Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Të ketë vdekur, Migjeni?!...

| E hene, 10.10.2011, 08:58 PM |


Të ketë vdekur, Migjeni?!...

 

Poetit të madh të Rinisë, Migjenit në 100-vjetorin e lindjes

 

(esse)

 

Nga Përparim Hysi

 

Të shkruash për Migjenin është sa e lehtë,por dhe aq

e vështirë.Këto "alternative me ose" që ai i kish për zëmër,vijnë dhe

më vënë në mëdyshje që në fillim.Se fillimi,mbi të gjitha,është i

vështirë.Kam një informacion të bollshëm për Migjenin (sa,për këtë

esse modeste,më del e më tepron) ,por kur angazhohesh për të folur për

të,nuk është fare e lehtë.Vuan kompleksin e pazotësisë se është vërtet

një majë mali që nuk i ngjitesh kollaj.Kam lexuar e stërlexuar për

Migjenin dhe, në u vura në ngasje,për të folur për të,ka vetëm një

fakt:shtypi shqiptar,sado që data 13 tetor kur Migjeni mbush

100-vjeç,pothuaj,erdhi,ende nuk është bërë i gjallë që të

heqë,sadopak,cergën e harresës për të.

I kam kaluar gazetat në sitë,pothuajëse,të tëra.Vetëm  gjeta një

shkrim të Behar Gjokës tek një gazetë.Po duhet thënë se ashtu siç i

çorri mushkëritë MIgjeni duke demaskuar realitetin e kohës,ashtu ka

bërë dhe Behar Gjoka që ka përzënë"dimrin e harresës për Migjenin" dhe

e ka sjellë të freskët dhe krejt si behar Migjenin.Behari ka sjellë

behar.

 

*     *   *

Lexoja diku që shkodran,den baba den,nuk e dinë ku është varri i

Migjenit.Kam replikuar dikur me atë priftin katolik (nuk po e citoj me

emër,se prifti ka vdekur),që u lëshua me anatema kundër Migjenit.Këto

anatema shkuan deri atje,sa prifti konkludoi:-Mirë bani që vdiq i

ri,se a ken kundra Zotit,kundra kishës! Në se do e gjej poezinë time

replikë,do e vendos këtu.Dihet,mandej,se dikur ia copëtuen pllakën e

varrit;dikur iu prish dhe shtëpia muze dhe,pikërisht,aty ku duhej të

dukej në plan të parë,busti i madh i Migjenit,aty ndalojnë furgonat

dhe dëgjon britmat butofarike të shoferave:-A po vini në...?

Nuk ka gjë më neveritëse,se sa të nëpërkëmbësh ata që duhet të

jenë,shekujsh,krenaria jo vetëm një qyteti me tradita të lashta

kultuore,si Shkodra,por njerëz si Migjeni janë krenaria e vëndit.Është

poeti dhe prozatori më i bukur,më i arrirë,më reali,më kritiku i atij

brezi që quhet,e viteve '30-të.

Siç e shihni,pyetja ime është pakëz retorike.Për të qenë i

ndershëm,këtë titull e "vodha".Është e një qytetari të thjeshtë

shkodran që kur e pyetën:-Ku është varri i Migjenit?Ai flakë për

flakë,u përgjigj:-Pse ka vdekur Migjeni?! Kjo përgjigje,flakë për

flakë,flet shumë.Shkodrani anonim si njeri me kulturë që qe,tha atë që

e dinë të gjithë:-Njerëz si Migjeni nuk vdesin.Ata kanë vetëm

ditëlindje.Dhe pyetja e tij është si një kambanë për ta dëgjuar të

gjithë ata që nuk kanë veshë apo ata që i kanë zënë veshët me

dyllë.Kambana bie për ata që drejtojnë kulturën në vënd.Se është e

pafalshme,- them unë(vallë,vetëm unë?!)-.që kur dhe një javë na ndajnë

nga kjo ditëlindje e madhe dhe"qarqet e kulturës" kanë rënë në gjumë.E

pafalshme,për gjithë shtypin e shkruar,që nën ato rubrikat për

kulturën, që nga 1 tetori,t'i kish kthyer gazetat në borikushtrimi ku

të ravijëzohej portreti aq i bukur dhe aq tragjik,në ikjen aq"me

vrap",të këtij meteori të letërsisë së viteve '30-të.Për fat të

keq,askush nuk është kujtuar.Ka ndodhur si me atë personazhin e

estradës së Fierit,që pena e Pëllumb Kullës,e ktheu në

legjendë.Migjeni nuk duhet të jetë ai Lipe Shtogu dhe analogjia ime- e

pranoj- është pakëz vulgare.Po zënë e më hipin kacabujtë.

 

*     *    *

Kacabujtë më hipin më tepër me ministrinë e kulturës që,këtë tetor të

paktën,ta kishte quajtur muaj i Migjenit në kluturë dhe të shpallte

një nismë:për prozën e shkurtër më të mirë;për essenë më të mirë;për

poezinë më  të mirë?Për fat të keq,asgjë nuk kam parë gjëkund.Dhe ja

përbri ministrit(ky,i tanishmi është shkodran!),ja tek vjen shëmbulli

i gjallë që quhet Mhill Velaj që ,me kohë,pa pritur që të digjen

etapat kohore,ka një muaj (afati është deri në janar 2012) që bën apel

për një konkurs me poezi për të evokuar Poetin,gazetarin dhe

Atdhetarin Tahir Desku.Dhe Mhill Vela nuk është  ministër i

kulturës,por është dashamir i një njeriu që i ka dhënë

Atdheut,Kosovës:me penë  me pushkë.S'ka nismë më të bukur dhe gjej

rastin ta përshëndes,Mhillin,por sa entuziast bëhem me nismën e

Mhillit,aq revoltues,bëhem me aparatçinjtë që merren me kulturën.Jam

prudent dhe di të kërkoj ndjesë,në ministri dhe aparati  i asaj

ministrie kanë programe shumë impresionuese për DITËLINDJEN E MIGJENIT

dhe,unë,profani,as nuk di gjë.Por nuk ka se  si mos jem dyshues,se

paraardhësit e kanë treguar me vepra se sa i kanë shërbyer

kultuturës:Mjafton t'u referohem dy paraardhësve të tij:i pari,në një

takim funebër(thonë që  stdujon shumë,ka një bibliotekë të pasur;ka

dhuruar libra etj..),po sa para bëjnë të tëra,se sa fakti tepër

kokëngjeshur:kur qe ai ministër kulture,veç tjerash,vdiq Prici i

Lirikës Shqiptare,që quhej Frederik RReshpja.Ministri as mori pjesë në

funeralin e të ndjerit,por dhe"harroi" të bënte qoft dhe një meshë,siç

bëri-dhe bëri shumë mirë- për të ndjerët,I.Kodra,K.Kodheli dhe

V.Korreshi.Homazhi u bë më 28 shkurt 2006 dhe Princi nuk kish asnjë

javë që kish mbyllur sytë.Sa tragjik dhe diabolik m'u duk atëherë ky

ministër.Pas tij erdhi Pango që nuk la asnjë gjurmë kulture,përveç

atij basoreliefit ku murosi emrin etij,pasi kish përzënë shkrimtarët

nga Lidhja.Tjetri?Ky qe ,vërtet,për t'u qarë.Qe aq i "ditur",sa një

nxënës i 9-vjeçares do t'i nxirrte gjuhën.Qe ai që"do sillte eshtrat e

Ismail Qemalit nga Italia!!!!Mundohej Blendi Fevziu,i jepte dhe i

merrte,se janë në Shqipëri.Po qe ministër kulture,i biri i botës.Tek

shkruaj s'kam si mos ndjej keqardhje për kryemenistrin,që,sado nuk

është shkrimtar,letërsinë e ka pasion dhe mund të vëjë me shaptula në

mur,këdo që debaton për letërsinë,se ka një kujtesë brisk.Qe

ky,kryeminstri,që e skuqi atë atasheun kulturor të Rusisë,kur i

recitoj rusisht,"Vasil Tjorkinin" e Surkovit.(të më falin rurosfilët

në emrin e autorit të poemës,e kam cituar gabim).

Siç e shihni,e humbas fillin se kam njohur dhe një tjetër ministër(ky

qe i krahut të majtë.Për vete kam thënë që jam i djathtë),që,kur erdhi

në tubimin e një libri,mori fjalën dhe tha:-Libri i  iksit ka vlera

dhe mesazhe,sado që unë librin nuk e kam lexuar!!!! A ka fjalim më

luajal?! A nuk duhet të sjellësh këtu,për bri,ato vargjet aq  dhe me

aq vlerë të sheperiotit të pavdekshëm,K.TH.Spirit që thoshte:"...se

këtu,në vëndin tim/edhe koqe ka kuptim." Pak banaele,domosdo,por

kështu është.Bilez,u çudita që Spartak Ngjela këtë fjalën që fillon

me"k" e kish  zhdërruar në kungull.Kungullit,të tillë,i marrin të

keqen.

 

*     *     *

Migjeni,poeti i dhimbës krenare,i shekullit të ri,i vulneteve të

ndrydhura,i Poemës së mjerimit,i recital i një malësori,është jo vetëm

poeti më i bukur,më i drejtpërdrejtë,po më i paarritshmi:me vargjet,me

mesazhet dhe me metrikën e re që përdor në vargje.Për poezitë e tij

mund të flasësh tërë kohës dhe gjithmonë do t'u kthehesh dhe t'u

rikthehesh.Dhe në prozë,vetëm ai dhe Kuteli,janë majat më të larta të

prozës që nuk arrihen lehtë.

Ai bëri,siç thonë me të drejtë "vizatime letrare",shkroi skica dhe,po

kështu edhe prozën e gjatëDhe kudo i bukur dhe i

papërsëritshmë.Malësorja tek"a do qymyr ,zotni? Ajo qe

"qershiave".Dila tek "Puthja e cubit",për të vazhduar me Luken

tek"Bukën tonë të prditshme,falna Zot! Nushi tek"Studenti në shtëpi"

Oso Bakalli që"Çel arkapija",po vallë a mund t'i harrosh?Pa

dyshim,që"Bukuria që vret" është më rrënqethsja;më e guximshmja që

barabitet me atë guximin qytetar (cili tjetër e pati përveç

Migjenit?!) "Recital i malësorit",ku goditja ndaj sistemit është e

drejtpërdrejtë.Bash për midis ballit,kur thonë në veri.

Natyrisht, me këtë esse modeste s'është se mund t'i them 

gjitha.Por nuk kam se si mos ndalem në dy-tri skicat e tij.

 

*     *    *

Skicat që do citoj janë shkruar kur ka qenë në Pukë.Atje e njohu Lulin

e vocërr.Atje"tollumbat e këtij varfanjaku" hapën gojën dhe sikur po e

gllabronin mësuesin.Pas këtij,ja tek vjen dhe"Zeneli".Me

këtë,"Zenelin" do merrrem pak më gjatë.Zeneli është ai fëmija

malësor,shumë i zgjuar dhe shumë kurreshtar si fëmijë.Migjeni është

psikolog i madh dhe unë çuditem si kritika e kohës nuk ka vënë re një

fakt shumë domethënës.Me "Zenelin" dhe me të "Korrat" Migjeni fiton

atributet e një gjeniu.Për gjenitë,- thuhet,- që paraprijnë.Dhe

Migjeni paraprin.Ai thotë për "Zenelin" që asht tokë pjellone dhe,duke

vazhduar arsyetimet  e veta(këtu shuqhet gjeniu.Lexuesi të më falë (

që,për mungesë origjinali,nuk lakoi në ligjëratë të drejtë)

,por,siodoqoftë,e kam të freskët atë që thotë:  "...pjesa

jeme,fataliste e ndërgjejges,më thotë:lanie  Zenelin të  baj jetën e

tij stërgjyshnore,se,kur  ka me pa njerëzit e vet në shtrngesë,ka me u

hedh në greminë!!! Kështu tha mësuesi për nxënësin e vet aq të

zgjuem.Por le ta ndjekim dhe ca,këtë.Zenelin.Ja tek e gjejmë nga një

bashkëkohës i Migjenit,që dhe ky kishte një penë të fortë.E gjejmë

Zenelin,tanimë,në duart e  të famshmit  Nonda Bulka.Në skicën

letrare"Dy Zenelat" ai na prezantoi atë nxënësin kurreshtar nga

Puka.Po ka dhe më,ky pukjan,arriti të bëhet kuadër dhe,kur pa të

afërmit e vet në atë gjindje që s'i nidhmonte dot,bëri vetvrasje.I

biri,që ka qenë gazetar dhe ka nxjerr edhe libër për këtë  Zenelin që

e ka baba,e paraqit me version ndryshe.Mua nuk ma ha buza atë lloj

kulaçi,sado i "pjekur" nga i biri.Se,po ky,thotë se Zenli është Luli i

vocër,kur ndryshe,fare ndryshe është e vërteta.Zenleli është Zenli dhe

Luli asht Luli.Dhe këtij,Lulit,dikur se ku ia gjeta "gjurtmë",por

kujtesa më la në provim në vjeshtëPor,themelore,mbetet parashikimi

gjenial i MIgjenit.

Dhe tjetra"Të korrat".A ka më parashikim gjenial se sa skica aq

domethënëse e këtij gjeniu.Merrni me mënd:Ai nuk është soditës i një

realiteti dhe aq.Jo ai e demaskon këtë realitet se do që njerëzimi mos

ketë plagë.Aluzionini se në tokat e fshatarëve,nuk është pjekur gruri

që mbollën,por gruri ka vajtur dëm,se arat janë mbushur me

topa(hekur),eshtë aq domethënës dhe aq gjenial sa të çudit.Ende nuk

kish filluar lufatt botërore;ende nuk ishte pushtuar Shqipëria,por

mëndjagjeniale e Migjenit duke lëshuar atë emfazën"Ne këtë farë s'e

mbollëm dhe thanë nuk asht se çfarërë mbjell,korr" apo dhe ca më

tej,malësorët u thonë fëmijëve:"Qeshni,ju,qeshni,por do mësoheni me

ngranë hekur".Dhe fëmijët me atë naivitetitin  etyre të

pafajshëm,këndojnë si në kor:Do mësohemi me ngranë hekur! Do mësohemi

me ngranë hekur".Është një finale tragjike,alarmante.Një bori e

vërtetë alarmi jo vetëm për Shqipërinë,por dhe për botën.Se Poeti

dinte të shihte në pasqyrën e madhe të kohës.Kur vdiq Migjeni në gusht

të vitit 1938,vetëm  Abisisnia qe pushtuar nga Italia,por siç duket,ai

lexonte,para kohe,në kaleiodoskopin e historisë dhe,siç duket,i

shihte si falangat e Hitlerit aq dhe të Musolinit.

Dhe gabimisht shkrova.Kur vdiq,Migjeni.Jo.Ai nuk ka vdekur dhe,po të

marrë hua një varg prej tij,atë s'mund ta shkulin nga kujtesa"paçavrat

që zunë myk ndër tempuj".Këtë radhë analogjia ime,s'është në vijë të

drejtë me të,por tek"ata mëndjemykur" që nuk e dinë apo bëjnë sikur

nuk e dinë se kush është Migjeni.

 

*      *   *

 

Nuk e gjeta dot atë polemikën që kam bërë me priftin që anatemoi

Migjenin,megjithatë si kompnesim të"thatë" po vë për leuxesit një

poezi timen për Migjenin që e kam përfshirë në librin tim me

titull:"Njerëz që dua"

 

 

Në ditëlindjen e Migjenit

 

Sot,në ditëlindjen tënde,unë kam zënë e meditoj

Qaj,s'do mënd,se kam dhimbje;edhe vdekjen e mallkoj

Që të mori aq të ri dhe i le këngët përgjysëm

Nuk qe vdekje,po stihi;të rrëmbeu kur nuk e prisnim.

 

Por më tutjje shkon mendimi:po të rroje kur qe "djalli"

Vallë,si do të shkonte filli?S'do të hante për së gjalli?!!!

Se një shpirt si ti,i brishtë,a s'do ngrihej rrebelim?

Djalli i zi dhe i pistë:o me burg,o pushkatim.

 

Se nuk ndjente dhëmbshuri;qe katil e qe sadist

Më mirë"që shkove i ri";s'njohe ferrin komunist.

Se Golgota ka qenë pak;Ferri i Dantes nuk qe ferr

Ky sadist e ky xhelat;qe zeheri mbi zeher!

 

S'do këndoje për xhahilin(a nuk qe ti kundër miteve?)

Ai tak dhe xhebraielin;edhe shprtin do të mirrte.

Siç ia mori Ajkës së Kombit;shpata e tij mbi intelektualë

Ky xhelat- turpi i Kombit,sa e sa ka lënë pa varr.

 

Kriminel qe i pashoq;siç mendoj s'ka qenë i vetëm

Jo.Jo,Nuk shkruaj kot;ah,sa varre janë pagjetur!

Ne të qajmë,Poet i dashur,se ti ike shumë i ri

Në po shkruaj me buzë të plasur,të kujtoj me dhëmbshuri.

 

13 tetor    2009