E enjte, 28.03.2024, 09:58 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Ferizaj - Përkujtohet diktatori komunist Enver Hoxha

E shtune, 15.10.2011, 03:26 PM


Komunistët e Dardanisë... përkujtojnë diktatorin e Shqipërisë
PËRKUJTOJNË ENVER HOXHËN

 

Fronti Popullor për kultivimin e veprës së Enver Hoxhës, në 103-vjetorin e lindjes së liderit komunist dhe përvjetorit të parë të këtij formacioni, të shtunën në Ferizaj ka mbajtur një marsh përkujtimor, në të cilin morën pjesë edhe bashkëmendimtarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova Lindore.

 

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, kryetari i frontit, Remzi Hasani, në vija të trasha ka shkoqitur momente nga biografia dhe veprimtaria patriotike e Enver Hoxhës.

 

“Pikërisht, ne që kemi fatin të mbajmë vulën e këtij burri të madh të kombit, duke qenë pasardhës besnik të frymës së tij. Para një viti, pikërisht në datëlindjen e Enverit më 16 tetor 2010 i hodhën themelet e një profili politik të titulluar “Fronti popullor i Kosovës për kultivimin e veprimtarisë revolucionare të shokut Enver Hoxha”, organizim politik ky, i cili me përpikëri dhe besnikëri i detyrohet emrit, rrugës revolucionare dhe frymës politike të Enverit”, theksoi Hasani, për të shtuar se falë kontributit të tij atdhetar Shqipëria përjetoi epokën më të lavdishme të zhvillimit.

 

“Ndërtimi socialist i Shqipërisë është etapë zhvillimore në Shqipëri në të cilën u çrrënjos analfabetizmi, u zhduk varfëria, u shua gjakmarrja, filloi me hapa gjigant të ndërtoheshin fabrika, uzina, kantiere detare, hidrocentrale të fuqishme elektrik e deri te sistemi i modernizuar i mbrojtjes së atdheut”, shtoi Hasani.

 

Për më tepër sipas Hasanit, formacioni politik që ky po drejton dita ditës po gjen përkrahës dhe shtrirje.

 

“Jemi tërësisht të sigurt, se masiviteti ynë do të shënojë rritje, për aq sa programin tonë politik, shoqëror dhe ekonomik do ta arrijmë ta plasojmë në masat popullore. Para një viti, që në momentin e themelimit ne kemi bërë të qartë se detyrë mbi detyrat e veprimtarisë politike të frontit, është çlirimi dhe bashkimi i të gjithave hapësirave shqiptare me mëmë Shqipërinë. Kundërshtojmë me forcë synimet hegjemoniste të Serbisë, për ndarjen e Kosovës. Por jemi këmbëngulës për rivendosjen e vijave të reja gjeografike në Ballkan”, ka thënë Hasani.

 

Në këtë marsh një fjalë rasti mbajti edhe Elizabeta Marku nga Shqipëria, e cila tha se Enver Hoxha nuk ka ditë të vdekjes, por vetëm datëlindje ngase vepra e tij patriotike e atdhetare është shembull se si duhet luftuar e punuar për Shqipërinë etnike, ndërsa kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve (SHFD) të Ferizajt, Gafurr Bytyqi, ka spikatur rolin e Enver Hoxhës, në mbajtjen gjallë të frymës revolucionare- nacionaliste të popullit shqiptar në hapësirat e ish-Jugosllavisë, e cila së fundi kulmoi me luftën e lavdishme të UÇK-së dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve për shtetin e Kosovës.

 

Në këtë marsh fjalë përshëndetëse sollën edhe Shabedin Ibrahimi nga Kosova Lindore dhe Selver Bekteshi nga Kumanova, ndërsa për të pranishmit nuk mungoi edhe një program i pasur me këngë kushtuar Enver Hoxhës.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora