E enjte, 25.04.2024, 08:44 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Sali Berisha:” Në Luginën e Preshevës të ruhet identiteti shqiptarë dhe me çdo kusht të shmangen shpërnguljet”

E shtune, 15.10.2011, 05:55 PM


Tiranë, 14 tetor 2011 – Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, zoti Sali Berisha, ka pritur në një takim vëllazërorë, një delegacion nga komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të kryesuar nga zoti Galip Beqiri -Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, në përbërje të së cilit ishin tre nënkryetarët  e KKSH-së nga Presheva- Mentor Nuhiu, nga Medvegja - Fehmi Beha dhe nga Bujanoci - Faik Jashari, si dhe Kryetari i Komisionit për Informim në KKSH dhe njëherësh Kryeredaktori i Gazetës NACIONALI - Baki Rexhepi.

 

Kryeministri Berisha, ka siguruar kreun e  KKSH-së, për mbështetje të plotë të këtij institucioni që ka prioritet ruajtjen e identitetit kombëtarë shqiptarë, në këtë zonë e cila siç u shpreh është më e rrezikuara në tërë etninë shqiptare.

“Ruajtja e identiteti shqiptarë dhe mbi të gjitha ndalimi me çdo kusht i shpërnguljeve është prioritet i qeverisë shqiptare”- është shprehur me plotë emocione njeriu i parë i qeverisë së Republikës së Shqipërisë zoti Sali Berisha.

Kryetari I KKSH-së, zoti Galip Beqiri, duke e njoftuar mbi gjendjen e shqiptarëve qe administrohen nga Serbia i ka ofruar disa projekte konkrete Kryeministrit Berisha, përmes së cilave është kërkuar mbështetja  e qeverisë shqiptare për shqiptarët e kësaj zone. Caktimi i kuotave për regjistrim të studentëve nga Lugina në Universitetet e Shqipërisë, paraqitja e listave për regjistrim, dhënia e bursave për studentët e Luginës, sigurimi i teksteve mësimore për të gjitha nivelet shkollore të gjitha pa kompensim, pastaj sigurimi I pedagogëve nga Shqipëria për asistencë, ligjërata dhe edukime shtesë për mësimdhënësit në Luginë, organizimi I seminareve për mësuesit dhe arsimtarët e Luginës në Shqipëri, ishin disa nga sferat që kishin të bënin lidhur me ndihmën  në sferën e arsimit,  për të cilat Kryeministri Berisha, me kënaqësinë  më të madhe urdhëroi dikasteret përkatëse që të fillojnë implementimin e këtyre çështjeve.

Sa I përket dhurimit të ABETARES për shkollarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, Kryeministri I Shqipërisë, zoti Sali Berisha, shprehu kënaqësinë e tij që, siç u shpreh, “pas shumë përpjekjesh falë angazhimit të palodhshëm të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd, ekselencës së tij zotit Shpëtim Çaushi, kjo u arrit të bëhet realitet që vogëlushët e  Luginës të mësojnë shkronjat e para përmes ABETARES së Shqipërisë. Kjo ABETARE e ka përkrahjen e plotë të Qeverisë së Shqipërisë, ndaj çdo politizim lidhur me të është dashakeqës” është shprehur zoti Berisha.

Ndërkohë, Berisha ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve nga autoritetet serbe. Ai u zotua se përmes të gjitha Konventave Ndërkombëtare që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat qytetare, dokumente këto nënshkruese e të cilave është edhe Serbia, do të kërkoj personalisht që ato të zbatohen për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Një vend të posaçëm në takim ka zënë çështja e botimit të së vetmes gazetë  në gjuhën shqipe “NACIONALI” në Luginën e Preshevës, për jetëgjatësinë e së cilës kreu iu qeverisë shqiptare, zoti Sali Berisha, ka kërkuar nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, që të shqyrtoj mundësin për një asistencë teknike dhe materiale

Lidhur me Shtëpinë e Lindjes në Preshevë dhe mundësin e ngritjes së një qendre për përkujdesje sekondare shëndetësore në Preshevë, zoti Berisha, tha se ekzistojnë interesa të papastra për të cilat qeveria shqiptare është në dijeni dhe se shumë shpejtë do të bisedohet me autoritetet  e Beogradit, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet përgjithmonë.

Duke fol për krijimin e një perspektive për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvgejë, Kryeministri Sali Berisha ka thënë: “Një lloj ujdie me të gjithë do të ndikonte që edhe shqiptarët e Luginës të krijojnë një të ardhme më të mirë dhe më të shëndoshë aty ku janë, sepse Toka ka kuptim vetëm nëse ka njerëz, ndaj aty duhet krijuar kushtet që të ndërpriten urgjentisht të gjitha shpërnguljet”.

Zoti Berisha ka siguruar  delegacionin e Kryesisë së Këshillit Kombëtar Shqiptarë, se problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, asnjëherë nuk do të hiqen nga interesi i qeverisë shqiptare. Ai gjithashtu ka bërë me dije se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd, ka të gjitha autorizimet dhe kompetencat e qeverisë shqiptare për të drejtuar problemet e shqiptarëve që jetojnë në këtë krahinë.

Takimi më Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë zotin Sali Berisha, është vlerësuar shumë konstruktiv nga përfaqësuesit  e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë. Kryetari i KKSh-së Galip Beqiri, është shprehur tejet i kënaqur nga qëndrimet e marra në këtë takim, e veçanërisht  nga veprimet tejet operacionale të drejtpërdrejta të qeverisë shqiptare për qasje në zgjidhjen e problemeve të stërgrumbulluara të shqiptarëve që jetojnë në këto zona. “Republika e Shqipërisë është shteti ynë Amë dhe qëndrimi i zotit Sali Berisha, karshi problemeve tona, është më se optimist dhe shpresdhënëse se ne nuk jemi vetëm, sepse kemi përkujdesjen e një shteti i cili është ndër faktorët relevant në rajon dhe Botë”-ka than ndër të tjera zoti Beqiri.

 

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Delegacioni i  kryesisë së Këshillit Kombëtar Shqiptarë, ka zhvilluar një takim të rëndësisë së veçantë në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me zonjën Jozefina Topalli.

Gjatë takimit Krye parlamentares Topalli, iu dhanë informacione lidhur me gjendjen e shqiptarëve në Luginë, ndërkohë që delegacioni i Kryesisë së KKSH-së, u siguria për një mbështetje të fort të legjislativit shqiptarë, në rrugën e zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Zonja Jozefina Topalli, ka mbështetur të gjitha projektet e kryesisë së KKSH-së, që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ajo ka theksuar domosdoshmërinë  e unitetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë të përfaqësuesve politik shqiptarë në Luginë, në mënyrë që të më lehtë të tejkalohen problemet. Ndërkohë që ka qenë e drejtpërdrejt sa i përket zërave për ngufatjen e sukseseve të dëshmuara në rrugine përpjekjeve për përmirësimin e gjendjes në arsim, kulturë, informim, të drejtave në përdorim zyrtar të gjuhës shqipe, përdorimin e simboleve kombëtare si dhe në zhvillimin ekonomik.

Duke e komentuar politizimin e panevojshëm të ABETARES së Shqipërisë tashmë të dhuruar për nxënësit e Luginës, Kryeparlamentarja Topalli, është deklaruar se “Ambasada e Republikës së Shqipërisë, në Beograd, përmes angazhimeve të zotit Çaushi, po jep shembullin më të mirë për mundësin e avancimit të çështjeve të arsimit në këtë zonë shqiptare. Republika e Shqipërisë është  e përkushtuar në gjetjen e modaliteteve për zgjidhjen sa më të mirë të problemeve ët shqiptarëve të kësaj krahine, për një gjë të tillë angazhimi i përfaqësisë sonë diplomatike po luan një rol të jashtëzakonshëm”-ka thanë Kryetarja e Kryesisë së Kuvendit  të Republikës së Shqipërisë, në takim me delegacionin e Kryesisë së KKSH-së.

Takim ky i cili u mundësua falë kontributit të pashoq të veprimtarit të çështjes shqiptare nga Presheva, Avni Hafuzi – përfaqësues i Zyrës Tregtare të Tiranës, në Hungari. Të cilin në mënyrë të veçantë e kanë  falënderuar  zonja Jozefina Topalli – Kryetare e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar- Galip Beqiri. Zonja Topalli e ka quajtur zotin Avni Hafuzi “zotëri të palodhshëm të çështjes së shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës”.

 

Përveq dy takimeve të sipërpërmendura Delegacioni i Kryesisë së KKSH-së, është takuar edhe me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, zonja Edit Harxhi.

Në takim me zëvendës shefen e  diplomacisë shqiptare, u tha se Republika e Shqipërisë më së shumti borxh u ka shqiptarëve të kësaj zone. Ndaj ajo kërkoi që Këshilli Kombëtar Shqiptarë, përmes projekteve të veta në mënyrë të pareshtur të kërkoj mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, e cila siç u shpreh  është në pozitë si kurrë më parë të siguroj çdo llojë mbështetje për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës.

Në po këtë takim merrte pjesë  edhe Këshilltari i lartë i Zëvendës Kryeministrit dhe njëherësh  Ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto – Mal Berisha.

Ai siguroi përfaqësuesit e KKSH-së se Ministria e Punëve të Jashtme në koordinim me Ambasadën Shqiptare në Beograd dhe grupin e ambasadorëve “miq të Luginës së Preshevës”, do të bëjë përpjekje të vazhdueshme për realizimin e të gjitha të drejtave të shqiptarëve, krahas Konventave dhe Dokumenteve përkatëse Ndërkombëtar që sigurojnë zhvillimet demokratike në çdo shtet të Botës, nënshkruese e të cilave është edhe Serbia.

 

Takimi me kreun më të lartë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ishte i pari që nga themelimi i Këshillit Kombëtar Shqiptarë – organ ky që mbron interesat nacionale të shqiptarëve që administrohen nga Serbia.

Përkrahja e pa rezervë e rrugës institucionale të zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ishte emërues i përbashkët i të gjitha takimeve të zhvilluara në Tiranë. (PreshevaNEWS)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora