Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nijazi Ramadani: Vështrim për veprën “Realitete dhe ballafaqime”, të autorit Izmi Zeka, historian

| E hene, 10.10.2011, 09:56 PM |


Vështrim për veprën “Realitete dhe ballafaqime”, të autorit Izmi Zeka, historian

 

"Realitete dhe ballafaqime", ka sjell përkushtimi e tij të sprovuar në shtypin  legal dhe ilegal të kohës

 

Nga Nijazi Ramadani

 

Izmi Zeka, historian, këto ditë ka botuar librin e tij tw dytë“Realitete dhe ballafaqime”, duke përvijoi aktualitetin tonë në kontestin historik dhe aktual, ai e ka kapur me një mendje mbrehtësi të një historiani që shpërfaq në horizont një kaptinë të re të historisë  tonë kombëtare e shtetformuese. Ai ka spikatur në vështrimet e tij, të cilat i kemi gjetur shpesh herë edhe në shtypin tonë të përditshëm dhe periodik.

Zeka kësaj here sjell  para opinionit kronikën e një kronikani për realitetin tonë, “karshi” zhvillimeve vendore dhe ndërkombëtare të cilat ndikuan fuqishëm në lëvizjet politike të evropës lindore dhe perendimore.

Pikërishtë mbi vendosjet e qendrave të vendosjes ndërkombëtare që e bënë të formësuar linjën horizontale të strategjisë sonë kombëtare, sikur edhe organizimin tonë vertikal të luftës politike për pavarësi deri me bërjen realitet të shtetformimit si dhe shfaqjet  e pikëpamjeve  konstatuese, të cilat autori i ka trajtuar me gjindshmëri dhe maturi nëpër etapat e ngritjes së vetëdijes historike, e të modernitetit të kuptueshëm edhe për vetë emancipim shtetëror e kombëtar në shtrirjen e hapësirave universale. 

Autori Zeka,  duke qenë mjaft autonom në qasjen e tij prej një veprimtari dhe intelektuali, që vjen nga një familje eangazhuar në lëvizjen atdhetare. Izmi Zeka, sikur e ndjen borxhin e vetë për “borxhin” që ia kemi  të kaluarës dhe të ardhmës për ta sjell në dritë një libër sikur ky “Realitete dhe ballafaqime”,  si dhe një shtjellim për betejën politike për Kosovën, pikërisht për periudhën më të debatuar e më të rrahura në vorbullën e saj nën robërinë e të huajve, duke determinuar dhe me një sinqeritet intelektual dhe atdhetar, po dhe një përmasë rë përformancës si çështje të shtruar për zgjidhje, të cilit këndvështrim nuk i shmanget, por përpiqet për ta ndryshuar në të mirë të mbarëvajtjes pa prekur as lënduar të tjerët.

Zeka, me librin e tij të dytë nga fusha e publicistikës historike, "Realitete dhe ballafaqime", ka bërë që përmes një përkushtimi të sprovuar në shtypin  legal dhe ilegal të kohës, si një lërues i mirë i fushës së publicistikës, i cili vazhdimisht në rend të parë e ka përcjellë fatin e Kosovës në periudhën më të vështira të saj.

Në formën e një jronike apo ditari politik, ai  i ka përmbledh të gjitha shkrimet për t’i fokusuar me ndërgjegjjen vetë të thurura përmes shqetësimeve, të periudhës 2003 - 2008, kur tashmë gjithë ai shqetësim ishte dëshmuar si i arsyeshëm, dhe kishte marrë një çmim me bërjen e shtetit të Kosovës.

Në këtë kontekst të përvijimeve dhe përmasave globale të rrjedhave historike dhe aktuale, ai i  ka shfaqur idetë dhe vizionet e veta që ngërthejnë edhe ato që  janë treguar si një rezultat i një shpërfaqje të analazave dhe komenteve tjera, por edhe në librin  publicistik “ Realitete dhe ballafaqime”, në të cilin, është përpjekur dhe e ka mbajtur si objektiv trajtimi në këtë libër, duke i radhitur zhvillimin e ngjarjeve nga  data 10 korrik 2003  e deri  më 1 prill 2008, ku kronologjia e vlimeve politike nacionale e njerëzore në Kosovë.

Në librin “Realitete e ballafaqime” të Izmi Zekës, lexuesi i sotëm  mund për së afërmi të prekë e përjetojë një kronikë sa të afërt, po aq domethënëse, e cila gjithsesi ka  trajtuar njërën ndër ngjarjet më sublime të Kosovës, nëpër të cilën kemi kaluar dhe jemi duke shtegtuar kah e nesërmja, gjithnjë në kërkim të hapave më të avancuar. Insistimi i  autorit saktëson  në ruajtjen e ekzistencializmit, si dëshmi e një kronologjie në ruajtjen dhe zhvillimin e verdiktit kombëtar.

Tematika rëndësishme e shtruar në vepër ka  lidhje  me problemet  me të cilat është i preokupuar jo vetëm opinoni vendor por, edhe ai ndërkombëtari, si me këto  probleme në realitetin e krijuar në Kosovën e kërij mileniumit të ri.

Ishte pikërisht në qendër të qendrave ndërkombëtare dhe përshkuar me livizjet globale të liberalizimeve dhe integrimeve të fuqishme  për bërjen e shtetit  dhe  vendosmërisë së misioneve diplomatike  që kanë qenë mbështetja  më praktike për ndryshimet  e sferavedhe  partneritetit politik në krijimin e vëmendjes së opinionit vendor dhe ndërkombëtar si dhe  në fuqizimin e këtij vakuumi në krijimin e bashkërenditjeve të qëndrueshëm, edhe për të mbajtur ekuilibrin stabilizues në vend.

Zeka, është tashmë një kuadër i profilizuar në skenën politike partiake të PDK-së, ku aktualisht ushtron postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës si dhe atë të kryesuesit të KK të Gjilanit si dhe funksione tjera brenda strukturës partiake, Ai, kësaj here i paraqitet opinionit me librin e tij të dytë nga fusha e publicistikës, me titull "Realitete dhe ballafaqime", libër që e botoi Ars-clubi "Beqir Musliu”, Gjilan, 2011. Zeka e ka  sprovuar vetën në 200 faqet e këtij libri, në dy kapituj " Në rrugën e bërjes së shtetit...   dhe  në shërbim të qytetarit", libri  e ka një dukje të një përgatitje solide profesionale të shkruar dhe dizajnuar mirë.