Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Petraq J. Pali: Kur do të vijë ajo ditë

| E shtune, 08.10.2011, 05:26 PM |


Petraq J. Pali

 

Kur do të vijë ajo ditë

 

…dhe natyra ka ndryshuar në këtë shekull të shkretë

shkrepëtima e rrufera oqeanet s'rrinë kurrë qetë

fenomene të çdo lloji shkrepëtima e bubullima

Pa le kur ngrihen tajfunget thua se u shua drita!

 

Kudo shira e përmbytje dhe tërmete të çdo lloj

si s’lëvizë  nga epiqëndra kjo botë allosoj!

Gjithësesi s’ka gjet’ rehat në këtë glob njerëzia

Është trazuar shumë e shkreta  s’e do “Zoti as Shën Maria”!

 

Kudo grindje edhe luftra shtet me shtet e komb me komb

hidhen bomba vriten njerës të pa fajshëm nga çdo soj!

në çdo shtet po të shikosh perandorët thyejnë kokën

në pushtet hipin të tjerë sa dhe popujve u bëjnë gropën!

 

Kështu ndodh kur në pushtet hypin ca të pasuruar

që s’mendojnë për të tjerë as për popuj të shumëvuarë!

Është botë e trazuar nga natyra e nga pushteti

Kudo mbijnë diktatura mjerë vatani dhe mileti!

 

bien shtete shëmben idhuj nga Afrika në Azi

e trazuar është Evropa, Amerika bën sehir!

Nga çdo shtet aeroport në limane me vaporë

përgatitje gati për luftë që të vegjëlit t’i pushtojnë!

 

pa le kur kujtojmë bombat apo aktet terroriste

thua që po ngrihen “tigrat”e dy racave Fashi--Naziste!

Atyre që rruzullin e kthyen e përmbysën m’banë tjetër

se kështu thotë edhe “bibla” përsërit historinë e vjetër !

 

Qafën thyejnë “apogjejtë” e “udhëheqësit e pavdekshëm”

Qoftë Kadafët a Mubarakët apo leshët edhe preshët.

Unë jam nga vend i vogël, i vogël i shumëvuar

I sunduar gjithë jetën nga shumë të forta duar!

 

Nga romakë,gGotë, turq, gjermanë apo grekë

italianë, e kinezë, rusë të bardhë apo serbë!

ashtu vazhdojmë të jemi, ashtu si na pati  lënë

Partia e Punës Shqipërisë që kishte të fortë rrënjë!

 

Ashtu jemi edhe sot, ç’kujtoni se u çliruam?

Ka hedhë rrënjë “demokracia” me udhëheqës të sprovuar!

Nga dy anët po t’i kthesh qoftë në ngjyrë e në bojë

Bij të kuqaloshëve janë që helmojnë vendin Tonë!

 

Thonë të parët jemi, si në kontinent në botë

me ekonomi të ngritur më mafozë shumë të zotë!

më vrasës a krieminelë korrupsioni bën kërdi

Vriten sheshit të pafajshëm qeveria bën sehir...!

 

Vjedhin vota numurojnë një dhe një i bëjnë katër

vijnë ekspertët nga Evropa miratojnë të gjithë bashkë.

Përvesh llërët Amerika e kur thotë ka burra shteti

Shqipëria e Skëndërbeut në të kujt duar mbeti?

 

Hidhen bomba nëpër makina, drejtësinë e fundosin

vriten djem vriten artista që të gjithë po i sosin.

shtypen mediat, shtypet fjala TV rezultate jep

Që të parët jemi në botë kryeministri gjithmonë flet!

 

Nuk shikon se ç’bëhet poshtë vjedhje zhvatje pa kufi

vidhet nafta, shiten detet të “mëdhejtë” bëjnë sehir!

Emigrantët zënë e kthehen se në mërgim puna ka humbë

Si s’mendon kjo qeveri t’i rregullojë t’kenë bukë?

 

Të hapë punë, të ringjallë e të ndreqë  ekonominë

të sistemojë e vendosë mbi çdo gjë dhe drejtësinë.

Nuk shikon se si mashtrojnë me vendime gjyqesh boshe

sorrollatje e mashtrime të korruptuar më çdo qoshe.

 

Dokumenta, pasaporta, cerfitikata për çdo vit e çdo sezon

e kanë bërë loço popullin aqë sa bën sikur s’kupton.

Ja kanë hequr trurin fare, kur mbi krye lulëzon krymbi

as ilaç nuk pranon plaga se e liga po e shëmbi!

 

kjo plagë e pashëruar s’ka ilaç kur është kancer

helmatosur gjithë populli për çdo shekull më beter!

S’të vjen keq kur natyra të dëmton e s’mëshëron

se sa të të shtypë i joti, nuk na “shtyp”  por na sundon!

 

Për vete janë sheikë, mbretër edhe perandorë

e kanë bredhë të gjithë botën me aeroplane si “meteorë”

Vila, rezidenca, pallate nëpër banka plot para

Të shikosh gratë e sheikeve thua të gjithë “luksin* e mbajnë”

 

Veshur pispillosur dhe makina fort të shtrënjta

qejfin e bejnë qejf edhe kur e kanë brenda

mos ma merni për keq fjalën as të mos më keqkuptoni

Thashë për burrat e tyre që ju vetë i kuptoni!

 

Se ata bredhin si duan si ata kuajt hergjele

zënë dashnore ndërrojnë gratë duan vajza helbete.

Se ashtu u erdhi jeta asaj race të çnjerëzuar

që i rrjepin të bardhin sy këtij populli të tejvuar!

 

Epopeja do vazhdojë për këtë të sigurtë jini

se kur mblidhen dreqërit bashkë si luan topi as qeni.

a do të ngrihet një herë uragan si i natyrës

Të shpërthejë populli i vuar mbi të bijt e “qelbësirës”

 

Le të shpresojmë tek Zoti se çdo gjë mund ta ndryshojë

që mbas shekuj mijëra vjetësh ndoshta populli do gëzojë?

Por Jo JOOO, s’është e thënë se historia ka treguar

Që do të jemi të fundit në botë se të keqen vetë e sollëm!

 

Mbyllni sytë dhe mendoni, sikur të fryjë e madhe erë

Adriatiku apo Joni le të nxjerin shkumën si vrer.

Të ngrihet Drini nga shtrati edhe Vjosa apo Shkumbini

 

Përsëri do thotë i madhi…Neve jemi “racë trimi”

Mos e humbni shpresën popull vazhdoni si kini vazhduar

“Ulni kurrizin ulni zverkun” rrini qetë e të gëzuar

Le t’u prijë fati vetë që natyra të bëjë thagmë

Ndoshta të mos vijë erë e keqe era baltë porsi bajgë!

 

Vlorë, Qershor 2011