E marte, 16.04.2024, 06:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Jani Dilo: Migjeni

E shtune, 15.10.2011, 05:59 PM


M I GJ E N I

 

Nga Jani Dilo

 

   Ky Flamur i brezit te 1935-s shenon ne veprat e veta nje etape te re, hapi nje faqe te re ne literaturen tone. Asht poeti i dhimbjes,poeti i te varferve dhe te shtypurve .  Asnje  nga shkrimtaret e brezave te mepareshem nuk thekson ashtu si Migjeni mjerimin e shtresave te popullit me te gjitha pasojat shkaktuese ne nje menyre a ne nje tjeter prej klasave sunduese.  Migjeni ashte i pari  qe rrenon  mire jeten shqiptare dhe zbulon ate ane te shemtuar qe te tjeret para tij as qe nuk u interesuan ta hetojne.

      Migjeni eshte nje shkrimtar progresisht   socialist,asht realist. Poezija e tij,  ku zien nje bote plot vuajtje, psheretima dhe korrupsion, te revolton me nje here kunder klases shtypese.  Prandaj me aresye Migjeni mund te quhet prekursor, pionier ndaj shtije qe do shperthejè ne Luften Nacional çlirimtare.

       Migjeni me stilin dhe formen qe pèrdor ne vepren e vet, sjell nje note te re ne literaturen shqipe.  Ai njeh mire dhe ka studjuar shkrimtaret sovjetike e jugosllave, nga cilet influencohet.

        Vargu me poezine e tij krejt I lire,  ka nje theksim te ri dhe nje ritem te ndryshem nga ai I zakonshmi.  Proza e tij eshte e nje shkrimtari realist,e kjarte,,e fuqishme e ndoshta ndonje here poetike, po kurre e thate,as teper fantastike. Arti i Migjenit nuk na largon kurre nga realiteti, pèrkundrazi,arti i tij ve ne dukje realitetin, me ngjyra te forta; çdo i vuajtur dhe i shtypur sheh si ne pasqyre veten e vet ne veprat e Migjenit.  Neqofte se ndonjehere ne disa nga keto vepra fryn nje ere melankolike dhe pesimizmi, kjo do ti atribohet pèrveç gjendjes se mjerueshme sociale dhe asaj parandjenje qe kishte poeti.

      Megjithekete, tek Migjeni nuk mungojne çastet e nje hovi optimist, te nje shprese, te nje ringjallje, siç jane p.sh. vjersha “Bir i shekullit te Ri”,”Te lindet njeriu” , “Kenga e Rinise” etj.(1942)

 



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora