Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Miradije Gashi

| E enjte, 06.10.2011, 07:56 PM |


Miradije Gashi

 

LEO

Nese për dhembjet duhet derdhur lot

Neve  u bëmë  det lotësh.

 

Nese ne skajet e mendimit  deti shterron

Shirat e shpresës  penda  portreton.

 

Ti

Ti je uji

Unë jamë etja

 

Ti je drita,

unë jam hija

 

Ti je rruga ime,

të ciles eci unë!

 

 

Kërkoja!

Ndryshe  t’kerkoja,

Mendim i të gjitha stinve u bëre!

Isha mësuesja jote,

vizioni im  ngele.

 

 

Rënja lisit

Dita u t’merrua!

Levizjet e tokes ndaluan,

Humbi përgjegjja e fjalës

fryma ngeli zvar

Ngriu çdo damar t‘mendimit

Medet , bota u zbraz

mbete biografi!