E shtune, 20.04.2024, 12:34 AM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Kosova krijon simpati edhe në Bukuresht

E enjte, 21.02.2008, 02:10 AM


Kosova krijon simpati edhe në Bukuresht

Kosova, Perëndimi dhe Perëndia. Pas pesë shekujsh persekutimesh osmane dhe një shekulli masakrash serbe, Zoti ka dalë në mbrojte të shqiptarëve dhe minoriteteve tjera në Kosovë. Çka don të thotë kjo? Kjo don të thotë se vjen dita kur një ditë, Serbia, Rumania dhe Rusia do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Pse? Ngase koha shëron plagët, ndërsa koha është distanca nga thirrja e Zotit deri te përgjigja e njeriut.

Nga Baki Ymeri  
   

Baki Ymeri
21 shkurt 2008. Disa qarqe të turbulencës kanë ndotur sonte muret e Kluzh Napokës me parolla gjoja se Kosova qenka tokë serbe, si pasojë e mllefit ndaj hungarezëve të Transilvanisë që solidarizohen me pavarësinë e Kosovës. Prijsi i Partisë Social Demokrate, Mircea Geoana, si dhe tribuni i partisë Rumania e Madhe, Corneliu Vadim Tudor, kërkojnë përjashtimin nga parlamenti të Lidhjes Demokratike të Hungarezëve të Rumanisë pse presidenti i saj, Marko Bello, propozoi që Rumania ta njohë pavarësinë e Kosovës. Parlamenti, presidenca dhe qeveria këto ditë dolen për herë të dytë me qëndrime zyrtare kundër independendencës kosovare. Pse? Ngase propagandat serbe e kanë infektuar mass/median dhe elitën politike rumune. Rumunët përnga natyra janë njerëz të mirë e të dashur, njësoj si shqiptarët. Nuk janë as hajdutë e as rromë, siç i konsiderojnë ata që s’i njohin, apo ata që i njohin fundrinat e kriminalitetit shqiptar dhe rumun që na turpërojnë në Itali, Gjermani e gjetiu.
  Nuk ke pse te ndihesh keq ngase puna e qeverive është jashtë vullnetit të njerëzve me zemër të pastër, na shkruan Emin Azemi, botuesi i tribunës së shqiptarëve të Maqedoinisë, Fakti, duke shtuar se  Rumania e ka hallin e vet me hungarezët e Transilvanisë, prandaj ajo heziton ta njohë Kosovën, por ne nuk duhet te brengosemi shumë kur pavaresinë e Kosovës tashmë e ka njohur Amerika dhe janë duke e njohur shtetet më të fuqishme te planetit. Kosova po behet shtet edhe pa Rumaninë, pa Serbinë, pa Rusinë dhe pa ndonjë vend tjetër që ka probleme minoritare. Disa na shkruajnë se rumunët dështuan gjatë ngjarjeve të shkurtit para një viti, ndaj nuk duhet të turpërohen edhe gjatë këtij viti. Ne themi se edhepse  Moska dhe Beogradi mundohen ta sabotojnë pavarësinë, dalngadalë krijohen kushtet për depërtimin e së vërtetës historike mbi Kosovën edhe në Bukuresht.
  Kështu, që nga Dita e Pavarësisë, shtypi rumun u kushton faqe të panumërta Kosovës, ndërsa në numrin e parafundit të gazetës autoritative qeveritare Evenimentul Zilei (Evenimenti i Ditës), në faqen e parë dhe të katërt, i jepet vend prioritar intervistës që ia dha presidenti Fatmir Sejdiu gazetares Oana Dobre në Prishtinë. Përmbajtja e intervistës (“Kosova nuk mund të shërbejë si precedent për askend”) dhe biografia brilante e kryetarit të Kosovës, e prezantuar në këtë gazetë që shtypet në 500 mijë ekzemplarë, ndikon fuqimisht që Bukureshti të krijojë simpati për Kosovën dhe aspiratat e shqiptarëve për liri, sovranitet dhe pavarësi. Gazetarja rumune bën fjalë për mendimet e mira dhe admirimin e zotit Sejdiu ndaj Rumanisë, për shtetin më të ri të Europës të cilit i parasheh një ardhmëri të sigurtë në gjrin e Bashkësisë Europiane, për kujtimet e tij nga Krajova, për buzëqeshjen presidenciale me të cilën e pat pritur dhe përcjellë me shprehjet “Të na rrojë Rumania!”, që
 paralajmëron optimizmin se një ditë edhe Bukureshti do të thotë: “Të na rrojë Kosova!”.
  Në këtë kontekst vlen të potencohet edhe optimizmi i këshilltarit presidencial për çështje të mbrojtjes, Constantin Degeratu, se “Rumania do ta nuancojë pozitën ndaj Kosovës”, dhe se “vendi ynë do të duhej ta modifikojë pikëpamjen në funksion të zhvillimeve në Europë”. Në rubrikën Opinione, Mircea Marian e kritikon kryetarin Basescu pse e krahason “qëndrimin e SHBA ndaj situatës në Kosovë duke e krahausar me atë që ka bërë Bashkimi Sovjetik në Çekosllovaki më 1968”, dhe shton: “Goja e lirë e Basescut mund të jetë nga një herë më e mëkatshme se sa ajo e zotit shkatërimtar Cioroianu”. Propagandat proserbe të cilat i ushqen gazetaria çaushiste e ishaktivistëve të partisë në ballë me antiamerikanin Cristian Tudor Popescu i kanë indoktrinuar majat e inteligjencisë politike dhe diplomatike rumune. Çfarë gazetari mund t’i thuash hipokritit Ion Cristoiu i cili në kuadrin e artikullit “Fitorja e Rusisë në Kosovë” (Gandul, 18 shkurt 2008), jep rekomandime terroriste në favor të ultranacionalizmit serb: “E vetmja zgjidhje në disponim të Rusisë  do të ishte një ndihmë ushtarake dhënë Beogradit në eventualitetin e një akcioni në forcë”.
  
Pas Rumanisë, edhe Rusia do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Gazetarët rumunë të paindoktrinuar nga propagandat serbe të metropolës, sjellin informacione korekte nga Kosova. “Falënderojmë Amerikën dhe Britaninë e Madhe, janë mesazhet e kosovarëve shkruan Evenimentul Zilei këto ditë (21 shkurt 2001), duke shtuar se këto janë mesazhet përmes të cilave kosovarët u shprehin mirënjohje me rastin e Ditës së Pavarësisë: “Amerika është miku më i madh i Kosovës. Falë Amerikës dhe amerikanëve sot kemi shtetin tonë”, shpjegon George, drejtori i Shkollës amerikane në Prishtinë”. Një mik i madh i demokracisë shqiptare me prejardhje rumune, Tiberius Puiu, ish/këshilltar qeveritar, publicist dhe përkthyes nga 22 gjuhë të botës, citon artikuj nga autorët rusë që flasin me admirim për Kosovën dhe Independencën e Saj, duke i vënë në bisht të lahutës ekstremistët serbë që mundohen të turbullojnë paqën këto ditë.
  Ndër ta shquhet Iulia Petrovskaja me artikullin “Fantomat e viteve 90-të në kufirin e serbëve” (Nezavisnaja Gazeta, 21 shkurt 2008, një gazetë me prestigjin më të madh në Federatën Ruse, si dhe Ilia Vukeliç, i cili paralajmëron qysh më 13 shkurt, në të njëjtën gazetë, se edhe në Rusi zëra autoritativë e pranojnë faktin se shqiptarët kanë të gjitha të drejtat legjitime për ta proklamuar pavaresinë. Në kuadrin e artikullit „Ndërmjet krizës dhe independencës”, përmendet fakti se „Kosovën e ripushtoi Serbia nga Turqia më 1912, në kohën e luftës së parë botërore. Qysh atëherë shqiptarët etnikë e përbënin shumicën e popullsisë. Në kushtet e reja, pushtimi i një territori me një popullatë me qëndrime armiqësore, përbënte një vështirësi. Në vitet 30-të, mbreti jugosllav Aleksandri I realizoi një marrëveshje me presidentin e Turqisë, Kemal Ataturk, lidhur me shpërnguljen e detyrueshme të shqiptarëve kosovarë në Turqi, por kjo provokoi një reagim të ashpër nga ana e shteteve të
 perëndimit, në rradhë të parë të Anglisë”.  Më tej, autori rus përshkruan përpjekjet supreme që patën bërë shqiptarët për të shpërtuar nga kthetrat e hegjemonitzmit serb, deri në çrobërimin e Kosovës përmes përkrahjes së NATO-s dhe krijimin e kushteve për shpalljen e pavarësisë. Çka don të thotë kjo?
  Kjo don të thotë atë që e ka thënë analisti rumun Dan Pavel, se fati i botës varet nga Kosova. Kosova, Perëndimi dhe Perëndia. Pas pesë shekujsh persekutimesh osmane dhe një shekulli masakrash serbe, Zoti ka dalë në mbrojte të shqiptarëve dhe minoriteteve tjera në Kosovë. Kjo don të thotë se vjen dita kur një ditë Serbia, Rumania dhe Rusia do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Pse? Ngase koha shëron plagët, ndërsa koha është distanca nga thirrja e Zotit deri te përgjigja e njeriut.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora