Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lek Mrijaj: Nënë Tereza

| E shtune, 08.10.2011, 05:46 PM |


LEK MRIJAJ

 

NËNËS TEREZE

 

Ajo që mbetet e pavdekshme dhe gjallë

ne shpirtin dhe në zemren e çdo njeriut

është vepra e madhe shënjterore dhe skrifica

e Nënë sonë të dashur Gonxhe Bojaxhiut.

 

Ajo që shkelqen dhe perherë neve bënë dritë

si dielli shkelqen na nxenë me ato rreze

është Nobelistja e madhe Shqiptare

e lumnueshmja Nëna e jonë Tereze.

 

Rruga jote e gjatë për ju o nënë e dashur

me plot mirësi vuajtje dhe me bëmirësi

do të mbetej e shkruar nder shekuj

dhe do të ruhej me krenari në histori.

 

Bijë e këtij trualli Iliriko-Arbërore

Moter dhe një Nënë humanitare

është Nënë Tereza e jonë e dashur

me shpirt gjak n'sherbim për boten njerzore.