E premte, 22.11.2019, 11:47 PM (GMT)

Aktualitet » Bota

Clinton: Mesazh të fuqishëm Iranit

E merkure, 12.10.2011, 05:56 PM


Shefja e diplomacise amerikane, Hillary Clinton kërkon t'i dergohet Iranit nje mesazh i forte dhe i qartë, një dite pasi Departamenti i Drejtesisë akuzoi dy iranianë se po komplotonin për të vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara Adel al-Jubeir.

 

'Perpjekje si keto,- tha Clinton,- nuk do te bejne gje tjeter pervecse do ta izolojne akoma me shume republiken islamike'.

 

"Ishte nje arritje e jashtezakonshme e agjensive tona te inteligjences dhe zbatimit te ligjit. Do te konsultohemi me miqte dhe partneret tane anembane botes sesi te percjellim nje mesazh te fuqishem, qe t'i jepet fund cdo veprimi ne shkelje te normave nderkombetare", tha Clinton. 

 

Nje qytetar amerikan qe mban dhe pasaporte iranian eshte tashme prapa hekurave dhe nje tjeter, anetar i gardes revolucionare te Iranit, do te akuzohet gjithashtu per skemen e vrasjes se ambasadorit saudit. Prokurori i pergjithshshem, Eric Holder deklaroi te marten se planin e drejtonin elemente te qeverise iraniane. Teherani i quajti akuzat e tij fabrikime. Por ëashingtoni thote se Garda Revolucionare është e përfshirë në veprimtari terroriste në shkallë botërore.

 

Organizmi i krijuar në vitin 1979 nga udhëheqësi suprem Ajatollah Khomeini pak pas Revolucionit Islamik, përbëhet nga forca detare, ajrore dhe tokësore. Nje nga te dyshuarit si konspirator në komplot, është anëtar i forcës sekrete Kuds, njësi elitë e Gardës Revolucionare, influenca e se ciles shtrihet deri ne politike. Madje edhe vete presidenti Mahmud Ahmadinexhad ka qene dikur pjese e ketij grupi.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT