E premte, 19.04.2024, 01:19 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Me adrese e pa adrese - Qe te gjithe te pabese

E merkure, 20.02.2008, 06:26 PM


ME ADRESË E PA ADRESË-

QË TË GJITHË TË PABESË!!

 
Kadri Mani
Nga Kadri Mani

 Shkurt e shpejtë, dy fjalë për fjalën e lirë dhe ngulfatësit e saj

15 shkurt 2008

Ju kujtohen a nuk ju kujtohen, kokat që nuk linin antenë pa shenjuar që „sytë“ i kishin të drejtuara nga TV Shqiptar, kah Tirana, pra. Ishte kohë kjo para vitetev 90-ta. Kohë e regjimit të egër antishqiptar - sllavomaqedon. E, si nuk ju kujtohen?! Sigurisht se po!

Isuf Sherifi

Ja tash i keni antenat e lira t’i shihni miqtë tuaj të xhaxhove e të xhaxheshave tuaja dhe të miqve të tyre, që të gjithë sot armiq të përbetuar të Pavarësisë!!

Tua përkujtojmë me këtë rast shkrimet e vjetra, që të mos i lejojmë të hardallosen dyfytyrëshet e dyzetkëmbëshat:

LDSH-LKÇK-SHBP- KUNDËRSHTOJNË ORGANIZIMIN

 

E PROTESTËS TONË NË GJENEVË!!!

 

-Përçarjet ndërshqiptare vijojnë në mënyrën më banale!-

 

 

Përveç lidhjes formale-juridike, bastardët e kriminelët, zotëri, nuk kanë  kurrfarë lidhje tjetër me përkatësinë  kombëtare. Duke kaluar nga lloji në Aktin  e Krimit ata, as në mënyrë etimologjike nuk  i takojnë më llojit as popullit, meqë populli  si qenie kolektive e subjekt i historisë,-kurrë  nuk bën krime,- sidomos jo mbi popujt tjerë.

 (Millan Nikoliç)

 

 

Dje, më 30.9.1998. në diel, në ora 19, u mbaj një Konsultë për organizimin e një proteste të madhe në Gjenevë, përpara Godinës të OKB-së, të hënën e ardhme, më datën 5. 10. 1998, në orën 14 e 30 minuta, ku për gjendjen katastrofale të të zhvendosurve kosovarë, raporton Komisionereja e lartë e OKB-së për refugjatë, zonja Sadako Ogata, nga vendi i ngjarjes në Kosovë e në Shqipëri.

 

Merrnin pjesë përfaqësuesit e disa asociacioneve që veprojnë në Zvicër. Diskutuan: Sami Dërmaku, Ramadan Avdiu, Adem Shala, Kadri Osmani, Nazif Shala, Sadri Ramabaja dhe Agim Shehu, shkrimtar nga Tirana. Të gjithë këta shprehën gatishmërinë për mbajtjen e Protestës atë ditë ku do të mbahet Tubimi përpara godinës të OKB-së, për të kërkuar intervenim sa më të shpejtë që të ndëshkohet në mënyrë shembullore agresioni i pushtuesve serbë kundër popullatës civile në Kosovë.

 

Ndërkaq, Istref Klinaku e Osman Shahini (Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës),

kundërshtojnë, sepse„mendojnë“ se Protesta nuk duhet të mbahet dhe se ata janë edhe kundër çdo intervenimi të jashtëm, ngaqë të jashtmit janë vetëm për një autonomi për Kosovën, e këta nuk pajtohen as me NATO-n, dhe as me prezencën e saj në Kosovë!?- ata qenkan kategorikë dhe fare të prerë me këto qëndrime ka qe 5/pesë/ vjet dhe se mburren me ato qëndrime- ishte deklarata e Istref Klinakut. Pas tyre dalin edhe Agron Morina (Shoqata e ish- të Burgosurve Politikë) dhe Hasan Mala ( Lidhja Demokratike Shqiptare)- të cilët në mënyrën më arrogante dhe fare „demokratike“ pas stolisjeve me pupla të huaja, nuk denjuan as të qëndronin në mbledhje deri në fund të debatit!!!- të debitimit e të bindje-çbindjeve, sepse pikërisht një mosndërhyrje të tillë sot po e kërkojnë: Serbia-Rusia-Kina!!!- dhe ne me zemërim dhe urrejtje të papërmbajtur e të papërshkrueshme i akuzojmë të huajt, pa na shkuar as mendja se i paskemi gjarpërinjtë në gji!!!???

 

 

Kush është Hasan Mala-„Plaku“!?

 

 

Tre sqepverdhët tjerë edhe mund të „kuptohen“ disi, si diletantë të lazdruar, të cilët menduakan se mund ta luftojnë edhe NATO-n!!! Habia jonë më e madhe dhe mllefi ynë derdhet mbi „Plakun“ me flokë të bardha- kokën gjok e mendjen zog! Ai s`kishte turp as kur djali i tij Aliu „zgjidhej“ kryetar i LDK-së: pa asnjë meritë personale, vetëm pse ishte „Djali i Plakut“ dhe nipi i dëshmorit Rexhep Mala,- pavarësisht se Rexhepi kurrë nuk e ka dashtë për shkak të lapërdharive të tij shfrenuese. Hasani paska qenë njëri nga siluruesit maskarenj që u futën në LDK për ta shkatërruar atë, për ta marrë Kalanë nga brenda, tok me dallkaukët, kopukët dhe turmat pa tru- që shkruante Noli.

E cituam z. Millan Nikoliç, ish i burgosur i Goli Otokut dhe krah i fortë i Opozitës serbe kundër Millosheviçit: citatin vite më parë ia përplaste në surrat Drashkoviçit dhe kompanisë.

Por ja që i paskemi edhe drashkoviçët, sheshelët e arkanët „tanë“ në meset tona, të cilët pas shtatë vjetësh u detyruan të dalin në sipërinë me tërë ligësitë e veta çnjerëzore, e të mos flasim fare për „kombëtaren“ e tyre qyqare.

Tek e fundit, edhe ata tipa mund të dalin „vizionarë“?- andaj e shohim të nevojshme që këto mospajtime t`ua lëmë të shkruara gjeneratave në gjykim dhe në procedurë të mëtejme. Të dihet se në një moment historik-tragjikomik të popullit tonë, alias të gjendjes tonë politike, kush në çfarë pozita ka qenë: kaq sa të mos dalim-fajtorë kolektivë!!!

 

P.S.: Kur ju shpjegoja njerëzve se si ata tipa nuk e njohin NATO-n, humoristët thoshin: Pse, mos NATO i njeh ata!?- e në qoftë se NATO e sulmon Serbinë edhe përkundër qëndrimit të tyre kategorikë kundër NATO-s, a do t`i nxjerrin ato tri asociacione kosovare forcat e veta kundër NATO-s!?

Më kishte rastisur që nëpër tubime t`i dëgjoja proçkat e zevzekut Shukri Klinaku, por nuk më ka shkuar mendja se edhe Istref Klinaku, më i vjetër, është me mend të tij!?! Në i paçin diçka këta tipa (të farefisit a të ideologjisë), e në mos u distancofshin nga ata, Avni Klinaku e Raif Çela me shokë,- mos dalshin kurrë këtej grilave. Dhe protesta doli e mirë: po sikur të dështonte për shkak të obstruksionizmit të tyre!?!

 

Andaj i sugjeroj që të mos ma dërgojnë më lëpushkën „Çlirimi“: Nr. 57, të shtator/tetor 1998-tës, e shfletova fluturimthi me zemërim dhe urrejtje të papërmbajtur. „Liri a vdekje“ është- imja; përgjatë Luftës Antifashiste (proçetnike) Nacional Çlirimtare (robëruese) kjo parullë ishte „Ja vdekje ja liri“ e unë e ktheva në „ja liri ja vdekje“. Këtë e kam bërë më 1993/1994 kur kam qenë në Kryesi të LKÇK-së, përgjegjës për Agjitacion dhe Propagandë. Pas katër numrave të parë të revistës, m`u ndërpre revista me „shpjegimin“- s`ka numra!!??

 

Dhe unë kam heshtë deri më sot: me kërkesën vetëm gojore, duke pritur që antinjerëzorët të bëhen njerëz. Pra, kam qenë i lidhur me z. Sabit Gashi, i cili edhe ka banuar tek ne,- haram i qoftë buka, mikpritja dhe besimi ynë.

 

Revista „Çlirimi“ nuk e ka pamjen standarde të revistave evropiane; aty punojnë kanarina politike e sqepverdhë që nuk e dinë se kah e ka dhia bishtin; politika redaktuese për një mishmash nga rasti në rast, pa një plan afatgjatë e pa kuadro. Në ballinë kemi këtë xhevahir:“Ne që kemi rrokur pushkët e dimë si ndalen këto ofensiva:“ (duke i çarmatosur apo duke i vrarë oficerët tanë madhorë!!!). Andaj jam tepër alergjik kur nga gojët tuaja dëgjoj për „aspektin moral“!!!- si dhe për komandantët tuaj (2)„largpamës“!!!

 

(9)„Është për t`u çuditur se si një shkencëtar i kalibrit të Qoses që aq bukur e demaskoi me vite pacifizmin rugovist, duke e shndërruar këtë demaskim në art, duke e zhveshur të tërin nga petku mistik me të cilin mbështillej dhe me të cilin mashtronte popullin, „të mos arrijë“ t`i kuptojë qartë qëllimet djallëzore të politikës amerikane.“

 

Asnjë fjalë për Qosjen nanoist!!??- për flamurin tonë- leckë!!! Për dëshmorët gostivaras vaivë e primitivë!!! Për Revolucionin e Vonuar Demokratik!!! Në faqen 10 përmenden dy nga qëndrimet e LKÇK-së, që nuk po i lexoj fare!- por po jua përplasë në surrat proçkat e „përfaqësuesit tuaj legal të Organizatës ilegale; z. Sejdi Veseli, i cili është edhe fajtor i drejtpërdrejtë për vrasjen e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Bersha. Ai tip e biçim njeriu, hardallosej nga pozita e një personi ushtarak(!!!), pse kishte bërë një kurs(!!!) dhe nga pozitat e specialistit laborant, se do ta helmonte ujësjellësin përreth kazermave serbijane (helmim lokal), dhe sapo të pinë ujë ata (sikur në dolli!!!), Sejda do të shkonte e t`i kapte për veshi???- e pra deri më sot as i kapi për veshi as për leshi!!!

 

„LKÇK-ja (...) Është kundër racizmit dhe çdo ideologjie reaksionare që nxit përçarje midis popujve si dhe ndarje mbi baza fetare.“

 

-„Organizon demonstrata dhe protesta të ndryshme.“

 

Fjalë të kota jashtë praktikës së vet!- kush po përçan më tepër se ju vetë dhe kush po i saboton protestat!?!- për gabime drejtshkrimi etj., të mos flasim kot me ta: aty shkarravisin diletantë të lazdruar dhe arrogantë të papërgjegjshëm.

(Kadri Mani:”SHQIPTARËT JANË ATJE!”, Botoi Shtëpia Botuese KOHA, Tiranë, 1999, f. 247-250)

P.S.: Hasan Mala paska bërë harakiri edhe në vetë familjen e vet: i paska indoktrinuar me gënjeshtrat më fantastike se si kinse dëshmori Rexhep Mala paskësh pas luftuar kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kundër vetë Dr. Ibrahim Rugovës!!!

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora