E premte, 29.03.2024, 10:50 AM (GMT)

Kulturë

Hasan Qyqalla: Arkitekturë e konstruksionit polidimensional artistik

E marte, 11.10.2011, 01:57 PM


Agim GASHI-„KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM“

 

Redaktor: Jeton KELMENDI

Botimi: LULU

SH.B.A. 2011

 

ARQITEKTURË E KONSTRUKCIONIT POLIDIMENZIONAL ARTISTIK

 

„Fundi i madh i jetës nuk janë njohurit, por veprat“ – Tomas Fueller

 

Shkruan: Hasan Qyqalla

 

Poeti, këngëtari, veprimtari e krijuesi artistik Agim GASHI, tani më është i njohur për etnin tonë, si në trojet autoktone po ashtu edhe në mërgatën tonë të gjërë e të shpërndarë gjithandej horizonteve. Zëri i tij ishte dëgjuar që herët,… bile edhe atëher kur u cungua e limitizua fjala e lire. Ndryshe, në një kohë të pakohë! Aktiviteti i tij kombëtar në veprimtarinë e shenjtë të pajtimit të gjaqeve me rinin studentore e në krye me Profesorin e urtë Anton Çetta, ishte periudha më e mundimshme por edhe më e lavdishme e Z. Gashi. Bënte veprimtari sa të ngjeshur po aq të dendur sa nuk i premtonte as koha që t’i notoj ato. Andaj në shikimin e parë duken të pasistemuara dhe jokronologjike, që edhe nuk është domosdoshmëri poetike. Prandaj nuk e zbehin as përmbajtjen e as vlerat e ngjeshura.

 

Vëllimi më i ri poetik i autorit Gashi, fillon me një poemë të gjatë, e cila në vete ngërthen gjithë përjetimet emocionale, brengosëse të botës së brendshme të poetit. Vë në spikamë manitë sociale kombëtare siç është vëllavrasja, plagë e rëndë apo një dekubit kthyer në gangren për popullit tonë të shumëvuajtur, e që nuk ndalon mjerisht as në ditët e sotme. Shpalosë paragjykimet, përjetimet, vuajtjtet, … e deri sa apelon te bëhen kthesa në favor të kombëtares e ideales, që është Shqipëria natyrale. Për të arrirë në këtë pikë kulminante, duhet një rizgjim, gjegjsisht një bashkërendim i përbashkët i veprimtarisë sonë globale, pa ngjyrime ideologjike, pa dallime fetare e krahinore.

 

Vargjet e tij kanë vajë, gjëmë, dhëmbje, shqetësim, brengë, kushtrim,…që ngjanë me vargjet migjeniane…pastaj kalëron nëpër trojet etnike, duke rikujtuar pëllëmb për pëllëmbe.

 

Rikujton në vargje personalitete të rëndësishme të historis e lavdisë kombëtare që me mjeshtrin e artit dhe dhuntin e zërit i bart përmes telave të Sharkisë në këngë. Prandaj ka shtrirje talenti i Agimit në fushën e gjërë të artit, që në kritikë njihet me termin polidimenzional artistik. Krijon imazhe, situata, peizazhe të përshkruara me ngjyrime, hiperbolizime. Të tillat i hasim në veçanti kur i këndon vendlindjes, dashurisë, liderëve të trimërisë, urtisë, guximit e humanitetit si Gjergj Kastriotit, Enver Hadri, Anton Çettës, Nënë Terezës, Adem Jasharit, Dr. Ibrahim Rugovës duke mos i harruar as gjakun e dëshmorëve të luftës së fundit të Kosovës, të të vazhdoj së kënduari për më të dashurit që ka humbur, si Nënën, Babain, Çunin,…etj. Specifikë tjetër, që edhe rrallë e hasim tek autorë tjerë është, “dekorimi” edhe me sarkazmë, ironi, humor e parodi. Ndër tjerash vlen të përmendet poezia e zhanrit të tillë “Piku moll e kuqe”, me sa vijon:

 

“ Piku moll e kuqe-piku, Na u ba pekmeze, Po e pi rakin´-oj vash´, Por s´po shkon pa meze. Piku moll e kuqe-piku, E ra ndër qershi, Nuk po due meze vash-o, Veq dy syt e zi. Piku moll e kuqe- piku, E na ra nder ftua, As Raki s´po due vasho, Veq buzët e tua.”

 

Autori nuk ka përkufizime të ides estetike në shtrirje të elementeve dhe përmasave të veprës poetike. Arqitektura e kontrukcionit kompozicional është forma dekorative e vargjeve që komponohet herë në mënyrë indirekte, e here-herë edhe drjtpërdrejt dhe i japin shije e ngjyrim. Krejt në fund do citoja një thënje të Alfred UÇIT nga “ESTETIKA”, kur thot: “Ideja estetike nuk duhet barazuar me qëllimin e krijuesit, por me qëllimin e realizuar, të aktualizuar në vepër”.

 

Ja çfarë gërshetimi mjeshtëror e stilistik gjejmë në poezin:

 

„Në natën e gjatë“

 

Jam i dejuar nga merzia

Katër muret më bëjnë shoqëri

Oj natë e gjatë

Si nuk dallove nga tjerat

Për një muaj, për një vit

Çdo ditë dejem

Duke pirë lotët e mi

Helm mu bë jeta

Dhe përsëri u plaka

Iku edhe një vit nga jeta ime…

 

Andaj për njohjen më të afërt dhe shijimin artistik të këtij vëllimi poetik mbetet që çdo lexues e pasionant i fjalës së shkruar të lexoj, mbase kujtoj është një pasuri më vete e intelektit!

 

Koblenz, tetor 2011

 

Libri mund të porositet edhe në Amazove në këtë adresë:

 

http://www.amazon.de/Koha-Pakoh%C3%A0-Vendit-Agim-Gashi/dp/1447813529/ref=sr_1_1?_encoding=UTF8&qid=1318196471&sr=8-1&al_rs=#al_rp



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora