deri sa  gjuha  burimore ende ishte  e ruajtur. Të folurit  e tanishëm  të arbnishtes  është lidhje mes gjuhës shqipe   dhe fjalëve  që rrjedhin  nga turqishtja, italishtja e kroatishtja.

Sot me këtë gjuhë shërbehen  vetëm arbneshët e vjetër. Kjo është   e dhembshme. Besoj  që edhe  gjeneratat e reja  dëshirojnë ta mësojnë, por ndoshta ( si shembull, babai im mua ) ” nuk ka kohë”  të ma  mësoj arbnishten.

 

Ivana Duka , 8.a

(Përktheu, Sylejman Morina )

 

Arbëneshi

Nu  Arbënesh po bes  gjol,

Arbëneshit  po diçitem.

Pr mua rsht vendi i vogl,

der silit  mo shum korit.

kanda  mo çish po betti gjoll,

Arbëneshim kur e pr kurgjo nuk  edronjesh

 

Mihaela  Bajlo,6.b

 

Zadra

 

Zadra rsht gjuteti jem,

Aj rsht i bukur e i kanda .

Zadra rsht me buker

Nu zembr  jeme me mal

Nu at po bes gjol,

Gji tu atit  bukuriat

Podiçitem!

 

Estra bajlo,6.h

 

 

Ditët  javës  dhe muajt në arbnishte:

 

Ane, marte, merkur, ente, prende, shtunde, djel.

Muajt e vitit :

 

gjenor, febrar, marc, pril, maj, jun, lul, gusht, setember, otober, november, dicember.

 

Numrat deri në dhjetë:

 

njanj, du, tre, katr, pes, gjasht, shtat, tet, nant,dijet, mizet (njëzetë) njicind,njimi,

 

 

Disa  fjalë të arbnishtes :engjëlli –egjul, Zoti-Zotun,  Kërshëndellat –Kshandet,

anija- bashiment , rruga –ula, tjegullat-trengula, fëmijë- umeu, oborri –obori, mjeku –likar, macja –mica,lutja –melut, zemra –zembra, karriga –katrige, xhaxhi-lala ,shkolla -skula, valët – talaci  etj.

 

Ivan Duka ,8.a



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora