E marte, 19.10.2021, 03:33 AM (GMT+1)

Lajme

Berisha: Papa Gjon Pali II frymëzoi popujt e shtypur të Evropës

E diele, 16.10.2011, 05:48 PM


Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në çeljen e ekspozitës së organizuar me rastin e 33 vjetorit të Pontifikimit të Papa Gjon Palit II, ekspozitë e cila çelej nga ambasada polake në Tiranë.

 

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast Berisha u shpreh se Papa Gjon Pali II udhëhoqi jo vetëm Kishën Katolike, por frymëzoi popujt e shtypur të Evropës në përpjekjet e tyre për liri dhe dinjitet njerëzor.

 

“Mesazhi i tij hyjnor drejtuar polakëve, por jo vetëm polakëve, por të gjithë popujve të shtypur: “Mos kini frikë”, do të mbetet thirrje e përjetshme për liri, për të gjithë ata të cilët vuajtën nga regjimet shtypëse dhe barbare” tha kreu i qeverisë.

 

Berisha tha se ashtu siç Nënë Tereza është dhurata më e madhe që kombi shqiptar i ka bërë njerëzimit e njëjta gjë është edhe për Poloninë në rastin e Papa Gjon Palit të II. Ai nënvizoi se për shqiptarët Papa Gjon Pali II është një nga miqtë më të mëdhenj.

 

“Në takimin tim të parë, në vitin 91, me Atin e Shenjtë, në Selinë e Shenjtë, ai do më rrëfente se lutej çdo ditë për Shqipërinë. Askush askokohe nuk kishte ndjekur më me vëmendje, më me përkushtim, tragjedinë e madhe të shqiptarëve nën regjimin e Enver Hoxhës. Ai ishte lutur çdo ditë për shqiptarët, por thirrjet e tij në Puglia ishin një frymëzim i madh në fillim të viteve 80, pasi do të njoftonte qytetarët e këtij vendi, të zhytur në izolimin më të thellë, se ata nuk ishin të harruar”, tha Berisha.

 

Papa Gjon Pali i II vizitoi Shqipërinë në prill të vitit 1993, duke u ndaluar në Shkodër dhe Tiranë.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora