E enjte, 25.04.2024, 07:09 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ndërron jetë ish-diktatori komunist Ramiz Alia

E premte, 07.10.2011, 05:31 PM


Udhëheqësi i fundit komunist në vendin tonë, u nda nga jeta në Senatorium pas një sëmundje të mushkërive

Vdes në moshën 86-vjeçare, Ramiz Alia udhëheqësi i fundit komunist në vendin tonë. Alia që ishte edhe presidenti i parë i shtetit pluralist ndërroi jetë sot rreth orës 7.00 në spitalin e Senatoriumit në në Tiranë. Lajmin për Abc News e konfirmoi mjekja që ndiqte gjendjen e tij shëndetësore prej disa kohësh, Silvana Bala.

Ajo bëri të ditur se udhëheqësi i dytë komunist vuante nga një kompliklacion në mushkëri dhe se ndërroi jetë ndërsa ishte shtruar për kurim në repartin e reanimacionit në Senatorium.

Alia lindi në Shkodër më 18 tetor 1925. Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë për filozofinë marksiste -leninisite dhe ngjiti me shpejtësi shkallët e karrierës si një nga njerëzit e afërt të diktatorit Enver Hoxha. Në vitin 1961 Ramiz Alia u bë anëtar me të drejta të plota i byrosë politike të Partisë së Punës.

Pas vdekjes se Hoxhës, Ramiz Alia u emërua pasuesi i tij, nga viti 1985 deri me 1991. Pas rrëzimit të diktaturës Alia ishte dhe President i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë me 1992 post nga i cili dha dorëheqjem me 3 prill të po këtij viti pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit që sollën në pushtet Partinë Demokratike.

Veprimtaria e Ramiz Alisë

Sekretar i Parë KQBRPSH (1949-1955),

Ministër i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958),

Anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985),

Deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990),

Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991)

Kryetar i Këshillit Presidencial (1991).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora