E enjte, 28.03.2024, 05:17 PM (GMT)

Kulturë

Besar Shkëmbi: Kur ishim shokë të një klase

E shtune, 15.10.2011, 03:41 PM


Besar Shkëmbi

 

Kur ishim shokë të një klase

 

Ishim shokë të një kalase atë botë

kur gjoksi yt filloi të gufonte

kur fillove ta ndrydhje me gjoksore

këmishën e bardhë përpjetë të mos e çonte

kur dicka më ëmbëël se mjalti

dicka më e zjarrtë se zjarri po fillonte

 

koke ulur por me qëllim afroheshe kah unë

kur reshtoheshim në shkollë çdo mëngjes

një ditë deshta të të thëm se të dua shumë

se në të dy ishim si lulja me vese

 

Sonte do të shkruaj poezi

 

Jashtë po fryen erë e po bie shi

caji m´është ftohur n´gotë

cigaret hargjuar n´kuti

të shkoj në stacion te trenit

të blej nje pako nuk po di

të rri brenda nuk po mund të rri

ndoshta takoj atje

një nga shoket e mi

pijmë bashkë nga nje kafe

nga një gotë me raki.

 

Kur t´gjithë do ti zë gjumi

do të kthehem në shtëpi

por në shtrat s´do të shkoj

i zgjuar dua të rrijë

sonte s´dua zhurmë

duá t´jam n´qetësi

sepse dua t´shkruaj sonte poezi

për nënën time t´dashur që me siguri

këto orë të vona pranë dritarës rri

mendon e thotë me vete

si m´erdhi kjo pleqëri

i pata katër qysh mbeta pa asnjë

t´shpërnarë nëp[r botë

ku flenë,e ku ngrysen

cfarë hanë cfarë e pijnë

nëna nuk e di

 

Pastaj do t´shkruaj sonte

një tjetër poezi

për Kosovën trime,

për nënënSshqipëri

për zanat e malit

që rrijnë përmbi Dri

për Fishten e madh

dhe vprën e tij

për Oson e plagosur

e muzat në bjeshkë

që i rrijnë per bri

Konstandinin hipur përmbi kalë

që nga varri zgjohet

ta cojë n´vend besen

shkon ta marrë motren

ta sjellë në gjini

 

Do tö shkruaj sonte

për vendin e zotrave,

Olimpin në Greci

bukurinë e Helenes,

e Kaklin eTtrojës

Prometeun dhe vuajtjet e ti

do t´shkruaj për Shekspirin

për mbretin danez

dhe t´dashurën e tij

qe botes i treguan

si vdiset per dashuri

 

Pastaj gjërë e gjatë Ferrit do ti bij

t´i takoj satrapöt dhe njerëzit shpirtëzinjë

du t´shikoj Slloben

bashkë me të tjerë shkijë

se si vuajnë denimin në fundin e tij

tradhtarët që shesin vendin

ata që luajten e luajne me kufinjë

pastaj për barrikadat të vëna në veri

per pikat doganore 1 dhe 31

si bëjnë kontrabandë shqiptarët me shkije

do të shkruaj sonte

për dreçin dhe t´birin e tij



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora