E merkure, 24.04.2024, 03:31 AM (GMT+1)

Editorial

Pirro Prifti: Shqipëria dështon me dashje BE, por zgjedh Lindjen-Turqinë e Erdoganit

E premte, 14.10.2011, 08:03 PM


Shqipëria dështon me dashje BE,

por

zgjedh Lindjen-Turqinë e Erdoganit

 

Nga Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com 

 

Nuk është për tu habitur që hidhërimi i njerëzve të thjeshtë  i shkaktuar nga zhgënjimi i politikës shqiptare për tu afruar me BE nëpërmjet  plotësimit të 12 kërkesave standarde, duke zgjidhur ngërcin politik- nuk ka kaluar pa shkaktuar një gëzim të heshtur por dhe ëndërrimtar të afrimit plot dashuri dhe përulje me Babën e dikurshëm. `Parrulla `Dum Babën`, është në fakt një nga dy shkaqet kryesore  të mos integrimit shqiptar në BE. Deri më sot janë analizuar para e prapa e sipër e poshtë të gjitha variantet: shkaqet, pengesat, vështirësitë, miqësitë, armiqësitë, etj, etj, të cilat shkaktuan këtë disfatë të paralajmëruar , disfatë e cila e le Shqipërinë njëlloj si në vitet1991-1992, kur Europa dhe SHBA, prisnin ndryshimin dramatik të atëhershëm që do të kapërcente Shqipëria komuniste për tu përqafuar me familjen e madhe të Europës Perëndimore dhe SHBA.

Por askujt nga analistëve tanë të nderuar nuk u ka rënë ndërmënt se shkaku tjetër gjithsesi paradoksal, është se Politika dhe politikanët shqiptarë të mbrujtur me parimet e marksizëm- leninizmit, si dhe me traditën e vjtetër që `dashuria e parë nuk harrohet`. Ata, kanë punuar dhe kanë dhënë porosi nën rrogoz që integrimi për në BE të zgjatet sa më shumë,- mundësisht të futemi në kohën kur BE të..... shpërbëhet fare.

 Cili është problemi që Politikanët shqiptarë kanë urdhëruar `Penelopën` që të endë levenxën e integrimit ditën, kurse natën e urdhërojnë ta prishë?

Përse `Penelopa` (pra Politika Shqiptare) kërkon të zgjasë ditët e ëmbla  të tranzicionit për Politikanët,  por për fat të keq të zgjasë gjithashtu ditët e dhimbshme të tranzicionit për qytetarët shqiptarë?

Kush janë këta bizantinë që nuk e kanë për gjë të prishin të ardhmen e vendit vetëm e vetëm që të qëndrojnë përjetësisht në drejtim pavarësisht që Shqipëria mund të dëmtohet jashtëzakonisht madje, nëse zgjat shumë ky tranzicion i detyruar- Shqipëria ka mundësi edhe të shpërbëhet?

Përse asnjë nga maxhoranca kryesisht por dhe nga minoranca nuk ngrejnë problemin e krijimit të  Strategjie të përbashkët për të integruar Shqipërinë në BE ashtu dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga presionet e shumta të fqinjëve , presione të cilat do ta shpërbëjnë Shqipërinë nëpërmjet ndryshimit të Kushtetuës aktuale të nenit në të cilën nesër do të thuhet që ...`Shqipëria është një shtet me kombësi heterogjene`?

Pra, mesa duket Politika e djallëzuar e politikanëve të gjeneruar nga mbledhja e famshme e intelektualëve më 12 shtator 1990 (me të ndjerin Ramiz Alia), ka patur deri më sot parimin justifikues para popullit shqiptar: ..të shkojmë në kapitalizëm e të krijojmë klasën e pasur me cdo kusht, me cdo cmim dhe me cdo marëveshje...

C`ndodhi për këto 20 vjet? Ndodhi që nën apologjinë e shëmtuar të bëhemi të pasur , u krijua një klasë e pasur që vinte vetëm nga shtresa e politikanëve të cilët u pasuruan duke shpërdoruar pasurinë kombëtare, duke shkelur ligjet, por duke u shitur fshehurazi për 500 aspra porsi Juda tek cilido nga fqinjët që kishte interesa ndaj Shqipërisë.

Praktikisht Shqipëria sot është me të vërtetë vendi ku ka shkundur brekët Shejtani, në anarki të plotë,  mbulimi ligjor-policor-financiar-ekonomik-social-arsimor-shëndetësor, është i pranishëm vetëm kur ndodh ndonjë hata gjatë ditës. Pjesa tjetër e kohës, shqiptarët i ruan vetëm Zoti në jetën e tyre, pavarësisht se një pjesë e shqiptarëve janë ateistë por të ndershëm, ose janë fetarë por nuk përfshihen në aktivitetet e shoqërisë civile; vetëm një pjesë shqiptarëve që bëjnë politikë në favor të politikanëve drejtues janë aktive, qoftë me amatorizmin e tyre, qoftë me shitblerjen e shpirtit të tyre ( pra kanë gëlltitur lugën e corbës,sigurisht nga politikanët drejtues të të dy krahëve), qoftë me pamundësinë e tyre për tu ngritur në demonstrata , kur shohin që qeveria e tyre, opozita e tyre, shteti i tyre dështoi me turp për tu integruar në BE, e pikërisht për faj të politikës por dhe për gëzimin e radikalistëve fqinjë.

Përse Politika Shqiptare nuk është shumë e hidhëruar sa populli për dështimin e marrjes së statusit kandidat në BE?  Përgjigja gjendet tek tradita dhe interesat krejt të kundërta të drejtuesve politikë dhe shpirtërorë të shqiptarëve: Futja në BE do të thoshte për ta –heqja e privilegjeve, largimi i fitimeve, heqja e pushteti, përballja me ligjin.

Cfarë presin më nga Lindja? Aty dominon Turqia, e cila kërkon ri-aktivizimin e Perandorisë së vjetër Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës? Tre dashnoret e vjetra të Turqisë osmanllike, po kënaqen nga thirrja e Babës së vjetër duke kujtuar- prapësitë , haremet, shkeljen me lehtësi të ligjit, dhe po mendojnë se është më mirë me një Martesë-bashkëjetesë më ish-dashnorin e vjetër duke ja plotësuar të gjitha kërkesat turke: ndryshimin e historisë (baba vjetër ka qënë i dhunshëm por të rrihte se të deshte, e për pasojë nuk mund të quhet pushtim apo dhunim?!), vonimin në integrimin në BE deri në momentin që do të futet dhe Turqia me Erdoganin si islamik `i moderuar`, heqjen e Heroit Kombëtar-Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, për shkak se Ai e dëmton Turqinë duke i kujtuar që Turqia erdhi si pushtuese, por dhe nga ana tjeter- Skënderbeu është i vetmi individ i cili përbën kartën e identitetit si etni shqiptare. Heqja e kësaj pengese për Turqinë do të ishtë një fitore e madhe (ish-kryeministri dhe kryeministri e kanë zbatuar këtë porosi) turke, sepse kështu mund ti quajë shqiptarët përnjëmend- si vëllezr të Turqisë, me të njëjtën fe, dhe me etni myslimane (në fakt etnia myslimane ka qënë ide e Serbëve dhe e Titos- ide e cila hiqte nga defterët jugosllave që atëhere etnine shqiptare dhe u lejonte atyre të vendosnin shqiptarët në Turqi).

Së fundmi, pavarësisht se kemi qënë në lindje njëherë, nostalgjia për të qënë në krye pa i dhënë llogari askujt përvec `Babës së vjetër`, i tundon politikanët tanë në drejtim dhe në opozite, si dhe këlyshët e tyre, aq sa të mos pyesin  me për tu integruar në BE, duke  fshehur dëshirat e tyre përverse për të drejtuar pa respektuar ligje, rotacione, votat e popullit duke i manipuluar ato, dhe duke luajtur rolin e Hipokritit klasik. Harxhet?

Harxhet i paguan Populli shqiptar i zhgënjyer, por gjithmonë duke shpresuar që SHBA dhe BE të kenë kuptuar lojen e politikës bizantine shqiptare dhe flirtin e saj me lindjen.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora