E diele, 24.01.2021, 01:52 AM (GMT)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Braziliani - Xhoi!

E merkure, 12.10.2011, 06:58 PM


BRAZILIANI - XHOI!

 

Nga Zeqir Lushaj

 

 -Perkujtimore, per mikun tim brazilian, Xhoi Roma-

 

Brazil…, e s’ka!

 

Nuk ka më miqësorë se brazilianët,

Të paktën, këtë bindje e kam Unë,

Kam njohur jo pak, këtu në Amerikë,

Të gjithë, më duan dhe i dua shumë.

 

Me Xhoi Romën, kam punuar vite,

Një i moshuar, me shumë kulturë,

Fliste lirshëm, pesë gjuhë të huaja,

75-vjeçari, që nuk pushoi kurrë.

 

Xhoi Romën, nuk mund ta harroj,

(Me ka dashur, si të isha djali i Ti),

Dhe kur blinte alkoholin në dyqan,

Më sillte një shishe: -Eshtë per Ty!

 

-Pse, more mistër Xhoi, -thosha Unë,

(Buzegas, por…, si në kundërshtim!)

-E di se Ti, do më kujtosh pas vdekjes,

Alkoholi, është miqësor, -or biri im!

 

Dhe vazhdonte, gjithë humor-lezet:

-Unë, e di se ke lek,-o Zeqir Albania,

Ti edhe Sabrieja, mirë, që i kurseni,    *

Në Tiranë, do të mbarohet shtëpia.

…!

-Mos pi shumë vodka,-Unë e ngucja,

Dhe Ai, ngrysej, rrinte ma serbes:

-Jo veç, ma lehtëson peshen e jetës,

Por, ndoshta nesër, s’jam ma:-Vdes!

 

Kur e shihja merzitur, ia ngulja sytë:

-Ç’farë ke, pesë herë Kompion Bote!

Fillë,e merrte veten, “edepsyzi”-plak:

-Po…! Per të tri kategoritë, -zotrrote!

 

Më besoni, lexuesit e mi, të mirë,

Ai Njeri paska qenë, si profet - diç,

U ndamë me gas, në darkë te puna,

Natën, thirri Maria:-Xhoi Roma vdiq!    *

 

Bëra homazhe te miku brazilian,

M’u lag çerpiku, para trupit të Ti,

Si  kujtim këto vargje, në 5-vjetor,

E kish thanë sa herë, këtë profeci.

…!

Nuk ka më miqësorë se brazilianët,

Të paktën, këtë bindje e kam Unë,

Kam njohur jo pak, këtu në Amerikë,

Të gjithë, më duan dhe i dua shumë.

                    ./.

*Maria, e shoqja e Xhoit

*Sabrieja, -ime shoqe



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora