E merkure, 24.04.2024, 10:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Ukshin Zajmi: Teatër - Shthuarja e familjes në stilin irlandez

E shtune, 08.10.2011, 05:59 PM


 

Teatër

 

Shthuarja e familjes në stilin irlandez

 

Pas “Togeri i Inishmorit” që u inskenua në Prizren dhe “Sakati nga Inishmani” në Gjilan të Martin McDonagh-it nga trilogjia irlandeze, regjisori Ilir Bokshi realizoi edhe një komedi  të këtij autori “Vetmi në Perëndim” nga trilogjia Connemara në Teatrin Profesionist të Mitrovicës. Trupa e këtij Teatri, pas premierës  dhe reprizës në Mitrovicë, komedinë e shfaqi në Gjakovë dhe në Gjilan.

 

Nga Ukshin Zajmi

 

Martin McDonagh, dramaturg anglez me prejardhje të pastërt irlandeze, në komedinë “Vetmi në Perëndim” (The Lonesome West) paraqet ndodhitë në familjen  e varfër irlandeze Connor, menjëherë pas varrimit të  babait të dy djemve: Valene (Eshref Durmishi) dhe Coleman (Abdinaser Beka), vashës - grua Girleen (Driada Matoshi) dhe priftit Welsh (Mirsad Ferati). Coleman vret babain e vet, por, më vllain e vet Valene merret vesh që ngjarja të cilësohet incident e si shpërblim të merr tërë pasurinë. Në këtë komedi të zezë inkorporohet edhe prifti, i cili, edhe vet pranon se ka devalvua nga detyra, e këtu Girleen është përsonazhi që paraqet realitetin dhe forcon anomalitë në këtë ngjarje. E gjithë ngjarje komike, në fund përfundon edhe me vrasjen e Colemanit, kuptohet “e rastësishme”, nga se siç thot populli ynë:”Nga një herë pushkën e mbush edhe djalli!”.

 

Shfaqja në Gjilan

 

Teatri Profesionist i Mitrovicës  aktivitetin e vet si teatër i avancuar e nisi me komedinë e zezë “Vetmi në Perëndim” të autorit Martin McDonagh. Kjo komedi në regji të Ilir Bokshin i diplomuar në Bukuresht, pos Mitrovicës u shfaq edhe në Gjakovë e Gjilan.

Shikuesit në Gjilan, patën rastin që të shohin edhe një komedi të zezë irlandeze, sepse trupa e tyre profesioniste vjet inskenoi “Sakati nga Inishmani”, më të cilin arriti sukses jo vetëm në Gjilan por edhe më gjërë, madje edhe u shpërblye. Regjisori, duke e njohur këtë skenë, publikun dhe për ate se luan edhe Driada Matoshi-gjilanase, solli këtu këtë komedi, që fare lehte mund të cilësohet edhe si tragjikomedi.

 

Rolet e aktorëve

 

Katër aktorë në komedinë “Vetmi në perëndim” të Martin McDonagh-it publikut gjilanas i paraqitën një skenë të jetës në fshatin Leenane të krahinës Connemara të Irlandës, në një kohë të afërt, sepse autori është i lindur në vitin 1970, ashtu siç e pa regjisori Ilir Bokshi, e që porosinë e tij te publiku e përcollën Abdinaser Beka, Eshref Durmishi, Mirsad Ferati nga Mitrovica dhe Driada Matoshi, kuptohet, si trupë e Teatrit Profesionist të Mitrovicës.

Coleman interpretuar nga Abdinaser Beka, përson që është i interesuar vetëm për ngrënie dhe pikërisht për këtë merr pjesë nëpër varrime për të marrë ushqime, në këtë rast matija, është impotent dhe për këtë nuk është i lumtur madje edhe gjindoset kur i përmendet vajza më të cilën ka dashur të martohet. Valeri është përsonalitet që interesohet vetëm për figura fetare dhe për pijen e tij të preferuar (poteen) dhe kopracia e tij e bënë që të interesohet edhe për shtëpinë, të cilën, pas vdekjës së babait, me shkrepjen nga pushka e gjuetise e vret Coleman, për ta paraqitur si incident, vrasësi ia jep Varelisë, i cili edhe në çdo send shkruan shkronjën V, për ta paraqitur si pronë të vetën, si dhe gjindoset kur merr vesh se ende ruhen veshët e prerë të qenushit të tij. Prifti Welsh apo Uells, që as ai nuk e din mirë se cili është, në saje të përdorimit të alkoolit dhe gjendjes aktuale shoqërore nuk është në gjendje të kryen ashtu si duhet detyrën e vet në famullin e tij, e, puna nuk i shkon mirë as me drejtimin e një ekipi të futbollit për femra me 12 vajza, në pajtimin e vëllëzërve, pastaj detyrohet të shkruan letër e vet të vetëvritet, përkatësisht të fundoset në liqe. Girleen është i vetmi përsonalitet femër, e cila për të arritur ambicjet e veta vjedh babain e vet për të fituar para, për të blerë dhuratë për përsonin që e don. Naive, por këtë naivitet ia imponon rrethi, koha dhe situata.

            Komedia nis me kthimin e dy vëllëzërve dhe priftit nga varrimi i babait të tyre. Kacafytjet verbale por edhe fizike të vëllëzërve dhe ndërhyrja e priftit për t’i pajtuar, e në përgjithësi për të përmirësuar situatën e nderë, krijojnë situata dramatike, të cilat me sukses i paraqesin Abdinaser Beka (i kthyer nga Gjermania për të ngjallur jetën teatrale në Mitrovicë) dhe Eshref Durmishi me një përvojë të mirë në teatër dhe film. Të dy këta aktorë me lehtësi përvetësojnë skenën, levizin lirshëm e sipas diktatit të rrjedhës së ngjarjeve, komunikojnë në mes vete, por edhe me priftin (Mirsad Ferati) e vashën Girleen (Driada Matoshi).  Levizjet dhe të folurit, edhe në kohën kur janë vetëm në skenë, nuk lejojnë ngecje të ritmit të ngjarjes dhe të komunikimit, qoftë me skenën apo edhe me publikun, kuptohet indirekt. Prifti (Mirsad Ferati) është përsonaliteti me i pafat në skenë, që mallkon vetën dhe profesionin. Këtë rol me sukses e paraqet Mirsad Ferati, i cili është i lehtë në levizje, i gjindshëm në situate dhe me një mimike flet bujshëm, edhe atëherë kur heshtë. Te ky përsonazh, e vetmja e metë ishte se publiku e njihte si Luli i Vocërr andaj reagonte edhe në kohën kur nuk duhej. Driada Matoshi me pervojë të paraqitjes publike, me lehtësi transformohej në gjendjet aktuale në skenë, diktonte situatën me nivelet e diksonit dhe ishte mjaft bindëse kur konstatoi: "Edhe në qoftë se jeni të trishtuar apo të vetmuar, ju jeni më të mirë se ata në liqe apo në tokë", që në një farë dore, është edhe filozofia e jetës sipas autorit dhe regjisorit të komedisë.

Marrë në tërësi aktorët në komedinë “Vetmi në perëndim” ishin bindës e real në rolet e tyre, zotëronin skenën dhe përsonazhin, përcillnin mesazhe e merrnin porosi sipas nevojës, krijonin atmosferë e ndiesi sipas rastit, pra realizuan konceptin regjisorial në tërësi.

 

Pjesët përcjellëse të komedisë

 

Elementet përcjellëse të shfaqjes “Vetmi në Perëndim” mundësuan që realizimi skenik të jetë më i plotë. Skenografia e Petrit Bakallit ishte modeste për nga elementet, por plotësonte nevojat e skenës në realizimin e së cilës kanë marrë pjesë Rizah Tahiri e Ismailhaki Beqiri. Muzika e Trimor Dhomit harmonizohej me atmosferën e komedisë dhe efektet e zërit të Gazmend Atiqit, ishin të qëlluara, pos që krismat e pushkëve ishin tepër të theksuara.  Ndonëse nuk ka pasë shumë mund për të realizuar kostumet, zgjedhja e tyre nga Vesë Kraja ishte e mirë, si dhe dritat funksionale të Murat Kajtazit. Një problem, të thuash aktual në skenën kosovare është gjuha e përdorur në skenë. Teorikisht thuhet se në skenë duhet të përdoret gjuha letrare dhe se pjesët vullgare duhet të eleminohen nga goja e aktorit, këto të fundit, përdorën thuaja në shumicën e shfaqjeve. Sa do që aktorët të flasin gjuhën standarde, përdorimi i fjalëve vullgare (sharjet dhe përdorimi i shprehjeve banale) sikur orientojnë shikuesin në drejtim të gjuhës së rrugës.

 

Përfundim:

 

Regjisori Ilir Bokshi, sigurisht duke përcjellë aktualitetin e vendit tonë në tranzicion dhe të gjitha ecuritë aktuale shoqërore në Kosovë, vuri në skenë këtë shfaqje duke dashur të porositë audienceën se vetmia nuk është dukuri e mirë, andaj nuk duhet të lejohet krijimi i saj, pastaj apetitet për pasurim duke e mbrojtur edhe të keqën nuk janë veti humane njerëzore dhe se mbajtja e armës në shtëpi, mundëson që ajo të keqpërdoret për gjithçka, madje duke vrarë edhe më të dashurit. Kështu, kjo komedi e zezë është pasqyrë e një rruge për shthurjen e famljes, në këtë rast në stilin irlandez, çka nuk do të thot se nuk mund të ndodh gjithëkund. Sëkendejmi kjo komedi e autorit irlandez e inskenuarA nga trupa e Teatrit Profesionist të Mitrovicës vlenë të vehët në të gjitha skenat kosovare e më gjërë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora