Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Binom kosovar

| E shtune, 15.10.2011, 05:59 PM |


BINOM  KOSOVAR

 

Nga Zeqir Lushaj

 

-Këndoma kangën, sa t’jam gjallë,

Se kur të vdes, mos t’qofsha falë…-

-popullore-

 

1. “PREJ PODRIMJES, PO NA VJEN HABERI…”

-… varg, i një kange të vjetër popullore-

 

…!

…E di se, Ai,

Nuk ka nevojë për lëvdatën time!

Por…, nënshkruaj, që:

 

Që…,

Si këmishën veshë, e ndjej,

Prekjen e fjalës së Tij!

 

Edhe, kur shkruan,

“keq”,

Ali Podrimja,

 

Pa e duartrokitur,

Zor, se mund të rrij!

 

Është, pak ,

“i djegs”,

Por…, pa zarar!

 

Ali Podrimja:

– (Një),

I besueshëm – lajmëtar!!

./.

(Marrë, nga libri , ”Lisi i shkruar” , i autorit  Zeqir Lushaj, faqe 101)

 

 

2. SABIT…

-Poetes së nderuar, Sabile Keçmezi-Basha, në Prishtinë-

( Letër e hapur, nga Amerika)

 

…!

Duke të lexuar,

Zonja Sabile,

(Edhe …, duke të parë,

Së paku, në fotografi),

 

I them vetes:

-More, ata të Kosovës,

-More, ata të Prishtinës,

-More, edhe robtë e Tu,

…!

A e dijnë mirë,

A e dijnë mirë…,

Që të kan Ty !?

…!

Se, ç’farë dijnë andej,

Në ato anë,

Unë, s’mund ta di.

 

Amaaa:

-Sabile Keçmezi-Basha,

…Nuk bahet Dy !

./.

 

USA, vjeshtë, 2011