E enjte, 25.04.2024, 04:18 PM (GMT+1)

Mendime

Bashkim Nikolla: Faleminderit SHBA, faleminderit BE, faleminderit botë e qytetëruar

E merkure, 20.02.2008, 05:00 PM


Faleminderit SHBA, faleminderit BE, faleminderit botë e qytetëruar

Nga Bashkim Nikolla

Vendimet e Qeverive dhe popujve të qytetëruar, të politikave të qytetëruara, që respektojnë dhe mbështesin popullin e martizuar të Kosovës, tregojnë qartë se Kosova e meritoi pavarësinë. Incidentet e fundit që ndodhën në kufirin verior të Kosovës, midis dy pikave të kalimit nga dora e zgjatur e Serbisë dhe tutorit të saj të stepave te Putinit, po gjejnë barrierën e qytetërimit evropian,të cilat i thanë ndal njëherë e mirë revanshit të vjetër që s'pranon ende normat e reja të shekullit të lirisë dhe demokracisë.

Nga shekulli në shekull, shqiptari eci përpara duke mbijetuar i rrethuar nga fqinjë të egër që bluanin e bluanin si dy gurë mulliri, pjesë të truallit tonë me të gjallë e me të rënët sëbashku. Nga kjo tokë kanë përfituar thesar, ndërsa ne na lanë në kurriz thesin e halleve, copëtimin dhe përçarjet. Jo vetëm që ky popull ka vuajtur të zitë e ullirit, por është treguar madje si "delja e zezë" me gisht nga shovinistët fqinjë, si shkaktarë i gjithë të këqijave, duke qenë në tokën e vet, në hisen e diellit të vet, në punën e vet, në perëndinë e vet. Dhe erdhi një ditë që Amerika, BE dhe gjithë bota e qytetëruar i tha ndal të keqes në Ballkan. Kosova-Shqipëria përbëjnë sot kërthizën e paqes e jo të luftës në Ballkan. Serbët janë verbuar e hidhëruar, kur vënë zjarrin në dogana, kur organizojnë të rinjtë në organizatën "Malla Bosna" dhe i vënë ata në pozita naziskinësh dhe kamikazësh. Mësojnë studentët të bojkotojnë mësimin, në vend që të ulin kokën dhe të kërkojnë pendesë, për studentët e vrarë, të helmuar shqiptarë në vite për të vetmin "krim" të tyre se s'mund të harronin gjuhën e mëmës e dheun e babës. Samar+xhiç, ministër fantazmë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, legjitimoi zjarrvënësit dhe veprimet e tyre, në vend që të inkurajojë lindjen dhe lidhjen e urave të reja të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy popujve, që tashmë kanë shtetet respektive. Sa më shumë shtete e vende progresiste, pa komplekse, shtohen për njohjen e pavarësisë së Kosovës, aq më shumë amplifikohen përpjekjet diabolike e anakronike të Serbisë, për t'i vënë zjarrin rajonit vet ose nëpërmjet lidhjeve të vjetra me ato vende dhe segmente që kanë rrudhur dhe ç'bërë çështjen tonë kombëtare në të kaluarën. Ndonëse, Evropa perëndimore e fton Serbinë të afrohet me të, ajo tund këmbët dhe në duar mban ende bomba dore pa sigures. Amerika demokratike nga ana e saj i bën të ditur miqësinë me kushtin;" nëse Serbët do të ndjekin rrugën evropiane, do të kenë miqësinë amerikane".

Dhe Serbia nuk gjeti përgjigje tjetër, veçse duke ripërtërirë gjeste si ato që i takojnë luftës së ftohtë, vendosi tërheqjen e ambasadorit serb nga SHBA. Kur gjithë BOTA E QYTETËRUAR i tregon Serbisë nga është rruga më e mirë e asaj, ajo i përgjigjet me helm dhe zjarr. Më në fund, mundet të themi: sa shumë shekuj u deshën që të njihej se kush është burimi i primitivitetit, agresivitetit dhe shovinizmit në Ballkan. Sa shumë dhe të vetëm vuajtën shqiptarët në shekuj, duke u përballur me të keqen, deri sa erdhi dita e reflektimit të madh. Faleminderit SHBA, faleminderit BE, faleminderit botë e qytetëruar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora