E marte, 02.03.2021, 11:50 PM (GMT)

Kulturë

Flet studiuesi dhe specialisti i këngës popullore Bajram Lapi

E premte, 07.10.2011, 06:20 PM


Dokumentari i polifonisë do jetë real larg politizimeve

Petro Marko thotë kënga labe është si gurët, retë, si vesa e shiut

 

Nga Albert Zholi

 

Një buzëmbrëmje e zakonshme në Tiranë. Bie një vesë shi por nuk ësshtë dimër. Eshtë vjeshtë. Para godinës së Radio Tirana es shumë makinave të parkuara është dhe nëj biçikletë. Ajo është e studiuesssit dhe specialistit të këngës popullore dhe të polifonisë z. Bajram Lapi. Këtë ditë vjeshte ai është ftuar praën kësaj radioje për një biseedë për polifoninë.  Ai tregon me zërin e qetë një histori të gjatë të kësaj kënge, nga krijimi deri në ditët tona. Për “Telegraf” ne zhvilluam një bisedë për diçka tjetër, për filmin dokumnetar që ka nisur për polifoninë e bukur shqiptare.

 

Një buzëmbrëmje e zakonshme në Tiranë. Bie një vesë shi por nuk ësshtë dimër. Eshtë vjeshtë. Para godinës së Radio Tirana es shumë makinave të parkuara ëhstë dhe nëj biçikletë. Ajo është e studiuesssit dhe specialistit të këngës popullore dhe të polifonisë z. Bajram Lapi. Këtë ditë vjeshte ai është ftuar praën kësaj radioje për një biseedë për polifoninë.  Ai tregon me zërin e qetë një histori të gjatë të kësaj kënge, nga krijimi deri në ditët tona. Për “Telegraf” ne zhvilluam një bisedë për diçka tjetër, për filmin dokumnetar që ka nisur për polifoninë e bukur shqiptare.

 

Z. Lapi, përse e morët nismën të realizoni një dokumnetar për polifoninë?

Ka shumë arsye. Së pari dua të theksoj se kjo gjini kënge, muzikore është shumë e veçantë dhe e rrallë dhe është shumë e lashtë. Në kollonën zanore të saj janë montuar të gjitha ato “iso”, që përfaqësojnë këtë gjini kaq të përkryer dhe që gjatë filmit do të qartësohen, do të shpjegohen, artistikisht se ku qëndrojnë vlerat e vërteta.  Në film do të pasqyrohet jeta e përditëshme e këtyre banorëve  të këtyre krahinave ku këndohet kjo këngë, aty ku punohet, veprohet për to, ku një vend të veçantë do të zerë dhe deti. Vesa e shiut në këto vende ku këndohet kjo këngë (siç thotë Petro Mako), bie mbi gurët atje në Shën Mëri, sepse ata aty janë burrat që janë kthyer nga kurbeti dhe kanë vdekur në vendin e tyre, kurse ata burra që kanë ikur dhe kanë vdekur në kurbet janë bërë re…Vijnë qajnë dhe ikin retë. Dhe isoja vazhdon. Vazhdon të dëgjohet kudo me ëndje.

Kush është përcaktimi (emërtimi), më i veçantë i polifonisë parë në këndvështrimin tuaj?

Sot është ajo që kjo mrekulli e popullit tonë, ky art i rrallë është marrë në mbrotje të UNESKO-s, si trashëgimi popullore me vlera të rralla. Dhe bota nuk e ka marrë kot nën mbrojtje. Kënga polifonike është është transmetuar brez pas brezi nga këngëtarë potentë që kanë lënë gjurmë dhe që kujtoohen me respect ndër breza. Ka shumë këngëtarë që jetojnë apo kanë vdekur, që populli i ka pëqrjetësuar me vargje, apo i diskuton në çdo moment. Ndër ta mund të përmendim Nexho Muka Himarioti, Demir Zykon, etj… 

Flitet shumë për historinë apo kohën e lindjes së kësaj perle të këngës shqiptare? A ka datë fiske që njihet si fillesë?

Kohëlindja, mosha e polifonisë labe , sikurse e gjithë polifonisë  shqiptare, në kushtet e mungesës së dokumentave historike, paraqitet mjaft e ndërlikuar (s’ka datë fikse).. Krahas përpjekjeve për të zbuluar tiparet themelore, dalluese të këngës polifonike, ndrë çështjet që janë bërë object sstudimi kanë qenë dhe janë: Hapësira Brenda së cilës gjallon polifonia popullore, koha e lindjes së polifonnisë, marrdhëniet mes këngës polifonike  dhe këngës kishtare Bizantine. Sipas pikpmajjes më të përparuar në opinionin shkencor, kënga polifonike e popujve të Ballkanit, përfaqson një kulturë muzikore të hershme parabizantine. Pikpamja që konsideron këngën popullore polifonike ballkanike të lindur nën ndikimin e këngës bizantine është kundërshtuar nga shumë studiues etnomuzikolog.  Brenda këtij qerthulli edhe kënga popullore polifonike shqiptare  paarqitet e elargët në raport me këngën bizantine. Polifonia shqipatre lindi dhe u zhvillua në nëj truall të veçantë, u ushqye në shekuj nga një traditë e shëndoshë vendore duke fituar kështu tipare të spikatura origjinale. Duket se në tërësi, kënga bizantine, sska arritur  të ushtrojë  ndikim mbi këngën laike polifonike,  siç është shprehur studiuesi N. Kautman, ku sipas tij duhet pohuar e kundërta se, kisha, këngët kishtare, kanë imituar këgën popullore polifonike. Nga kërkimet e derisotme, del që, në gadishullin Balkanik, kënmga polifonike shfaqet si kulturë muzikore karaktesitike për shqiptarët, grekët, bullgarët, maqedonasit, boshnjakët dhe serbët nme dy zëra. Thuakse të gjithë studiuesit në në zë mendojnë  se nga pikpamja muzikore, një ndër këbgët më të zhvilluara në ballkan ëshët ajo shqiptare.

A ka shtete të tjera që kanë këngë të përafërt me polifoninë tonë?

Studjuesit kanë vërejtur  se zona të diferencuara të të kënduarit me shumëm zëra dhe stile regjonale polifonike, egzistojnë gjithashtu në Sllovaki, Polonin jugore, Ukrahinë, kaukaz, Gjeorgji, vendet balltike, Itali (Sardenjë), etj…Por polifonia jonë ndryshon shumë prej tyre, pasi ka më timbër, është me disa këngëtarë që kanë role të ndryshe (hedhësi, pritësi, kthyesi, isua),

Polifonia është këngë tipike e labëriisë apo këndihet dhe në zona të ndryshme të Shqipërisë?

Në Shqipëri, ose më saktë Labëria ku dhe këndohet polifonia shtrihet në jugperëndim duke u kufizuar nga veriu dhe lindja me lumen Vjosë, në perëndim duke u kufizuar e detin Jon dhe Adriatik, ndërsa nga jugu, pjesërisht me lumen Pavëll dhe pjesërisht nga vija e kufirit me Greqinë. Emri “lab””, nënkupton një grup popullsie që gjendet Brenda krahinës së Labërisë, por që nuk gëzon të gjithë shtrirjen e saj sipas përcaktimit të bërë më sipër. Populli thotë: Lebërit jetojnë në territorin mes tri urave: Urës së Drashovicës, (Vlorë), Urës së Dragotit (Tepelenë), Urës së Kalasës (Sarandë). Por vlen të shënohet se labërisht këndohet edhe në një numër tjetër të konsidrueshëm rretninash, banorët e të cilave ose e quajnë veten toskë, ose të paktën se quuajnë veten lab.

Si i keni përjetuar aktivitetet e ndryshme, apo këngët e veçanta polifonike, për të ardhur deri tek filmi dokumentar?

Motivet popullore ka vite që kanë jetuar dhe jetojnë me mua. Ndrësa motivet e polifonisë më ngacmojnë deri në shqetësim.  Sa herë dëgjoj këto këngë ë përfytyrohet një burrë i moçëm me tallagane, jataganë, mbështetur mbi kërabë e i ulur mbui një gur. Përball tij shtrihet fusha e bar, pisha, bredhe, ku vetëm killosin qetë-qetë një tufë me dele. Aty ndodhet burimi i Sinanit. The…po ky emër Sinan çdo këtu? Pastaj belbëzoj këngën e Sinan Labit..më regëtin melodia, të cilin çuditërisht sikur e këndoj bashkë me çobanin…O Sinan, edhe o Sinan, o Sinan labi o lule…Çfarë kënge..Sikur buron nga mali , I kristaltë si uji burimit…Duket si çudi dhe thua me vete si ka mundësi të jetë kaq e fortë, e bukur, e shtruar, tërheëse kjo këngë?! Por ja, kjo qënka mçudia e polifonisë. Polifomnia ka magjinë e saj. Ajo të çon larg, të sjell afër, të përplas, të përqafon, por edhe të porosity…kujdes biro, kujdes.  Mënyra se si melodia merr udhë , tregon se ajo nuk të le të luash Ajo ka një shtrirje të gjerë në atmosferën e pafundësisë. Kjo është historia e gjallë Por atë e ndërpresin herë pas here pasthirmat, bengat të cilat e lodhin prijsinpor asnjherë nuk e mposhtin. Në kulturën shpirtëore arti muzikor abstragon, ndrsa në polifoni abstragimi ktheht në emocion. Motivi shpirtëror në polifoni shkëlqen.

Në realizimin e filmit, çfarë do të kihet parasysh në filmimin e grupeve polifonike?

Xhirimet e këngëatrëve apo grupeve të zgjedhura nuk do të bëhet që ato të jenë thjesht ilustrim I këngëspor do të përpiqemi të futemi në emocionet e tyre, në regëtimin e shpirtit të tyre, në thellësinë e mendimit të tyre.  Edhe pse janë mundur të hynë në këngën polifonike të popullit shumë njerëz, nuk kanë hyrë dot. Ata janë imponuar por pastaj janë harruar. Ne do të shmangim deformimet të cilat në momnete të caktuara historike kanë mundur të depërtojnë paksa por që koha I kam flakur dhe do ti flakë. Do të ndalemi në filime edhe në disa këngë të tjera me vlerë të polifonisë, ku psh, këngët e dashurisë  do zënë një vend jot ë vogël, pasi këto këngë në polifoni trajtohen me shumë delikatesë dhe me finesë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora