E enjte, 18.04.2024, 06:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Çlirim Uça: Haxhi Baba smirëzi

E shtune, 15.10.2011, 05:56 PM


Çlirim Uça

 

HAXHI BABA SMIRËZI

 

Haxhi Baba, plakë e çoroditë,

Sa doli n`pension delet i pat shitë.

Tokën djerr lanë, vet burgosë n`shtëpi,

Aq sa u pikllue dhe shoqnia e tij.

 

Me diell e me terr, sytë n`tv rrezitë,

Pëllambë për pëllambë botën tue shetitë;

Desht me mësue kulturë edhe qytetnim,

T`shitej për i huej kur t`dilte n`Prishtinë.

 

Për rrezik t`shtëpisë, ba edhe zotni,

Orë edhe çast, kafe e çajë tue pi.

Pa mish e tortë s`vinte vakt në gojë

Dyzet Euro n’muej, thotë po i mjaftojnë.

 

Qetësinë i prishën do vipa e vipesha,

Me hiqe e huqe dalë nëpër sheshe,

Mu si dikur bagëtitë e tija,

Që nga pëllitja, deri tek intimja.

 

Provokue Haxhinë n`pleqnin’ e tij,

Nxjerrë përjashta vithe kanë edhe gjijë,

Me e pa t`mbrendëshme ato nëpër skena,

Zogut të Haxhisë, rritë edhe mendja.

 

Për vipat futë Haxhija ra n`zili,

Që kush s’e kish njohë pos njerëzve të tij,

Tv, radio, gazeta kurrë pa e ftue,

Lanë në harresë, krejtësisht injorue.

 

Jam ba synet, kurrë kush s’e ka dijtë,

fejue, martue, lindë kam fëmijë e rritë,

Kam këndue malsorçe, zogjtë përmallue,

Vasha e gra katundi kam pasë lemerue.

 

Dy herë pjellë delet, t`hajrit ba edhe dy,

Qethë rende - rende , mirë edhe ushqye,

Ato thirrë mue Bëë, unë bardhë, sykë e futë.

Mos janë këto ma pak se vithet zbuluet?



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora