E enjte, 25.04.2024, 02:31 PM (GMT+1)

Editorial

Ardian Ramadani: Ju lumtë, z. Ambasador

E shtune, 15.10.2011, 06:00 PM


JU LUMTË, Z. AMBASADOR

 

NGA MR. ARDIAN RAMADANI

 

Para pak ditësh Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e tij, z. Arben Çejku, të cilin për së pari herë pata rastin ta takoj dhe njohtoj në takimin që e organizoi Ambasadori i Francës, Shkëlqesia e tij Jean-Claude Shlumberger për hir të festës kombëtare franceze, më 14 korrik 2010, dhe i cili më la mbresa shumë të shkëlqyera me qëndrimin e tij dhe me elokuencën e pashoq, dha një deklaratë e cila shashtrisi të shashtrisurit, ngase me të vërtetë opinioni sllavomaqedonas, qeveritarët dhe pushteti sllavomaqedonas, i mësuar me servilosjen dhe OMERTËN e partisë shqiptare në pushtet, po edhe me zhurmën pa efekt të opozitës për shkak të pafuqisë së saj, nuk e kishte pritur që do të reagonte ashtu fort, ndaj teksteve mësimore. Edhe pse në kuadër të Ministrisë së Arsimit, ministri kjo që i ka financuar këto tekste mësimore, punojnë kuadro shqiptare, edhe pse kemi qeveritarët shqiptarë, edhe pse kemi shumë njerëz me tituj Mr, Doc. Dr, e Prof. Dr, u desht të reagojë fort Shkëlqesia e tij, në mënyrën e duhur, që të mbrojë shqiptarët nga fyerjet dhe poshtërimet e akadhemykëve maqedonas në tekstet mësimore.

Deklarata e këtij njeriu të madh, këtij patrioti i cili deklaroi dhe tha vetëm të vërtetën kaloi në heshtje nga partia shqiptare në pushtet, e cila as që ia vuri veshin kësaj deklarate. Zaten sikur të sillej si duhej kjo kastë politike qeveritare shqiptare, punët do të rridhnin si duhet, e nuk do vinim deri në këtë derexhe ku fillimisht do na bënin njerëz me bishta, njerëz ardhacakë, kush tjetër përpos disa akadhemykëve pa identitet, apo me identitet të dyshimtë, zombie. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, me këtë veprim të shkëlqyer, duhet patjetër të mbrohet nga faktori politik shqiptar, ngase ai e tha të vërtetën, dhe kërkoi diça që është shumë reale dhe e duhur, ndalimin e poshtërimit të shqiptarëve. Kësisoj vijmë deri në konkluzionin se sikur mos të ishte Ambasadori i Shqipërisë, Shkëlqesia e tij, z. Arben Çejku për të bërë këtë reagim, edhe këto tekste mësimore do të kalonin heshturazi, ashtu si na kaluan shumë projekte, veprime e gjëra të tjera, ku u diskreditua, u poshtërua, u njollos dhe u përbalt elementi dhe qenia shqiptare, duke u miratuar këto gjëra nga ne, përmes hestjes sonë. Në këtë mënyrë faktori politik shqiptar në vazhdën e mossuskeseve dhe dështimeve të radhës, dëshmoi edhe njëhere se është i paqenë, ashtu siç ka dëshmuar vazhdimisht dhe po dëshmon edhe më tej, dhe pyetem vallë se sikur mos të ishin personat e shkëlqyer sikurse Ambasadori Çejku për të thënë të vërteten, vaj halli për ne, kush do thoshte tëvërtetën dhe kush do e mbronte të njejtën.. E pra kështu, shqiptarët e gjorë të këtij shteti, në vend se të i mbrojë partia politike shqiptare e cila u votua për ti përfaqsuar si duhet, i merr në mbrojtje Ambasadori i Shqipërisë (thuaja se pak gjëra dhe punë të tjera ka Shkëlqesia e tij), e kësisoj OMERTA e politikës shqiptare dhe qeveritarëve shqiptarë, dëshmoi për të satën herë me radhë, se nëse nuk je gati të reagosh me kohë, nëse nuk ke prevencionin me kohë dhe nëse nuk ofron zgjidhje të problemit me kohë, i talluri të tall. Kemi mbetur që disa krymba akadhemykësh me ide ksenofobe dhe të çoroditura të tallen me pasardhësit e pellazgëve dhe ilirëve, me pasardhësit e atyre që kanë drejtuar Perandori, Mbretëri, me bashkëpatriotët nga gjiri i të cilëve kanë dalur shkrimtarë të mëdhenj me përmasa botërore, nobelistë e çka e çka tjetër jo....

E nga kush, nga ata që janë të dyshimtë në gjithçka, e mbi të gjitha në identitet, nga ata që në çdo 10-15 vjet ndryshojnë simbolet, flamurin e hymnin, ngase gjithçka kanë artificiale.

Andaj, me plot të drejtë dhe me gojën plot, duhet që çdo shqiptarë të përshëndesë deklaratën e Shkëlqesisë së tij,  z. Arben Çejku, të mbështesë qëndrimin e tij, e mbi të gjitha kjo është detyrë dhe obligim për ata që na përfaqësojnë në Parlament dhe në Qeveri. Lufta provon trimin, zemërimi të diturin dhe fatkeqësia vëllaun. Me këtë fjalë të urtë mundemi lirisht të konstatojmë se reagimi i Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, ishte i përcjellur me zemërim të arsyeshëm dhe të meritueshëm, ndërsa i shoqëruar edhe me një brengosje të thelle vëllazërore, andaj ai i sfidoi qeveritarët tanë dhe theu ligjin e Omertës përballë veprimeve të dëmshme dhe poshtëruese të kësaj qeverie dhe të ketyre akadhemykëve ksenofob.

 

E keqja vjen me kembët e kalit dhe ikë me këmbët e breshkës, por ama nëse nuk reagon me kohë dhe ashtu si duhet, ndodh që e keqja të mishërohet në ty dhe të mësohesh me të, saqë gjithçka të duket në rregull.

 

Andaj për në fund, ju lumtë z. Ambasador për këtë deklaratë tuajën, e cila e pati jehonën e duhur për ata që kanë vesh, e ndikoi sadopak në heqjen e të keqes dhe mllefit prej nesh.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora