E enjte, 25.04.2024, 05:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Krasniqi: Takim pas 39 vitesh me bardin e këngës shqipe Qemal Kertusha

E shtune, 15.10.2011, 05:58 PM


Takim pas 39 vitesh me bardin e këngës shqipe Qemal Kertusha

 

Nga Shaban Krasniqi, Vushtrri Kosovë

 

“Do t? k?ndoja edhe sot me afsh djaloshari n? Kosov?”- thot k?ng?tari 80 vjeç. Dikush edhe mund ta dyshoj k?të, por jo edhe autori i k?tij shkrimi. Ky i fundit megjithat? dyshon se ka shum? t? atill? q? do ta d?gjonin me entuziazmin e dikurshem bardin e k?ng?s shqipe, e aq më pak asish që do t’i digjnin këmishat! Vlerat ka kohë që nuk jetojnë më tek ne…. Një dilemë më sillej në mendje para disa ditësh në vapën përcëlluese të gushtit në Durrës, derisa po shkoja me turrevrap për ta takuar artistin e përmendur veteran – do të provojë një ndejsi shumë të veçantë e të pakrahasushme me të tjera kur do ta takoja, apo, Zoti mos e dhashtë, do të zhgënjehesha e do të dëshiroja të mos e kisha takuar fare (si vargu i kënges –  ? Ma mirë hiç mos t’kisha pa ?…). Më heret, në disa raste takimesh me artistë që i adhuroja, i kisha provuar që të dya këto ndjenja (!)….Nga ana tjeter, nuk e di se ç’ndjesi do të kishte qenë për mua po t’a kisha realizuar këtë takim, po e zëmë para 20 vitesh. Besoj se do t’ishte e njejta gjë, apo ndoshta emocioni do të ishte edhe më i madh, duke pasur parasysh se në atë periudhë Kosova ishte e okupuar, e ndjenja për çdo gjë kombetare ishte shum?her? më e fuqishme.

Janë mbushur plot 39 vjet nga ajo mbrëmje e magjishme vere e vitit 1972 në kopshtin e Shtëpisë së kulturës në Vushtrri, ku e kisha parë e dëgjuar për herë të parë këngëtarin në fjalë. Isha 17 vjeç, e entuziazmi për të parë e dëgjuar koncertin e Ansamblit Shqiptar të këngëve dhe valleve ishte i jashtëzakonshëm. Anipse atëbotë qyteza e Vushtrrisë zor se mund të kishte pasur më shumë se 10.000 banorë, me mijëra sish edhe nga fshatrat e komunës e më gjerë ia kishin mësyer Shtëpis? s? Kultur?s. Nx?n?s t? zgjedhur t? shkollave fillore t? komunës kishin formuar nj? rresht e me lule n? dor? u uronin mir?seardhje artist?ve. Nuk ishte p?r t’u çuditur,  k?ndonin kolos?t e k?ng?s shqipe, të parrijtëshmit Ibrahim Tukiçi, Qemal Kertusha, Fitnete Rexha, Fatime Sokoli, Naile Hoxha, etj. Violinisti i cili tanimë ka arrijtur majat e artit, Ibrahim Madhi, e udhëheqte orkestrin…Entuziazmi shp?rtheu si nj? vullkan kur artist?t e pushtuan sken?n e improvizuar n? kopshtin e sht?pis? s? kultur?s; seicila pik? artistike ishte e veçant?, andaj ovacionet dhe duartrokitjet në përkrahje t? artist?ve aq t? mir?pritur s’kishin të ndalur.

Rinia shkollare vushtrriase q? nuk kishte arrijtur t? futej n? kopshtin e shtëpis? s? kultur?s, ngase aty nuk kishte vend as ku ta lëshoje gjilper?n, kishte pushtuar kulmin e rrafsht? t? sht?pis? s? kultur?s e nga entuaizmi e deliri i krijuar digjnin k?mishat, ashtu siç digjeshin zemrat p?r v?llezerit e motrat artist? shqiptar. T? rinj?t kishin hipur n? kulm duke u ngjitur p?r ulluq deri n? kulm nga pjesa e prapme e ndërtesës, e një fqiu im (Xhevat Ahmeti, sot profesor i  matematikës) madje qe rr?zuar e p?rpak nuk kishte r?n? e mbaruar tragjikisht n? dy binar?t e hekurt q? ishin vendosur vite m? par? para ark?s ku shiteshin biletat, p?r t? formuar ashtu detyrimisht rreshtin për furnizimin e artdashësve me bileta…Ai nuk e kishte vajtuar rrëzimin e tij, po menjeher? ishte ngjitur ullukut perpjet? p?r tek shok?t…. Sigurisht q? ishte koncerti m? mbres?l?n?s q? kishte mirëpritur ndonj?her? qyteti i lasht? i t? mendjenditurit patriot Hasan Prishtina.  Entuziazmi shihej edhe tek këngetar?t artist? t? k?ng?s shqipe, e valletarët e vallëtaret thua se do t? fluturonin si shqipet nga skena e improvizuar.

 

Drejtori i shtëpisë së kulturës, z. Fahri Buçinca, njeriu që bëri e që vazhdon të bëjë edhe sot e kësaj dite aq shumë për sportin e kulturën në komunën e Vushtrrisë e më gjërë, bëri e ç´bëri e Ansamblin Kombëtar të Këngëve e Valleve në Vushtrri e solli. Biletat për koncertin na i kishte siguruar djali i agjes tim, Rexhepi, arsimtar jashtëzakonisht i zellshem i gjuhes shqipe, i cili me entuziazëm që nuk kisha parë ndonjeherë tek ai më kishte dhënë sihariqin për koncertin. Babait të tij, agjës sim plak Kahrimanit, i dridhej buza derisa dëgjonte të këndonte e luante në qifteli bilbili i kënges folklorike, e paarrijtëshmja Fatime Sokoli...Edhe Naile Hoxha e Fitnete Rexha e të tjerë çuan peshë zemrat e artëdashësve në Vushtrri, po mua më së shumti më pati ngazllyer këndimi i dy këngëtarëve të mij të preferuar Qemal Kertusha dhe Ibrahim Tukiçi... ? Për midis pazarit të Durresit ?,  ? O ti det o ujë i njelmët ? , ? Jam bandill nji trim i fortë ?  u ekzekutuan me aq bukuri nga Qemal Kertusha sa mendoja: ? Epo më mirë se kaq nuk ka... ? Megjithatë preferenca ime numër një ishte e mbeti i tenori i madh Ibrahim Tukiçi....E kush do ta kendojë ndonjeherë ? Bishtalecat palë e palë ? si ai..?Pastaj  ? Hajde Gjyle ? , ? Mic Sokoli  ? etj...Këngetarëve publiku u dhuroi tufa lulesh (vajza 5 vjeçe Valbona Qirezi i kishte dhuruar lule Fitnete Rexhës e cila e kishte puthur në faqe. „Një javë nuk e kam la faqen që sa më gjatë të qendrojë në të buzëkuqi i këngëtares“ tregon sot doktoreshë Valbona), e pati edhe ndonjë që ashtu, fshehurazi, u kishte dhuruar edhe ndonjë unazë apo stoli tjetër...Drejtori Buçinca ia dhuroi ansamblit një pikturë të bukur, kur dikush mes publikut entuziast thirri  ? Rroftë Enver Hoxha!?. Kanë kaluar 39 vite nga ajo mbremje magjike!!!!

*            *               *

.....Më kishin thënë se z. Kertusha banonte në një pallat afër shtepisë së kulturës, e aty një gazetar me tha se rrugës përpjetë, nja 300 metra tutje, karshi gjykates komunale, gjendej pallati ku banonte këngetari veteran. ?Afër pallatit gjendet një lokal ku shpesh rri z. Qemal me disa bashkëmoshatarë të tij,?më tha...Lokalin e gjeta lehtë, aty dallova një tavoline ku rrinin e bisedonin nja 7-8 njerëz të moshuar, të veshur bukur me kostume e shumica me kapela në kokë...Sa pleq të mirë, mendova...Me droje iu drejtova njërit me pyetjen nëse e njihte Qemal Kertushen...“Jam nga Kosova e desha ta takoja“...Ai qeshi me dashamiresi: ? E kemi shokun tonë.. ?- tha duke bërë me dorë si për të prezentuar gjithë shokët rreth tavolinës...“Po si është me shëndet“ - e pyeta. „Shumë mirë...“ – „A mund të më tregoni se ku banon? „...“Patjetër“ më tha, të shpie unë tek apartamenti i tij. U ngrit e më mori për krahu më dashamirësi, si të ishim njohur kaherë...

Pa shkuar as 50 metra u kthyem në të djathtë...”Ja kjo është hyrja e pallatit të tij, banon në katin më të lartë, po unë do të të shoqërojë deri atje”, më tha me buzëqeshje dashamirëse...Shihej se gëzonte shëndet të mirë, ngase hapin e kishte të lehtë e nuk i zihej fryma fare...”Jo jo, nuk ka nevojë” - i thash...”Shkallët i ngjes vetë, ju faleminderit”...”Epo mirupafshim” më tha...”Kati më i lart, në derë shkruan Familja Kertusha”...Ia bëra me dorë në shenjë falenderimi, e ngjita me turrevrap shkallët përpjetë...Hapësira ishte e pastër sikurse edhe shkallët. Kur u ngjita në pushimoren para derës së re në katin më të lart pashë një pllakë ngjyrë ari me mbishkrimin Familja Qemal Kertusha. Nga mbipesha, po besoj se edhe më shumë nga emocioni, zemra më rrihte fort e vendosa të marr frymë për pak çaste para se t’i bija ziles...Megjithatë nuk me pritej, kështuqë pas disa sekondash i rash ziles së derës...Pas pak dera u hap e në derë pashë të veshur me tuta të poshtme sportive e me kanatiere njeriun që e kisha parë para 39 vitesh në koncertin që ua përshkrova më heret.

Me të parë figurën time plotësisht të panjohur për te, ai me tha ftohët: ? Urdheroni…. ? Ia thash në mënyrë fragmentare duke belbëzuar e i pushtuar tërësisht nga emocionet shkurtimisht se kush isha, se e kisha parë e dëgjuar për herë të parë para 39 vitesh në një koncert në Vushtrri, se kaherë kisha ëndërruar ta takoja për shkurt, sa për të mësuar se a ishte mirë me shëndet...?Shyqyr mirë qenki, e unë nuk po u trazoj më shumë, tash po shkoj,? - i thash e po nisesha shkallëve teposhtë...Pas asaj befasie fillestare, ai më kishte dëgjuar me dashamirësi, ndërsa derisa po nisesha drejt shkalleve, ai beri një gjysëm hapi e më kapi për krahu me një lëvizje çuditërisht të shpejt e të shkathët për moshën e tij: ? Më fyeni nëse nuk hyni mbrenda, t´ju jap bile një gotë ujë ?. T’ua them të drejtën, mezi prisja të rri edhe disa çaste me këngëtarin këngën e të cilit e pëlqeja aq shumë.

Hymë brënda, në dhomën e miqëve. Eshtë  një ambient i freskët pas asaj vape përcelluese përjashta…Varur në mur në dhomën e rregulluar e mobiluar me shumë shije qëndron një pikturë në të cilën dallova Qemalin e ri përkrah një femre të mahnitshme me flokët e krehura si të aktoreve më të bukura holivudiane të viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar. ? Mereme, eja se kemi mysafir nga Kosova! ? e thirri ai. Ajo me gjasë po i kryente punët e saj prej amviseje në balkonin e apartamentit të tyre, erdhi menjëherë me një buzëqeshje të një lokemadheje dashamirëse…. ? Zonjë paskeni qenë me fat të keni kaluar një jetë të tëre me një artist kulminant e njeri si baca Qemal!…? -?Qebesa po, kam qenë me shumë fat….Para disa vitesh theva këmben e Qemali është përkujdesur për mua si për femijën e vet! ? me tha edhe ajo pa e filluar ritualin e urimit të mirëseardhjes e pyetjeve rreth mirëqenies së familjes…”Po besa edhe baca Qemal paska qenë me fat të ketë pasur një nuse e shoqe jete të bukur si Rita Hayworth! “Vërtetë Meremja e pikturës i ngjante shumë aktores amerikane me nam…

Qemali filloi t´i tregonte se prej nga isha e përse kisha ardhur, e asaj sytë i shkëlqenin nga ato që po dëgjonte...Për t´a kursyer nga shpjegimet Qemalin, e vazhdova unë shkurtazi, e ajo dëgjonte gojëhapur si e mahnitur nga rrëfimi....E kur u thash se kisha edhe foto nga ai koncert, e gjitha u bë edhe më e habitshme, pothuaj e pabesueshme...Dhe vërtetë ishte rrethanë fatlume të kishin mbijetuar ato foto në shtëpinë e kulturës në Vushtrri, pas 10 vitesh administrimi të dhunshëm serb, ku nuk kishte asnjë punëtor shqiptar. Fotot mbajnë vulen e fotografit pedant vushtrrias Nesim Spahiu, i cili ka një arkiv të pasur të jetës kulturo shoqërore në Vushtrri e më gjërë ndër dekada, që nga vitet ´30 të shekullit të njëzetë...Meremja tanimë na kishte mbushur gotat me lëng peme, e vazhdonte ta përcillte me dashamirësi bashkëbisedimin mes meje e Qemalit...Qemali dukej paksa i befasuar nga njohja ime e këngeve e të repertoarit të tij, e aq më tepër kur atij pothuaj i kishte dal nga mendja për një çast kënga e bukur e tij ?Hej çka m´ka gjetë? (atë këngë e këndon bukur edhe Riza Bytyqi)...?Epo ti po meriton një dhuratë të vogël ?më tha baca Qemal, e u largua për disa çaste për t´u kthyer me një disk në dorë....

U befasova e u gëzova shumë...Një numër i madh i kengëtarëve tanë të shquar veteran apo që nuk jetojnë më nuk kanë disqe me kënget e tyre...Derisa po e sillja këtë në mendje, ai tanimë më kishte shkruar me bukurshkrim dedikimin ? Z. Shaban, Një album me këngë të kënduara ndër vite. Me respekt – Qemal Kertusha?....- “Sa mirë që e keni se paku këtë disk, anipse do të duhej të kishit pasur edhe shumë e shumë të tjerë....“ i thash pa e formuluar si duhet mendimin...Unë me disa disqe e Qemal Kertusha vetem me një!!! „O tempora, o mores” thash vetëmevehte, i kënaqur që Qemali nuk po e mirrte me mend se cka po bluaja në mendjen time... Mbase kjo mund të ndodhë vetem tek ne shqiptarët, që nuk po shquhemi kohëve të fundit për respektin ndaj vlerave tona të mirëfillta....Disku titullohet ?Të falem i bukuri Durrës? dhe permban 14 këngë : 1.  ?Të falem i bukuri Durrës?, 2. ?Nën portokalle?, 3. ?Fëmija i parë?, 4. ?Ne jemi tre?, 5. ?Vasha të gëzuara?, 6. ?Larg në det, larg në oqean?, 7. “Valsi i rinisë”, 8. “Një vello hëne”, 9. “Valle labërishte”, 10. “Mall për nënen”, 11. “S´mbyll sytë gjithësia”, 12. “Ti o det, o ujë i njelmët”, 13. “Kurorë dashurie o Durrës je” dhe 14. Potpuri këngesh popullore.

Nuk përtoi madje që me dorëshkrimin e tij pedant të m’i shkruaj edhe kompozitorët e të gjitha këngeve të diskut, përveç atyre popullore që nuk u dihet autori, e për më tepër mbeta  gojëhapur me faktin se para disa muajsh kishte inçizuar këngën ?Kurorë dashurie o Durrës je?...Pos asaj kënge edhe disa tjera ishin inçizime të vona…Cilësia e këndimit të këtyre këngeve është vëretë për t’u admiruar...Ajo që më befasoi më së tepërmi ishte gatishmeria e tij për të ardhur e kënduar sërish në Kosovë edhe në këtë moshë...I thash se Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve ?Shota? ka një orkester të mrekullueshem, e ai vetem e përsëriti duke buzëqeshur se ishte gati për sfidën e skenës kosovare...Mehremja po na e përkujtonte të hanim akulloren që e kishte pergatitur vetë..Ne vazhdonim të këndonim me kënaqësi herë njeri, herë tjetri e herë të dy bashkë kënget e tija të pavdekshme....Akullorja tanimë qe shkrirë në gotë….

“Do të këndoja me afsh djaloshari edhe sot në Kosovë “- thot ai, derisa sytë i shkëlqejnë apo lotojnë nga entuziazmi e emocioni.Dikush edhe mund ta dyshoj k?të, por jo edhe autori i k?tij shkrimi. Ky i fundit megjithat? dyshon se ka shum? t? atill? q? do ta d?gjonin me entuziazmin e dikurshem bardin e k?ng?s shqipe, e aq më pak asish që do t’i digjnin këmishat! Vlerat ka kohë që nuk jetojnë më tek ne….

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora