Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selatin Kaçaniku: Mafioziteti dhe basketbolli?!

| E premte, 07.10.2011, 07:24 PM |


MAFIOZITETI  DHE BASKETBOLLI ?!

 

Nga Selatin Kaçaniku

 

Deklarimi juridik i falimentimit, i mbylljes ose i pushimit të

aktiviteteve të një subjekti    (  edhe ) sportiv është valid nëse

përmbyllen të gjitha fazat e procedurave të përmbylljes, mes të cilave

bën pjesë edhe ftesa publike drejtuar pretendentëve për borxhet

eventuale ndaj të cilëve mund t i ketë ky subjekt ( qoftë edhe )

sportiv ?!

Klubi i Basketbollit SIGAL PRISHTINA u mbyll mu për arsye ( të

dyshimit ) të shmangëjes nga borxhet të cilat ia kishte

basketbollistëve – borxhe këto të cilat nuk dëshironte t i zbatonte ?!

Bossat ( ndoshta )mafioz të KB SIGAL PRISHTINA me këtë rast harruan se

i kanë hyrë në hak e borxh edhe:

-        Konsumuesve të vlerave sportive – tifozëve, anuesve, adhuruesve e

shijuesve të vlerave të sportit të basketbollit për të cilët ata

ekzistuan dhe mbi krahët, brohoritjet e duartrokitjet e të cilëve u

ngritën dhe u afirmuan ?!

-        Sportit dhe dokumenteve që e rregullojnë sportin, basketbollin në

këtë rast, e që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës dhe vlerat e luftës.

Pra, vendimi i shuarjes ( ndoshta )mafioze të KB SIGAL PRISHTINA nuk

është çështje private e askujt. Por, edhe nëse do të ishte çështje

private e kujdoqoftë brënda klubit do të duheshte zbatuar normat

ligjore, duke vazhduar kështu t i shërbehet si shëmbull i mire

Konsumuesve të vlerave sportive – tifozëve, në rastin konkret PLISAVE,

por jo vetëm atyre?!

-        Institucioneve dhe asociacioneve të sportit, veçmas të atyre të

basketbollit, por edhe klubeve tjera me të cilat ka ndarë dhe duhet t

i ndajë të gjitha të drejtat dhe obligimet  që dalin nga dokumentet që

e rregullojnë këtë lëmë. Çdo sjellje ndryshe na jep të drejtë të

dyshojmë ne qëllime të këqija e të liga, në veprime mafioze dhe të

dënueshme ?!

-        Federatës së Basketbollit me zhvatje e detyrim për t i  mbyllur sytë

para një akti që i gjason një akti kriminal – si të ishte federate

pronë private e ndokujt ?! Bile-bile, po të ishte prone private e

ndokujt do të ishin më të kujdesëshëm. Megjithat, është përgjegjësi

dhe e metë e madhe e FBK-se që ka lejuar t i nënshtrohet presioneve.Me

asgje nuk mund të arsyetohet inkuadrimi i një Klubi të posaformuar në

garat e elites kombëtare të basketbollit – veq nëse nuk është dallaver

?!

-        Sponzorit e donatorit, të klubit dhe të Ligës, SIGAL. Me këtë emër

do të duheshte të ishin poashtu të kujdesëshëm sepse në SIGAL janë

bërë investime shumëfish më të shtrenjta seq ishte borxhi i KB SIGAL

PRISHTINA, dhe nëse SIGAL-i do të pretendonte kompensimet për emrin e

njollosur atëherë borxhi KB SIGAL PRISHTINA ndaj donatorit dhe

sponzorit do t i merrte përmasat marramendëse ?!

 

U bë mire që MKRS u deklarua dhe e mori rastin në shqyrtim; Që anëtari

i FBK, z. Ismet Beqiri u distancua dhe dha dorëheqje që është një akt

moral tejet fisnik. Duhet lavdëruar edhe reagimin e dy anëtarëve të

kryesisë së KB SIGAL PRISHTINA të cilët dëshmuan se në konfirmimin e

vendimit me nënshkrimet e tyre doli se kishte edhe nënshkrime falso

(?!); Që mediumet e informimit e përcollën nga afër këtë akt primitiv

dhe u përpoqën sa më hollësisht ta informojnë Konsumuesin e vlerave

sportive – tifozin pra…më pëlqeu shumë deklarimi kundërshtues i

PLISAVE, lojtarit të 6-të dhe të pazëvendueshëm pa të cilët surrogati

PRISHTINA BC nuk do t i prekë yjet, ashtu siq bëri SIGAL PRISHTINA.

Por MKRS duhet të jetë më e vendosur dhe t i përshpejtojë hapat rreth

vlerësimit definitiv. Përndryshe do të mund të presionohet nga

cajtnoti kohor i cili mund të ndikojë në formën dhe cilësinë e

vendimit; Anëtarët tjerë të Kryesisë së Klubit duhet  poashtu të

dëshmojnë për rastin për ta shpetuar nga humnera  jo vetëm KB SIGAL

PRISHTINA por edhe sportin Kosovar në tërësi  i cili ka tepër nevojë

për ndershmëri, kulture, edukate, mirësjellje…e pse mos ta themi: Ka

nevojë edhe për patriotizëm të vërtetë e jo për matrapaz e shpekullant

?!

 

Me klubet dhe prapa klubeve është e natyrshme të “ ordinojnë “ edhe

partitë politike, zyrtarët e tyre dhe të institucioneve të Shtetit të

Kosovës, por edhe biznesmenë të bizneseve të njohura të cilët akoma

nuk e kanë thënë mendimin e tyre. Nuk do të ishte mirë që Konsumuesi i

vlerave sportive – tifozi pra, i cili në një moment të caktuar është

edhe elektorat edhe konsumues i ofertave biznesore, t i thërrasë të

gjithë një nga një e me emra për t u deklaruar e për të pare se nga

aspekti i etikës sportive “ për kend anojnë “ ?!

Institucionet e drejtësissë, në veçanti prokuroritë, shpresoj ta kenë

përcjellë rastin nëpërmes mediumeve duke parë tabllotë e turpit të

cilat na largojnë nga organizmat ndërkombëtar të sportit por edhe nga

integrimet euro-atlantike të të gjitha formave.

Këtë turp kombëtar duhet të na e heqin qafe ata të cilët na e

shkaktuan dhe mos të na ngarkojnë neve të turpërohemi e të

ballafaqohemi me të. Në këtë drejtim të gjithë jemi të thirrur dhe të

obliguar të bashkpunojmë e matrapazëve t jua themi publikisht se nuk

duam sporte dallaveresh ?!

Mendojmë se:

-        Duhet të shqyrtohet përgjegjësia individuale dhe kolektive e

kryesisë së KB SIGAL PRISHTINA, tani PRISHTINA BC;

-        Duhet të shqyrtohet përgjegjësia individuale dhe kolektive e FBK e

cila lejoi që i njëjti ekip, por edhe le të ketë qenë ekip i ri, “

automatikisht “ të inkuadrohet në rangun më të lartë të garave në

basketboll.

-        Ekipet anëtare të SuperLigës së Basketbollit të Kosovës do të

duheshte të shqyrtojnë pjesëmarrjen në garat e kësaj Lige për shkak se

ajo humbi tiparet e rregullaritetit. Në veçanti, nëse KB SIGAL

PRISHTINA, tani PRISHTINA BC;

      dhe FBK-ja nuk do t i ndryshojnë vendimet, të shqyrtojnë arsyeshmërinë

      e zhvillimit të takimeve me KB SIGAL PRISHTINA, tani PRISHTINA BC ?!

-        Komuna e Prishtinës duhet ta rishqyrtojë vendimin për pranimin e

shuarjes së klubit dhe nuk duhet të mjaftohet me trofetë e KB SIGAL

PRISHTINA. Përkundrazi, Komuna Prishtinës duhet të kërkojë shpjegime e

përgjegjësi për aq sa qytetarët e saj janë edhe Konsumues të vlerave

sportive – tifoza pra, të drejtat, intereset dhe dinjiitetin e të

cilëve duhet t i mbrojë.

-        Kompania e sigurimeve SIGAL, klientë të së cilës jemi edhe ne

Konsumuesit e vlerave sportive – tifozat ( edhe PLISAT, edhe TORCIDAT,

edhe SHQIPONJAT, edhe FORCA-t, edhe ARPAXHIKAT, edhe…), duhet ti

kërkojë marifetbërësve nga KB SIGAL PRISHTINA, tani PRISHTINA BC si

dhe nga ata në FBK,  satisfaksion të plotë moral e material që ne të

jemi të sigurtë se SIGAL nuk qëndron prapa këtyre malverzimeve dhe që

ne mos të detyrohemi të mendohemi se a do të vazhdojmë kontratat dhe

partneritetin tone edhe në të ardhmen ?!

-        Sponzori aktual i SuperLigës së basketbollit, BKT-ja, do të ishte

mire që, në këto rrethana të reja, për të cilat mbajnë përgjegjësi KB

SIGAL PRISHTINA, tani PRISHTINA BC dhe FBK  të mendojnë mire se a kanë

llogari e interes t i sponzorizojnë aktivitetet e dyshuara për

dallavere, a kanë llogari të identifikohen me të dyshuar për matrapazë

e  shpekullantë të basketbollit.

 

02.10.2011.

 

Selatin Kaçaniku, dhe

 

KONSUMATORI – TIFOZI, Prishtinë, Kosovë,

 

ok.kosova@gmail.com,

                                                             044/200-458