Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


SHBA: Hysen Sherifi dhe dy të tjerë, shpallen fajtorë për terror

| E shtune, 15.10.2011, 03:34 PM |


Hekura (dhe ndonje gje tjeter!) per terroristin islamik Hysen Sherifi
Një gjykatë federale i ka shpallur fajtorë tre persona nga Karolina Veriore, në procesin që ishte i fokusuar në komplotet e dyshuara për kryerje të sulmeve terroriste kundër një baze të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

 

Mohamed Omar Ali Hasan, Zijad Jaghi dhe Hysen Sherifi, janë gjetur fajtorë për dhënie të mbështetjes materiale për terroristët, kanë treguar dokumentet e gjyqit.

 

Jaghi dhe Sherifi, poashtu, janë shpallur fajtor për konspiracion për ndërmarrje të sulmeve tejoqeanike, ndërsa Hasani ishte liruar nga kjo pikë e aktakuzës.

 

Gjatë procesit, prokurorët pretenduan se Hysen Sherifi, refugjat nga Kosova kishte bërë konspiracion me personin Daniel Bojd, poashtu i akuzuar, që ta sulmojnë një bazë ushtarake amerikane në Kuantiko, afër Uashingtonit.

 

Hasani, Jaghi dhe Sherifi, së bashku me Daniel Bojdin dhe dy djemtë e tij, kanë deklaruar se janë fajtorë për akuza për terror, më herët këtë vit.

 

Gjykata tha se për personat Hasani, Jaghi dhe Sherifi, dënimi do të shpallet brenda 90 ditësh. Ata mund të dënohen me 15 vjet burg e deri në burgim të përjetshëm.

 

Mohamed Omar Ali Hasan dhe Zijad Jaghi kanë shtetësi amerikane, ndërsa Hysen Sherifi ka qëndrim të rregullt të vazhdueshëm në Shtetet e Bashkuara.

Radio Evropa e Lirë