Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Nëngurra: Kah po shkon populli shqiptar

| E premte, 14.10.2011, 08:03 PM |


KAH PO SHKON POPULLI SHQIPTAR

 

Nga Selim M. Nengurra

 

Sot, porsa u ngrita, u desht ta qortoja bashkëshorten time. Pashë se koha e gjatë e qendrimit të saj në vendlindje kishte ndikue te ajo dhe mue kjo më pengoj. Porsa dola në korridor dhe u drejtova nga kuzhina, degjoj se dikush fliste turqisht. Dal në dhomen e ditës, apo sallon sikur i themi na mergimtaret në Norvegji, dhe shoh se ajo ishte ulë dhe shikonte në TV nji serial turk. Pa asnji fjalë mora teledirigjuesin dhe i ndrrova programin. Ajo u skuq dhë më tha: “Po pse, nuk ka diçka të keqe në këtë serial. Në Kosovë të gjithë po e percillnin”. Po në Kosovë, po se ajo vertetë asht ba KOS-me OVO, ama dije se në Dardani shqiptaret dardanë kurrë nuk e shikojnë asnji program të Turqisë. I spjegova asaj se duhet të harrojë çka ka pa atje te farefisi i saj dhe gjithandej nëper vizitat e saj te injoranca jonë e shumtë.

 

Ajo pranoi se pajtohet me mue dhe spjegimet që i bana, u ngrit të na pregatisë pak mengjes, ndersa unë u ula dhe mendimet më iken larg, shumë vite mbrapa. Nuk munda t'i ndalja ato dhe me shpejtësi shkuen deri të viti 1389, pikërisht në qershor të atij viti dhe thuejse para vetes pash dy ushtri perballë njana tjetres të gatshme per luftë, per luftë per jetë a vdekje. Ushtria osmane perballë koalicionit të krishten në Rrafshin e Dardanisë që nga ajo ditë filloi të thirrej Kosovë-vo-va. Disi ndjeva se e pash Milesh Kopilin tue hy me shpatë në dorë në çadren e pushtuesit aziatik sulltan Muratit të Parë dhe pash se si ai trim Dardan, i lindun në zemren e Drenicës, i hoqi koken me nji të rame me shpat sulltanit katil. Kur pash kryet e premë m'u duk si krye gjarpni dhe mendova se shpetuem na fiset iliro-dardane, m'u duk se shpetoi Europa dhe krishtenimi.

Nga mendimet e mia më zgjoj po sikur nga gjumi zonja ime me ftesen per ta ngranë mengjesin. Mbas mengjesit disi tanë diten deri në këto momente të mbramjes kur po e shkruej, isha i preokupuem me pyetjen që i baja vetes dhe asesi nuk dija ti pergjigjesha; "KAH PO SHKON POPULLI SHQIPTAR?! "

 

Dhe vertetë, ka po shkojmë na, kush jemi na dhe çka duem? Ma merr mendja se ma shumë se asnji popull tjeter na kemi proverba popullore që dikur ishin shkollë dhe universitet per t'u arsimue brezat neper oda burrash. Ama pse neve asgja nuk mësojmë nga ato, dhe besa tash edhe i kemi harrue proverbat dhe traditat tona të mirsjelljes e të bujarisë. Ato na tash i kemi zavendsue me nasihate per historitë e njifarë arabi të fisit kusherinjë me emnin Muhamed - t. Pershendetjet e bukura dhe kuptimplota në gjuhen ma të paster e ma të shenjtë, Gjuhen Shqipe, neve i kemi zavendsue me selamalejkumet, marrhabat, hoshbolden, hoshgelden e besa nëper qytetet tona degjon edhe fjalë tjera si nasellson, arkadash, elhamdurilah, ejvallah, berqatvers e tjera turqizma e arabizma që njeriut normal i grryejnë shpirtin dhe i bajnë zemren copë.

 

Permenda proverbet popullore sepse m'u kujtue nji që tregon per SORREN e cila kishte pasë hapë krahet per tu ulë e qendrue në dy hunjë gardhi, mirëpo, mbas pak, njani i kishte pas hy në bythë.

Na shqiptaret në nji anë duem ta kemi mike Ameriken, sepse jemi të vetëdishem se pa te, mbrenda pesë minutave na perbijnë Serbia e Greqia, ndersa në anen tjeter kemi mbushë trojet tona me xhamija arabe e turke minaret e të cilave duken si koka armesh berthamore dhe ndjellin tmerr e prapambetje, por ma së shumti ndjellin dhe mbjellin urrejtje te miqet tanë , te shpetimtaret tanë, Amerika dhe bashkësia europiane me Anglinë, Gjermaninë, Francën, Italinë etj, etj popuj miq. Pra, ruju o popull, se në dy hunjë nuk mund të qendrosh, padyshim njani herdo-kur ka me t'u futë mbrapa. Dhe nese kjo ndodhë, të baftë mirë se e ke meritue. E ke meritue se je çue peshë para kobit tand. Praktika ka tregue se njerzit që çohen peshë e hanë kryet e vetë.

 

Prap po kthehem te rasti im sot me zonjen time. Ajo ka qendrue në vendlindje tre muej dhe asht kthye para dhjetë ditësh. Nji ditë më tregoi se kishte pasë vdekë nji grue e moshueme  në lagjen e dajve të saj dhe se kjo paska pasë shkue në varrim simbas zakonit. Mirëpo atje ajo qenka tmerrue kur ka pa se nuset e djemëve të të vdekunes ishin të mbeshtjelluna me shamija e ferxhe islamiste, se si djemët e saj dhe djemët e kunatit të saj ( pra të vdekunes ) kishin lëshue mjekrra dhe kishin veshë pantallona me kambza të shkurtuem. Nuk u durova tha, fillova me i pyetë disa nga ato nuse që i njihsha dhe që deri parvjet nuk ishin mbulue kurrë. Po pse jeni mbështjellë ashtu moj fatzeza? Na jemi me namuz, jemi muslimanka, i kishte pasë thanë njana. U bana nervoze, më thotë zonja ime, dhe nuk mund e durova. Po na qenkemi të pafytyra simbas teje a? Ptuh! Turp me t' ardhë, moj shtriga e dreqit, se me u çue, t'i shkyej shami e ferxhe e t'i shkul floket si shtriges. Nuk mbulohet morali me lecka, ku e moret këtë pis mode apo kulture?!

 

Sod ndegjonte nji serial turqishtë, hajt tash ec e merre vesh këtë punë!!!

 

Pra u vertetue diçka që per neve si popull gjithmonë ishte e kobshme. U vertetue se proverbi i popullit; " NË NDEJSH ME DREQ, BAHESH DREQ, NË NDEJSH ME PRIFT BAHESH PRIFT..."

 

asht shumë i sakte.

 

Kjo sado e brymosun me shqiptarizem të shendoshë e të paster, megjithate koha tremujore e qendrimit të saj në vendlindje ku 24 orë rresht TV-të nuk paraqesin asgja tjeter pos seriale turke, ku në familjet e katundeve dhe të qyteteve tona nuk degjone të flitej per diçka tjeter pos per ngjarjet e serialeve turke, ku pothuej çdo të dyten ditë në studiot e Tv-ve janë të ftuem hoxhallare e mjekrroshë të tjerë talibanistë, kur per 30 ditë të muejt të ramazanit transmetohen namazet e taravitë, iftaret dhe të tjera rite të fesë islame  nuk asht çudi se kjo perditshmeni dhe kjo propagandë e agjitim islamist megjithate kishte lanë nji ves, nji pershtypje edhe te bashkshorjta ime. Ja kishin shti në krye se percjellja e serialeve turke asht interesante. Tash mue dhe asaj na doli telashe sot ta diskutojmë këtë pothuej tanë paraditen. Ma në fund pash se ajo u pajtue me mue se ma mirë asht me pa programe të garave eskimeze me saja të qenve,  se sa me pa diçka turke apo arabe.

 

Dhe per mos me u zgjatë, po e perfundoj shkrimin tue tregue se cili asht fajtori per mjegullen e dendun me plot KALLOKANGJA , fantazma këto që i kanë marr shqiptaret para vetit dhe i çojnë neper mjegull atje ku shqiptari nuk duhet të shkojë.

 

Në radhë të parë fajtorë janë intelegjenca shqiptare, të gjithë ata shkrimtarë, profesora, doktora e magjister dhe të tjerë akademikë antarë të Instituteve dhe të vetë Akademisë së Shkencave a Arteve të Dardanisë. Ama fajtorë direkt dhe edhe ma të mëdhenjë janë RTK-ja dhe të gjitha TV-të tjera private në gjuhen shqipe të cilat në radhë të parë kanë kuader injorant e total të pa aftë e të pakualifikuem per detyrat që janë të punsuem. RTK-ja per 12 vite ndrroi me dhjetra kryeredaktorë e redaktorë dhe per çudi të gjitha herat redaktori i shkarkuem ishte ma i zoti dhe ma profesionist se ky i riu që emnohet.

 

Sot atyne që marrin sado pak vesh në gazetari i vie të qeshet per mos me u ba banal e të them se i vjen me vjellë kur sheh nji Donal Syla redaktor. Ky njeri mezi arrin me i shqiptue dy fjali pa i ba tri gabime dhe belbzime. Neve shohim reporter të cilet nuk marrin vesh në zanatin e reporterit, pos Rozafa Metaj. Ishte dikur Artan Haraqija, ai tash si duket u zavendsue me diken të familjarve të pushtetarve. Dhe normal se njerëz të tillë të paaftë nuk u shkon mendja ta sjellin në studio ndonji Akademik, shkenctar, profesor, shkrimtar e krijues të tjerë, të cilet do i flitnin popullit per kulturë e histori kombtare, per tradita e zakone kombtare, por në studio të TV-ve kemi pothuej per natë të Zotit nga nji program me dy e tre hoxhallarë, me nga dy e tri gra të mbulueme me shamija e ferxhe.

Pse kjo propagandë islamiste?! Per kend bahet kjo?! Pse po heshtin Akademiket, pse po heshtin institucionet e shkences dhe kur do reagojnë ata. Kur do shohë shqiptari nji shqiptar të mirfilltë në studio të TV-ve tona shqipe tue folë shqip dhe tue perkrahë kulturen tonë shqiptare ?!

Nese njeriu sheh se per vetem 12 vite të anarkisë e të sundimit të injorances pjesa dermuese e popullit u dezorientue dhe u ba sharlatane tue humbë ndjenjat e veta dhe atdhedashuninë, si t'i mbyllim sytë e mos ta themi haptas se pesë shekuj të sundimit osman na e kanë shkatrrue qenjen tonë. A ka vend që t'i themi turqve dhe Turqisë popull mik e shtet mik kur dihet se pesë shekuj sundim ata nuk e banë asimilimin në asnji popull të pushtuem ma shumë se në popullin shqiptarë.Per ta asimilue popullin tonë turqit osman perdoren mjetet ma të liga , si shantazhe, presione, kercnime, shtypje me forma të tatimeve e deri te gjenocidi. Ata na i moren djemet e burrat dhe i derguen nizam e syrgjyn me vite deri edhe dy dekada e besa shumica e tyne nuk u këthyen kurr ma tue i lanë eshtnat në vendet e tokave të hueja arabe, ndersa gratë e vajzat tona kanë mbetë pa burra dhe padyshim se ka pas pastaj imoralitet me hater apo me dhunë dhe asht ba degjenerimi dhe baltosja e genit iliro shqiptar. Dhe thue se kjo nuk iu mjaftoi, ata perkrahen popujt sllav dhe greket per tu dhanë atyne të drejten per ta shtyp popullin shqiptar. Osmanet pushtuen Konstandinopojen dhe e banë Istambull, por nga aty kurr nuk e mbyllen as nuk e penguen selinë e kishes sllavo-ortodokse e cila asht aty edhe sod e kësaj dite. Ndersa shqiptarve u ndaloi zhvillimin dhe arsimimin në gjuhen shqipe.

 

Unë lexoj shumë dhe njoh pothuej per mrekulli biografinë e Haxhi Zekes, këtij Burri të kohes së RILINDJES tonë Kombtare. Ky burr dhe patriot ishte edhe në Qabe dhe pikrisht pasi u këthye nga andej ai bleu per veti dhe per hanmin e vetë petka ( tesha alafranga ) moderne evropiane. A thue vallë ishte i verbet Haxhi Zeka dhe mbasi pau Qaben dhe pelegrinet musliman atje nuk pau se me kenë musliman qenka mirë, por shkoi e u vesh si francez dhe ashtu delte në meshlise burrash e jo me çallma e shallvaret turko arabe ?! Haxhi Zeka së bashku me truprojen e ti besnike Ramë Feken me plis të bardhë në krye e veshun me petka allafranga edhe u vranë në Pejë nga dora e turkoshakve të shitun në sherbimet serbe.

 

Athue vallë ishte aq i verber Haxhi Zeka që kur pau vëllaznit e tij Katolikë tue ndertue Kishen e Zllakuqanit luti Ramë Feken të shkojnë bashkë në shpatijet e bjeshkes së Rugoves dhe ta nxjerrin nji fidan LISI e ta sjellin si dhuratë per ta mbjellë në oborrin e Kishes dhe sot ai LIS asht aty si simbol i qendreses, bashkimit dhe forces shqiptare.

 

Prandaj, o popull, kujtoje pak Haxhi Zeken, Hasan Prishtinen, Haxhi Zekë Berdynaj, Idriz Gjilanin dhe sa e sa të tjerë burra patriot shqiptarë që gjithmonë kanë jetue e veprue si shqiptarë dhe që pushken e shpaten ja kanë kthye Turqisë osamne, serbit, grekut, bullgarit e malazezit dhe kanë mbrojtë Atdhe e kulturë shqiptare.

 

Kundershtoje o popull terrin afro-aziatik. Thuej kryeministrit Hashim Thaqi se ai mund ta ket vëlla Rexhep Taip Erdoganin, Avdulla Gul, Ahmed Davudogllu etj etj arkadash se tek e fundit me ngjyren lekures dhe tenin e saj bukur fort u ngjan anadollakve, por thueni Thaqit se neve turqit dhe Turqinë i kemi anmiq. I kemi anmiq bile edhe ma të mëdhenjë se serbosllavet sepse tek e fundit "TAPINË" per të na sundue neve, serbosllavet e moren nga Stambolli i Turqisë. Dhe detyrimi i dhunshem i turqve osman per tu ba neve shqiptaret zabit, çaush, begler, pashallar e vezir të osmanjlinjve solli forcat evropiane të mendojnë se neve jemi turq, se neve nuk dallojmë nga turqit andaj ju dha Vranja Serbisë e Ulqini Malit të Zi.

 

Zgjohu o popull dhe thuej Thaqit e Sali anadollak Berishes se neve jemi shqiptarë dhe nuk na duhet as miqësia as afersia me Turqinë. Turqia duhet të kerkojë falje jo vetem Armenve per gjenocid, ajo duhet ti kerkojë falje per gjenocid ma së pari popullit shqiptarë. Ajo edhe sod banë gjenocid kunder shqiptarve kur kerkon haptas në mes të Tiranës që kur të vin ata në zyrat e kryeministrisë shqiptare mos të ketë buste as foto të Gjergj Kastriotit. Ban gjenocid kur Erdogani kerkon që Gazimiestani vendi ku u varrosen zorret dhe organet tjera të mbrendshme të pushtuesit Sulltan Murati të shpallet vend i shejt dhe pelegrinazhi per muslimanet turq. Thoni o popull Hashim Thaqit se nese Gazimestani asht vend i shejt per turqit pushtues pesë shekullor, atëherë me atë logjikë le t'i lejojmë edhe serbet dhe bile t'i ndertojmë me parat e buxhetit të Dardanisë nji permendore në Fushë Kosovë  edhe Sllobodan Millosheviqit. Ky këtu e pat fillue ngritjen e tij meteorike në politiken serbo-jugosllave, dhe nese Sulltan Murati po pse jo edhe Millosheviqi mos ta ketë vendin e pelegrinazhit per serbet gjenocidal e shovinist.

 

Sot janë dalë haptas grupe magjupesh të cilve u prin nipi i Sinan Hasanit, ish akademci i JNA-së serbosllave Fuad Ramiqi dhe ata kercnojnë institucionet e shtetit të brishtë të Dardanisë me kerkesat e tyne per ta ndertue nji xhami perballë Katedrales Shqiptare. Nuk u mjaftojnë të shkretve ato 1000 e ma teper xhamija që u ndertuen pas luftes, plus atyne të vjetrave që ishin aty si dhuratë e pushtimit osman pesë shekullor.

 

Mue më bani pershtypje diçka që lexova këto ditë në librin e z. Hasan Zekaj " GJYTETET THËRRASIN NDËRGJEGJEN "libri i dytë, faqe 141 ..." Ndërkaq, në Radac popullata ishte e besimit të krishterë dhe e kishte kishen e vetë, e cila gjendej " TE LIVADHI I KISHES ", afer Centralit.

At Pren Doçi, klerik i besimit katolik, mund të ketë shërbyer në këtë anë ( krahaso mikrotoponimin " KRONI I DOÇIT " ). Në shtesen e relates së ipeshkvit Pjetër Karagaqit per famulinë e Pejës, shkruen se misionar apostolik ishte Don Ndre Braçani, në vitin 1725 në misionin e të cilit hyn edhe fshati Jabllanica me 10 shtëpi e 50 anëtarë. 1*)

 

Pasi që njëri nga vëllezërit, vija e Doçit, të izoluar në Maskodër, nuk kishin pranuar ndërrimin e fesë, nga katolik në musliman, me gjithë familje ishte larguar, prandaj këta trashëgimtarë të Doçve, janë kusherinj krasniqas, të Jabllanices së Madhe të cilet rreth viteve 1850, 1870 janë shpërngulur në vendin e quejtur aktualishtë KRASNIQE ( Nepole ).

 

Tani shumica e anasve janë të besimit islam...."

 

Pra o popull, këto të dhana këtu në librin e z. Hasan Zekaj, që poashtu asht kusheri imi ashtu sikur pasardhësit e Doçve në Krasniqe, vertetojnë se unë e kam islamin në familje  këtu e 141 vjet. Tash si banë t'i hudhi 1870 vjet traditë fetare krishtene per vetem 141 vjet islam?!

Kështu thjeshtë e me logjikë o popull lype origjinen tande, gjeje diten kur u bane musliman dhe cila ishte ma parë feja e të parve tu. Gjeje per sa vite jetove me njanin e sa me tjetrin besim.

Shife rrugen kah po shkon o populli im shqiptarë dhe çohu se asht ora 5 deri në 12. Cohu sa nuk tu ka ba vonë. Thuej MJAFT  maskarallakut të mjerimit  e territ islam.

Thuej ik Turqisë, KERKO FALJE PER GJENOCIDIN PESË SHEKULLOR o shteti turk, o lider të sotshem islamist që u batë anmiq edhe të Republikes tuej të cilen e pat ba shtet modern shqiptari Kemal Ataturku, nese nuk kerkoni falje ikni, ikni atje tej grykes së Dardaneleve dhe kurr as si turist mos na ejani në dheun tonë pellazgo-ilir. Harrojeni se do ndryshohet historia per hir të kerkesave , kercnimeve e shantazheve tuaja që i bani. Harrojeni se do bahet aji ( ndryshimi i historisë ) edhe pse ju perdorni retorikë e diplomaci "PERKRAHËSE " per Dardaninë e Shqipninë, sepse neve dimë se juve jeni të pabesë, jeni të ligj dhe jeni anmiqet tanë ma të perbetuem. Neve dimë se miqet tuej janë serbet dhe popujt e tjerë sllavë si dhe greket. Dhe këtë miqësi juve e keni vetem kur asht në pyetje populli shqiptar, per ta shtyp e per ta zhduk ate juve jeni bashk si bythet e breket.

 

1*) Po skjarojë lexuesin se unë jamë nga Jabllanica e Madhe, Baba im Mustafë ka lind në Jabllanicë. Neve kemi dal diku në vitin 1923-1925 në Nengurrë ish Lubozhdë.

 

Borgenhaugen: 08.10.2011