E shtune, 20.04.2024, 12:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Ligji i historisë dhe shtetësia e Kosovës

E merkure, 20.02.2008, 07:00 PM


Ligji i historisë dhe shtetësia e Kosovës

Nga Gjon Keka

Gjon Keka
Siç dihet akti i shpalljes së Kosovës shtet sovran dhe të pavarur është një rezultat i përpjekjeve shekullore të kombit shqiptarë në përgjithësi për të realizuar aspiratat e tij për të jetuar të lirë dhe për të vendosur vetë për fatin e tij dhe të ardhmen e tij, kështu që në kohët e fundit të këtij procesi historik ishte bërë e pashmangshme që Kosova ose të ecën në rrugën e arsyes dhe të progresit ose të jetoj përgjithmonë nën amullin hostorike dhe ligji i historisë ta dënoj atë .Por ja që 17 shkurti ishte një ditë e madhe për shqiptarët e Kosvovës dhe shqiptarët në përgjithësi , po në këtë ditë Kosovarët i treguan botës demokratike se ata dëshirojnë të jetojnë të lirë të pavaruru dhe të sigurtë që e ardhmja e tyre është integrimi në familjen europiane.Kosova edhe një herë dëshmojë kulturën e saj të lartë në ato ditë të rëndësishme për ta dhe të ardhmen e tyre .Shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe Sovran është një përmbushje dhe përligje e ligjeve të historisë dhe natyralisht të përvojës së saj të hidhur në shekujt dhe vitet që kemi lënë pas si në rastin e Kongresit të Berlinit 1878, pastaj Konferencës së ambasadorëve në Londër 1912,Konferenca e paqes nw Parisw 1921 … , etj , megjithkëtë Kosova tani pas luftës së dytë botërore dhe më pas përpjekjet e saj të vazhdueshme në histori për të gëzuar të drejtën e saj ka raritur të jetë jo vetëm një cështje e madhe në agjendën diplomatike të botës së civilizuar por edhe tani një shtet në kuptimin e asaj që cdo shtet sheh në Republikën e Kosovës një vend që ofron miqësi dhe bashkëpunim dhe që ka një të ardhme europiane edhe pse puna që do jetë përpa është një process që duhet të ndodhë patjetër sepse kështu qonë rruga e integrimeve ne strukturat europiane.Duke u nisur nga kjo mund të themi se tani ksova është në një rrugë të rëndësishme dhe historike sepse pikërisht nga shteti i Kosovës mvaret edhe procesi i gjithë ballkanit drejt rrugës së integrimeve normalishtë se edhe Serbia është një vend kyq që duhet të heq zgjedhën e Milosheviqit dhe të paraardhësve të tij dhe të ndaloj historinë e rrejshme të saj duke e gënjyer vetveten dhe botën em doktrina imperialiste dhe uzurpuese si dhe të heq qafe doktrinat e Cubrilovicit dhe të akademikëve të rrejshëm të historiografisë serbe .Ballkani tani me pavarësin e Kosovës ka mbyllur një kapitull të errët të historisë së tij dhe ka lënë pas krahëve një të kaluar plotë dhunë dhe urrejtje e forma të tjera të prishjes së popujve ndërmjet vete nga mitet dhe ideologjite e thata e mjerane brenda këtij rajoni mjaftë problematik në historinë e tij.Europa po ndryshon ajo tani nuk është europë që shkelë ligjet e historisë ajo po përligj ato me njohjen e shtetit të Kosovës nga Franca , Britania dhe shtetet tjera europiane që do e njohin mund të thuhet se tani Kosovës po i rikthehet dinjiteti i saj e ardhmja e saj në duar e veta dhe normalishtë se edhe përgjegjësia për ta ndërtuar vetveten në drejtimin e duhur dhe prosperues .Ndërsa shqiptarët e Kosovës në qoftë se dëshirojnë ta dinë duhet ta dinë këtë se pa SHBA dhe shtetet që mbështetën ato nuk do mund të jemi sot ku jemi gjithashtu pa këto shtet as sotë nuk do mund të rikthejm jetën e një vendi që ka kaluar katrahura të papara në histori , kështu që SHBA-ve Kosovarët duhet ti bëjën një përmendore historike të përpjekjeve të saj për lirin dhe pavarësinë e Kosovës , dhe noramlishtë se shqiptarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se e dejta e popujve për liri dhe mvetësi që presidenti Wilson e kishte një ndër pikat e tij ,e kjo tani po zbatohet dhe jetësohet me Kosovën dhe shtetet tjera që kanë fituar këtë liri dhe mvetësi në kuadër të kësaj pikë të shenjët të presidentit Wilson të cilët SHBA e kanë traditë ta qojnë deri në fund.Pavarësia është përgjegjësi dhe njohja nga SHBA dhe shtetet tjera tregonë qartë se Kosova ka para vetes shumë punë dhe këtë duhet kryer së bashku me miqët e saj të cilët i kishte dhe i ka akoma në drejtim të së ardhmes së Kosovës për ta shikuar të ardhmen e jo të kaluarën dhe për të besuar më shumë në ardhmërinë e saj europiane.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora