Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


10 milionë euro për një kilometër autostradë

| E hene, 10.10.2011, 07:38 PM |


Nga Enis Veliu, Zëri

 

Pavarësisht krizës buxhetore, konsorciumi “Bechtel & Enka” edhe më tej vazhdon të marrë pa ndonjë problem nga Qeveria e Kosovës parat për ndërtimin e autostradës Morinë – Merdar, e cila buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë rreth 1 miliardë euro.

 

Vetëm për ndërtimin e 34 kilometrave autostradë nga pika ku?tare e Morinës e deri në qytetin e Suharekës kjo kompani ka marrë nga buxheti i Kosovës hiç më pak se 320 milionë euro. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë del se për një kilometër autostradë “Bechtel” i ka marrë Qeverisë së Kosovës nga 10 milionë euro.

 

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës si duket janë super të kënaqur me volumin e punimeve, duke lënë anash koston e ndërtimit të saj. Lah Nitaj, këshilltar i ministrit të Infrastrukturës Fehmi Mujota, konfirmon se deri më tash “Bechtel” ka marrë 320 milionë euro.

 

Sipas tij, lëshimi në funksion i tri segmenteve të para prej 34 kilometrave do të bëhet në fund të këtij muaji në një kohë rekorde sipas planit dinamik. Sipas tij, kjo është arritur në saje të përkushtimit të Qeverisë, si dhe punës dhe bashkëpunimit të Ministrisë së Infrastrukturës me kompaninë, e cila është duke e ndërtuar rrugën.

 

Në anën tjetër ekspertë të ekonomisë, por edhe vetë përfaqësues të partive në pozitë thonë se ndërtimi i autostradës do ta falimentojë Kosovën gjatë vitit 2012. Sipas tyre, nëse nuk shitet Posta dhe Telekomi i Kosovës deri në atë kohë, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë shkurtime marramendëse për të paguar koston e ndërtimit të saj.

 

Myzejene Selmani, kryetare e grupit parlamentar të koalicionit “Kosova e Re”, thotë se asnjë qytetar i Kosovës nuk ka kundërshtuar ndërtimin e autostradës, por, sipas saj, kundërshtimet kanë ardhur rreth mënyrës së ?nancimit të saj.

 

Ajo thotë se prej kohës kur ka qenë kryetare e komisionit për ekonomi ka alarmuar se ndërtimi i autostradës me para të buxhetit do ta falimentojë shtetin, por, sipas saj, qeveria nuk i ka për?llur ato. “Shitja e Postës ka qenë alternativa e vetme për t’i mbuluar zbrazëtitë buxhetore.

 

Ajo nuk po shitet sivjet, kështu që unë nuk e di se ku do të marrë para qeveria për ta paguar ‘Bectelin’. E vetmja alternativë i mbetet shkurtimet drastike në të gjithë dikasterët që marrin para nga arka e shtetit”, tha ajo.