Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Devolli -Itaka e Dritëro Agollit

| E merkure, 12.10.2011, 07:59 PM |


Me rastin e 80 -vjetorin e ditelindjes te Dritero Agollit [13 tetor ]

 

Copeza jete..krijimtari,dhe esse...

 

" Ose shkruaj dicka qe ia vlen ta lexosh , ose bej dicka qe ia vlen te shkruash..." - Benjamin  Franklin

 

Ditero Agolli -Nderi i Kombit

Devolli -Itaka e Dritero Agollit

 

" Dhe ky plis ngahere ish i forte,

shkoi ne Evrope,brodhi ne  Azi,

por kudo nga floket,gjer ne thonjte,

mbeti Devolli ...

 

Dritëro Agolli, është ndër figurat më të spikatura të letërsisë shqiptare, një nga korifenjtë e saj.  Një auotorsi të begatë e  shumllojshme, aq sa poet i shquar edhe prozator i një niveli të lartë, edhe përkthyes gjithashtu. tek Dritero Agollit gërshetohen; lirizmi i poetit, mendimi i thellë e plotë jetë i tregimtarit dhe ndjenja kombëtare që e shoqëron pandërprerë në rrugën e tij krijuese.

Eshtë  simboli i mishërimit  te butësisë dhe   te mënçurisë popullore si nje personalitet i pakufijshem, si njeri, i gjerë si deti nga përkushtimi shpirtëror, plot parime dhe idealizma në betejën e përparimit, vizionar në aksionin politik, me një shqiptarizëm të spikatur, që ja lartëson fisnikërinë këtij burri të bardhë.

Tek Agollit, shqiptari dhe poeti janë të pandarë, i pari i jep modelet të dytit, ndërsa ky i fundit u jep jetë shtatoreve që ngre kohë pas kohe, dhe kështu ushqejnë njeri-tjetrin. Po ku qëndron madhështia e Dritëro Agollit do pyes lexuesi, ndoshta edhe ndonjë kritik apo studiues?

Me tematikën  daipozanale që ka trajtuar në poezinë e tij, nga fillimet e deri në rreshtat e fundit që ka shkruar, kush janë dhe nga vijnë personazhet e prozës së publikuar, shfletoni poezinë franceze, angleze dhe ruse që ka përkthyer. Lexoni poemën e mrekullueshme “Devoll-Devoll” dhe do të zbuloni përmasat e krijuesit. Ai është njeri tokësor, plotë vlagë si ajo, i vrullshëm si lumi i vendlindjes që vishet nga lajthitë, plotë halle si bashkëkohësit e tij, por edhe plotë shpresa.

Kur ke mbaruar se  lexuari  këtë poemë të realizuar me shumë ndjenjë nga autori, pyet veten se përse ka reaguar gati me një frymë poeti, sikur ta ketë shkruar brenda natës, apo t’i përgjigjej flakë për flakë ndonjë zyrtari të lartë a burokrati për ndonjë akuzë që mund t’i ketë bërë se qënka shkëputur nga vendlindja, nga djepi që e ka përkundur dhe njerzit që e kanë burrëruar...

”Po Devoll, i tillë qënkam unë/ paskam marrë baltën tënde arave/ në një trastë leshi ndënë gunë/ për t’ia sjellë lidhjes së shkrimtarve”. Kjo poemë mjaftë intensive, s’është vetëm përgjigje rrebelimi, është edhe mesazh për krijuesit e tjerë, edhe model vjershërimi, edhe sfidë për pseudokritikët e kohës.

Dritëro Agollit  me krijimtarine e pasur thesar,krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Poeti i madh i një “gjuhe të vogël” por te arte,si eshte shqipja,, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombës, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritero Agolli s’ka pushuar së qeni një poet mjaft popullor, që s’mban kurrfarë distance me lexuesin e thjeshtë; që dhimbjen, gëzimin dhe dobësinë njerëzore i merr si ndjenja universale dhe i shkrin me filozofinë jetësore.

 

Te huajt per Dritero Agollin

 

Fransua Nurisjes, - "Agolli është Kafka , me pak më shumë diell".

Alen Boske, - "Shqipëria na zbulon një autor me përmasa të mëdha ... Dhe dinamiti mbulohet me petale. Një autor që meriton famë evropiane".

 

Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në letërsi. Dritëro Agolli, është Anëtar i Akademisë së Firences "Muzat" në Itali. Ai është Qytetar Nderi i qyteteve të Korçës, Tiranës, Gjirokastrës etj.

Akademikee studjues shqiptare per Dritero Agollin

 

Ylli Popa - "Dritëro Agolli është pjesë e vitalitetit shpirtëror të kombit shqiptar,është në nder të Akademisë sonë që në përbërje të saj ka një emër kaq të madh si Agolli".

Rexhep Qosja: “Unë nuk i meritoj vlerësimet që më bëhen në Shqipëri, pasi Aleks Buda,  Dritero Agolli     ,e Ismail Kadare , janë shumë më lart se unë”

Alfred Uçi - Krijimtaria e pasur e Dritëro Agollit, karakterizohet nga një fizionomi origjinale, popullore dhe po aq filozofike. Ai ka dhënë letërsisë shqipe vlera të mëdha artistike, historike si dhe stilistike në poezi, prozë, publicistikë, ashtu edhe në kinematografi.

Prof. Ali Xhiku, Shaban Sinani, Moikom Zeqo,Merxhan Avdyli,Mihal Gjergji, Shaban Demiraj, Agim  Shehu,dhe Dhori Qiriazi e rradhitin ne perlen e poezise lirike  shqipe,ne vazhdimesine e Migjenit,Lasgush Poradecit,, si promotori në brezin poetik të viteve '60, një brez nga i cili dolën disa nga figurat më të spikatura të letrave shqipe..

Ylli Polovina  : -Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli janë dy shqiptarë të mëdhenj. Në disa dekada vjet punë e mbijetim e kanë provuar katërcipërisht këtë virtut të tyre. Kadare dhe Agolli po ashtu janë që të dy shkrimtarë të mëdhenj dhe kush mund të thotë të kundërtën? Kështu që ka mbaruar proçesi i përjetësimit të tyre si mëmëdhetarë dhe supertalente letrarë. Ata kanë hyrë që të dy në Panteonin shqiptar.

 

Dritëro Agolli,një nga zërat më të fuqishëm dhe individualë të letërsisë shqipe, mban titullin "Nderi i kombit" nga viti 1988. Vepra e tij letrare është përkthyer në shumë vende të botës si Francë, Gjermani, Itali, Rusi,Greqi, Spanjë, Rumani, Portugali, Norvegji, Siri, Izrael, Danimarkë etj. Ai ka shkruar në të gjitha zhanret si në poezi, publicistikë, dramë, skenarë filmash dokumentarë dhe artistikë.

Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në letërsi. Dritëro Agolli, është Anëtar i Akademisë së Firences "Muzat" në Itali. Ai është Qytetar Nderi i qyteteve të Korçës, Tiranës, Gjirokastrës etj.

 

Dritero Agolli

Ballade per tim ate e per vete

[fragmente...]

Vendlindja ime eshte e sakte

Dhe s'le dyshim me pas,

Atje ku linda kish nje kacke,

Ne fshatin menkulas.

 

Dhe kish nje pus qe nga stergjyshet,

kish kopeshtin me qershi,

Nje bushter rinte me kelyshet,

Kolibes nen avlli

 

Dhe nje macok me gjyshen plake,

Me priste tek sofati,

Kur kthehesha nga rruget e larget,

i ndjekur keq nga fati.

 

Ne fund te oborrit kishte nje cezme,

Me ujin e debores,

Postafi i cezmes si nje vezme.

Argjend i derdhte dores.

 

Ne kumbull kish nje kolovajze,

Ku vajzat koloviteshin,

Me nje litar si krah te trashe,

Qe vithet te mos vriteshin.

 

Ne kolovajze shkonin e djemte

ne qeshje humbnin hallet,

Dhe ngrihej qeshja mbi lemenjte,

Dhe zbriste neper zallet.

.........................................................

 

.

...Dritero Agolli  per ... Skender Rusi ,  ...vendlindja,....e  Vishocica

 

DASHURIA ËSHTË DHIMBJA IME E BUKUR [-intervistë me lirikun Skënder Rusi-Bisedoi:Raimonda Moisiu]

Janë 15 libra poetikë të botuar të lirikut Skënder Rusi,që dëshmojnë për vitalitet të këtijpoeti lirik,që është bërë aq i dashur dhe i kërkuar nga lexuesit e pasionuar të poezisë.,kusecila prej tyre është një gjendje e veçantë shpirtërore,,një vibrim i ri  dhe një  realizim mevlera të larta artistike. Poezia  përveçse dashuri nuk mund të jetë tjetër-thotë  poeti-dhe këtuka parasysh jo thjesht temën e dashurisë,por ndjenjën e dashurisë,e cila i përshkon nga fillimie deri në fund poezitë e tij. Këto poezi  janë të qëndisura me filigramë artisti të vërtetë,në tëcilat gërshetohet kaq bukur dhe kaq hollë lirizmi me meditacionin,dashuria për jetën, metrishtimin që sjell ikja e viteve,erotizmi,impresionizmi,simbolizmi.E sidomos trishtimi rusian!

Ikona e poezisë shqipe,i madhi Dritero Agolli  do të shprehej për Skënder Rusin:”Po tamarrësh më konkretisht ,në poezinë e Skënder Rusit unë shoh dy elementë ,ose më mirë dy ryma,të  ekzistencializmit dhe të  impresionizmit.Këto janë të veçanta,që dallojnë nga njeratjetra,ndersa te ky poet bashkohen të dyja në një të vetme ,duke e bërë atë që jo të kërkojë sendin,por të hyjë brenda këtij sendi apo fenomeni dhe jo që vetëm t’i ndriçojë,por të shikojë përplasjet nga del shkëndija e poezisë dhe mendimit.

”Ndaj unë e veçoj Skënder Rusin që jeton në Korçë-thotë Dritero Agolli-poezia e tij shquhet për një lirizëm të hollë nëmarrëdhëniet njerëzore dhe në aleancë me natyrën.Unë do të thosha se Skënder Rusi ështëndër lirikët më të mirë në komunitetin e poetëve tanë bashkëkohorë.

Ndërsa poeti Moikom Zeqo do të shprehet për poezinë e Skënder Rusit

”Poezia e tij është pasaporta e vërtetë dhe joalibike,që pasqyron natyrshëm traditën e lirikëve të shquar të poezisë shqipe në shekuj.Një sukses i merituar,një dëshmi drithëruese,plot dritë”-         - A ka pasur diçka të pazakontë në fëmijërinë tuaj që ju hapi rrugën për t’u bërë poet? Po,ka pasur diçka të pazakonshme,që mua më pëlqen ta quajtë jashtëzakonshme.Dhe kjo ka qenë          Vishocica, vendlindja ime, fshati më i bukur i botës, që ngrihet pranë një kodre me akasie,e cila s’është gjë tjetër veçse tepërica e dashurisësë  saj.E pra,është kjo dashuri,që më pëshpëriti në vesh fjalët  magjike për t’u bërë poet.Dhe unë nuk ia prisha.

"Dhe sado larg që unë të jem, /Ngado që ta shkoj moshën, /Unë e di mirë se doma lesh / Një gur ta mbështes kokën!.

 

DRITERO AGOLLI :

 

Ketu s'do jem

 

Ketu s'do jem do jem larguar

Ne toke I tretur si te tjere

t Ne kafenene e preferuar

Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur

S'do ndihet kolla ime e thate

Mbi varrin tim do te rrije I heshtur

Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere

Se s'do me kesh ne dhome te gjalle

Dhe kur ne xham te fryje ere

Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume

Ne raft te librave kerkome

Aty do jem I fshehur une

Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh

Dhe un do te zbres do t'vi prane teje

Ti si dikur me mall do qeshesh

Si nje blerim pas nje rekeje

  

Devolli  " Itaka "  e Dritero Agollit...

 

Driteroi per publikun, flet per here te pare ,per sa me poshte :

.."..kur largohesh nga vendlindja  e ke te veshtire te kthehesh atje.

atehere te shperthen nje mall i madh,merzitesh ke deshire te shohesh ato vende ku ke bredhur me shoket,ku ke luajtur me ta,ku ke shkuar ne te gjithe shtepite e fshatit me shoket,,ku ke patur prinderit e tu,nenen,babane,xhaxhllaret ,hallot tezetkushurinjte e pare,vellezer e mtra te tjere me te vegjel se ty,,dhe nga pamundesia per te ikur vit per vit ne fshat,digjesh nga malli.

e kam dhe nga pervoja ime,se kam ikur heret nga fshati...dashuria e madhe per vendlindjen eshte aq e madhe dhe e fuqishme, sa do te braktisesh enderat e tua,per tu kthyer ne fshatin tend,prane njerezve te dashu,prane lumit qe gurgullon,,prane shelgjeveqe varin deget mbi lume,livadheve ,luleve,zogjve qe kendojne,bilbilave dhe njerezve qe nuk pushojne se punuari....

....pasi do kesh bredhur vjen mosha e do te martohesh,..,qe dasmen ta besh ne fashatin tend atje ku ke lindur,.kjo eshte etja per nje dashuri me te madhe per vendlindjen,...kur u martuam me sadijen u martuam ne tirane [Sadija eshte nga shkodra sic e dine menkularet e devollinjte].Megjithe deshiren e madhe nuk patem mundesi te benim dasme.ne fshat sepse ktu kisha prinderit dhe shume njeres te tjere te aferm....megjithate ne shkuam pasi u martuam,.pas disa vitesh ,vajtem te nje kushuriri i babajt per ta takuar..Ai donte te shtronte nje dreke per ne.Pastaj u be pishman e tha:

-Jo ,do bejme dasme ketu.!"

Keto jane disa gjera qe nuk jane thene asnjehere.Atje u be nje dasme e vertete.kushurinjte kishin thirur edhe kengtare,sazexhinj me gernete.,fisarmonike,,me kitare dhetamura edhe mandolina,sik i ka fshati,nje orkester e tere..Edhe shtepine e kishte te mire,te bollshme per kete pune,per dasme,..kenduam pime pastaj i zoti i shtepuse tha:

-Tani do mbyllim dhendrin me nusen "

Krevatin e kish truar.Ai ishte i moshuar ne ate kohe kur vajtem ne.,Muharrem zjarin e quanin,ka vdekur,..Na la krevatin e vet te marteses.Ato rroba i kish ruajtur te pastra,te mira ,nje jorgan atllasi, per martese qe sjellin per paje nustet ne devoll..bene dhe zakonin e dhendrit per ta mbyllur. qe me rane ne kuris dhe i kendojne kenge popullore pas ders..kjo ishte deshira e zjarte qe te ben qe martesen ta besh ne vendlindje,.

."[marre  me shkurtime nga intervista e Driteroit  me Ervehe Barutin ,kryeredaktore e gazetes "Devolli " ]

 

 

Nje mesim.. nga poema " Devoll ,..devoll.."

e    Dritero Agollit

 

Kur ishte provimi i letersise,

ra nje pyetja nga poema  ..Devoll ,,

ne tezen e poezise ....

S'e mbajta dot gezimin,

u n'cela,u clirova,

ju e dini si eshte provimi,

kur thoshte Napoloni,

me mire nje beteje ,

se sa nje provim.

M'u hap goja,

fjalet me rridhni burim,

pa letra ne duar,

si nje  ligjerim..

E dinja permendesh,

pa ditur se e kishim provim,

e kendoja para klases,

s'kish si ai recitim.

Komosioni mbeti goje hapur,,

profesori me pergezoi,,

me zgjati librezen,

noten ma tregoi.....

U shtanga ne vend,

ne vend te dhjetes,

ishte nje note tjeter,..

Profesori pa pritur me qortoi ,

syte s,me shikonin,

veshet s;me degjonin,

fytra e verdhe limon,.

dridhesha si papagalli...

Profesori ish shpirt artisti,

ish kolegu e poet si Driteroi,..

-E di ti mor djale,

Driteroi te ishte ,nente do merrte,

dhjeten e vertete e meriton ,

Devollinjte trima e punetore,

fusha e begate,

lumi gjarperosh,

lugina e arte,

Devolli  i vertete.

Nga poema Devoll,

tere kohen mesova,

me shume se nje dhjete ne provim

eshte dhjeta ne Jete....

L.K.

 

Thani Naqo - Përzgjedhja e leksikut tradicional nga ambjenti ku artisti ka lindur e rritur, nëse mund të bëjë të tijën fillimisht dialektin dhe zbulon e përzgjedh tingëllimën e sinonimve, atëherë kjo ndikon pozitivisht në atë që ne, tradicionalisht, e quajmë stil. Ky koncept gërshetohet me imazhet lëvizëse të natyrës që shtrihen deri tek qënia humane. Ato kthehen në burime krahasimi për prozën dhe metaforash poetike. Mirëpo i gjithë ky proces njohjeje, pavarësisht nga idetë, shoqërohet artistikisht nga tingujt e natyrës dhe nga ndjesia e botës shpirtërore, vetëm nëpërmjet detajeve artistike. Të gjitha këto formojnë natyrshëm rritmin poetik të botës poetike pa të cilën nuk jeton as muzika, as piktura, as të shkruarit dhe as natyraliteti i aktorëve. Pikërisht kjo aftësi la gjallë Danten, Shekspirin, Çaikovskin, Rebrandin, Betovenin, Gëten, Balzakun, Bajronin, Drajzerin, Dostojevskin, Gogolin, dhe deri tek Neruda e Gabriel Markesi,  Agollin,   Kadare, Qose, dhe shumë të tjerë. [ " Eksoplorimi i art-vetes esse ..]

 

Dritëro Agolli poet, prozator dhe publicist, që nga vitin 1973 kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në fshat, kurse të mesmet në Gjirokastër. Pasi kreu jashtë shtetit në Bashkimin Sovjetik, në Leningrad (Shën Peterburg) studimet e larta për gazetari, punoi një kohë të gjatë në redaksinë e gazetës “Zëri i Popullit”. Rrugën letrare e nisi me vjersha, të cilat i botoi që kur ishte nxënës gjimnazi. Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarët theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj.). Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Tituj të veprave * Në rrugë dolla, 1958 [1] * Hapat e mia në asfat, 1961 [1] * Zhurma e erërave të dikurshme, 1964 * Shtigje malesh dhe trotuare, 1965 [1] * Mesditë, 1968 [1] * Nënë Shqipëri, poemë, 1974 [1] * Fjala gdhend gurin, 1977 [1] * Komisari Memo, roman, 1969 [1] * Njeriu me top, roman, 1975 [1] * Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973 [1] * Trëndafili në gotë, roman, 1980 [1] * Fytyra e dytë, dramë [1] * Mosha e bardhë, dramë [1] * Udhëtoj i menduar, 1985 [1] * Njeriu i mirë, tregime * Kalorësi lakuriq , roman e te tjere.

__________________

Urimi yne, per Dritero Agollin

Ne vend te buqetes me lule,pranoni kete tufe  perzgjedhje shkrimesh per Ju,

-Dite te bardha e jete shekullorem...!

 

 

Mblodhi e pergatiti

 

Luan Kalana

Florida,SHBA

tetor 2011

 

______________

 

Me rastin e 80-vjetorit  teditelindjes te Dritero Agollit [13 tetor ]

 

Cikli me vjersha popullore miqesore [bejte ]

 

               "  DEVOLLI djepi qe perkundi devollinjte ..."

 

        ...  nga  amanetet e te pavdekshmit , DRITERO  AGOLLIT ,

                                       ... pas vitesh...

                                                 ....  lene shokeve e miqeve...

 

 " ...Kudo që jam në Shqipëri edhe sot unë dëgjoj goditjen e tokës të devollin me ndjek gjithnjë,më ndjek fërferima e fletve,më ndjek cicërima e zoqve,më ndjekin pikat e shiut që bjenë pik..pik.. neeee strehë,me ndjek gurgullima e lumit të devollit më ndjekin këngët nëpër dasma vallet,më ndjekin të gjitha këto dhe e, e,pikërisht tashi në pleqëri gjithmonë më ka ndjekur përveç të rrish tashi e më…."    [ nga intervista me D.A. ]

                                                                                                                                 Dritero Agolli

 

      2- .." Devollin ,djepi qe perkundi devollinjte,..  per ate te perkushtoi ...

 

              Aktivistit shoqeror,Sami Begolli,

                  Drejtor i Muzeut  " Dritero Agolli ",

                                  Menkulas  ,Devoll

 

Te njohin te gjithe

 si burre me talent,

 per veteranet,,Menkulasin ,

   njeri i palodhur, i perkushtuar,

ben cmos gjithnje ,

......me letra ne duar...

- Te lumte per muzeun,...

boll tani  per  mua ...

mua te me kujtoni,

- Devollin mos haroni,

Jua  le  "amanet ",

amanetet s'i tret dheu,

per Ate te perkushtoi....!

......................................................................

 Ne nje konference boterore larg kontinetit

U mblodhen nga ishin e s'ishin,

koka ,shkencetare shkrimtare e Dr. profesore

diskutonin per artin ,letersin per shkencen

  t'i prijme paqes ne bot.

Pa pritur e pa kujtuar ,

ca syresh dalin nga tema,

llomotisin e bertasin,

te shfrytezojne rastin,

-Dritero Agolli gjeniu i letrave,

 "s'na qenka shqiptar ".?!

Sjellin argumenta ,

si endrat ne diell.

U ngrit nje filo  grek,

foli e peshtolli,

"qirje ,pedhjaqi,katallavenos",

asnje s'e degjoi.

-Driteros Agollaqi,eshte helenas,

devolli,bilisht e koricaqi,

jane vorio epir,

s'eshte Allvani.

-O pika te rente,nga dole ti

o baloz i zi,c'jane keto brockulla ?!

Aq foli sa jarget ja bene elaq

 mjekren e gjate,si bishti i kalt.

-Kur ishte pedhiaqi Dritoraqi,

bashke me tane Rizaqin,

mbushnin uje,

kullosnin bagetine ne Pocrove,

ne kodrat e Shagut,

nga tokat ,nga ana jone,...

-S'ke faj mor i mjere ,

se kur u ndane kufijte,

 i moren  tokat tona deri ne Janine,

  kusuret i kane superfuqite,

evropa pu.... plake..

ju a lane si kocke te lepijte .!

Pa foli e nje serb,

shkja i felliqur,

me sy te cakaritur,

-"mos haroni se Sadetja

 e shoqja nga shkodra,

eshte montenegro,...

me origjine serbe,...

Pas tij nje rus i pabese,,

-Dritorovski eshte rus,

ka nje djale me gruan e pare,

 mbesa e Ilicit te pare .....

E c't'ju them pallvra si perralle,....

Mbylljen e beri kryetari,

nje vendali nga Qirkazani,

-Me qe ra fjala,

do them e une dy fjala,

Kur  erdhi Driterani,

 me nje allbenia delegacion,

e beme synet,sipas zakonit.....

-Me tu mbyllte ,or gazep,..,

c'fare po thua, o turi sqep

o c'je ti or dordolec.?!

..Shpertheu gazi ne salle,

u shkulen se qeshuri,

 keputen oshkuret,

bollkat  tere shure,...

Mire qe u mbyll me aq,

do ishin bere elaq,.!!!

-Dritero, prehu i qete,

Ti je mes nesh,

 qente do lehin ,

s'harrojne zakonin e vjeter,

por ti do te mbetesh,

devolli per jete..!

           

 

      [ 4 ]  - Ju urojme se shpejti cmimin  " Nobel " ,

                                            ne Devoll  ta  sjellesh sa me pare...  

                                                                  Pr.dr.Leonard Barolli,

                                                                                            Tokio, Japoni.

 

Uroj nga shpirti im i gjalle,

je shkencetar i ralle,

ne devoll  te na sjellesh,

Nobelin  sa me pare !

....................................

Pritem tere jeten ,

kishit ju merak,

ish nxenesit tane,

devollinj te denje,

te merte Driteroi,

Nobelin e letres,

 ....e merrte  nje tjeter.

Njehere u gezuam,

u beme me flete,

Kadareja vellai i Driteroit ,

dy kolloset e orfeut,

pane e c'pane, ia dhane,

Nobelin  e pare.

....Driteroin pa gje s'e lane,.......

 te uruarat,...ia dhane

" topet " e dashit.

popullore, pak vulgare,

por ka hijeshi,....

Nobelin e Ismalit,

e vume ne Muze,

s'ja lame ne Paris,

e kemi ne Tirane  .

....Ate te Driteroit,

.................................

" topet "  e dashit,

i vume mbi dyer,

i varem ne makina,

i kemi si shenje,

mos bien ne sy.!

-Dritero ,fli i qete,

ti Nobelin e ke mare ,

 kur ishe gjalle,

e more me fame.!

Token do te remojme  ,

shkencen do germojme,

do bejme nje gje te re,

Ti do e marresh vesh,

 ...edhe permbi re !

 

 

          1-  [  1-]   De v o l l i   Simbol i   P U N E S ,

                                  monument i Shqiperise,

                                          per ate te kendoni...

 

                                                            Amanet poetit te shquar,

                                                                    Skender Rusi,

                                                                           Drejtor i Biblotekes,

                                                                                            Korce

Ju poetet e ndritur te devollit,

per devollin te ligjeroni,

ne vargje kur te kendoni,

Devollin  ta lakoni,

simbol te punes,i mencurise,

per Ate, te drithroni, !

..................................                                                            

Sa ishte gjalle ai,

na e la me fjale,

 " Degjon ti Skender,

ju bilbilat e Devollit,

i kam thene edhe Thanit Naqos,

andej pertej oqeanit,

ju kam si trashegimtare,

te lugines te Devollit.

 - Kur te vdes mos me varosni,

s'dua nder te madh,

 vetem sazet e devollit,

devollicen ta fluturoni..

Nuk dua as var e nishan,

trupin te ma digjnin,

hirin ta shperndani,

anembane ne Devoll,

ne fushe,lume e ne mal.

 

-Nuk dua qe per varin tim,

ata qe remojne  mender ale...,

e ndyhen mbi var,

s' lene var ne bote,

pa nxjer eshtrat mbi toke.!...

 

- Nuk kish faj i shkreti,

 si qe  bere mileti. 

 Jua la amanet,

Ju kish mik per jete..

 

-Prehu i qete,

se ti je mbi rete,

s'te arijne dot

as ne qiejte!

Devolli , djepi ,

qe perkundi devollinjte,

do te jete  me name...

 

 

          3       .... Devollin, Ylli qe ben drite ... me shume ta doni,..

           

                                               Bashkim Gjozes,

                                                    poetit  popullor

                                                        Kryetar i shoqates Dritero Agolli

                                                                 Bilisht

 

 "Ju vellzer  devollinj,

me therisni miqte e mij,

kam shume miq ne Bote ,

i kam miq te mire.

 Ti njihni e ti respektoni,

Devollin ta nderoni,

kure mos e turperoni,

Devollin,yllin qe ben drite

Shqiperine me shume ta doni !"

....................................

Kur Driteroi  ish  gjalle,

sillej Zaimi ne fshat verdalle,

ca kopuke ca shejtane,

per shaka e kishin mesuar,

 i jepnin nga nje cigare,

ai murmurriste neper dhembe,

Pas i vinin famije ,

edhe  qen e zagare,

me ta flinte e ne gjume.

-E dini cfare thoshte ??

-Driti ka vdekur,Driti ka vdekur,..

Asnje s'ja merrte per shume,

Kur Driteroi nderoi jete,

edhe Zaimi kish vdekur,

Thone se ish bere enjgjell,

u dilte ne ender.

Zaimi  nisi avaz  tjeter.

Asnje s'e mesoi,

ngrihej me nate,

merrte sokaket me radhe,

trokiste dere me dere,

pa vinte e poncare,

me ate zene e holle,

qante e theriste:

-Driti eshte gjalle,

Driti eshte gjalle..!!!

 ...Nje nate pa errur mire,

llapsi i gjithe fshati,

nje si flake mbi fshat,

ne kodrat siper mbi Koshnice,

kishte rene nje yll me drite.

U alarmua fshati ,

dolen nga shtepite,

burra,gra e femijte,

u sulen ne koder,

t'shohin c'po ndodhe.?!

Aq ndriste ylli ,

sa syte t'i verbonte,

llapste gjer poshte nga jazi

edhe Poncaren e ndriconte.

Siper yllit ,ne maje te tij ,

nje njeri qendronte,

ai me shume ndriconte..

Te gjithe thiren si ne korr,

-Driti,Driti eshte gjalle,

Driti eshte bere yll,

Driti eshte bere drite!

 

 

 [ 5 ]   ...Devollin  simboli i punes , ta qendisni si shqipja  ne flamur !

 

                           Artistit,piktorit   devolli ,

                                                          Lefter Babi

                                                                           Bilisht ,Devoll

 

Lefter ty ta kam per koke,

jemi te dy nga nje ane,

devolli na ndan mehalle ,

une ne Menkulas e ti e Poncare.

 

Ne are kur te shkoni

token me bel do punoni,

ne cdo plis ju do te lexoni,

amanetin tim te gjalle.

 

Kur te dilini nga sinori,

te skalisni per mbi gur,

Shqiperi - Devoll,

te mos shuhet kure.

 

Ne kapeshtice ,ne dogane,

ne portalin Shqiperi,

nen flamurinn kuq e zi,

poshte emrit Albani,

vere emblemen " Devolli ".

 

Ne Bilisht ,ku jetoni,

neper mure sklupturoni,

plot figura e portrete,

 djem ,burra devollinj.

 

Baballarret kryelarte,

me qete e parmende ne are,

qe  cane jeten si ugare,

ne toke kur hedhin fare.

 

Burrat trima devollinj,

me pushke per liri,

me kosa ne duar,

korin barin si kombanj.

 

Grate tona sokolesha,

cupat e bukura devollesha,

 kapelekashtat faqekuqet

 porsi gonxhet lulekuqe.

 

 Cupat me te rinjte  ne are,

kornin  me lelek e pallamare,

diten  me shtate prashitin,

naten e gdhijne mbi gjergjef.

 

Djemte tane  porsi  asllane,

me mistri e me cekane,

zbukuruan tere dynjane,

vila e keshtjella anembane.

 

Devollesht me kostume kombetare,

sa bukur lozin dardharen,

djemte qe hedhi devollicen,

 kembet i ngrehin ne tavane.

 

Mos harro djemkat e fshatit,

nga jazi e lumi per t'u lare,

zene cironka me sepete,

sic zene fellezat me leqe.

 

Nenat tona si princesha,

kur gatuajne arin e bardhe,

thurin fanella e me grepe,

si hyjni si perndesha.

 

Kur Ju   te pikturoni,

amnetin mos haroni,

Devollin simbol i punes

si shqipja ne flamur.!

 

Note:

I pavdekshmi Dritero,sipas amanetit tuaj,te kemi lene nje penxherke te vogel [dritare ]per te percjelle edhe bejtet tona qe i shnderuam ne kenge popullore,ato iso te Devolli,qe ti i ke aq shume per zemer,zerin e lugunes te Devolli do ta degjosh , devollicen me kenget e bilbilave...

 

Luan Kalana

 

tetor,2011