Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hysen Ibrahimi: Tekegram ngushëllimi

| E enjte, 06.10.2011, 07:41 PM |


LDD-Dega në Suedi: Krimi të denohet nga isntitucionet e Republikës së Kosovës dhe organet e drejtësisë.

 

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, me hidhërim të thellë muar lajmin e hidhur dhe të kobshëm, për vrasjen e prof. Remzi Salihut, drejtor i Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, dhe mikut tim personal nga një akt kriminal.

Kjo vrasje makabër në vendin punës së tij, është akt krye këput për interesa personale dhe tejet naive, e që duhet dënuar nga organet e drejtësisë dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Të tilla akte të vrasjeve, janë duke i krijuar një imazh tejet negativ Kosovës para opinionit ndërkombëtar, në kohën kur jemi në lobim për njohjen  e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

 

Prandaj Lidhja Demokratike e Dardanisë - Dega në Suedi përmes këtij

 

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

 

Shprehë ngushëllimet më të sinqerta Familjes së ngushtë Salihu, të afërmëve të tij familjarë, KK të Prishtinës pra kolegëve të tij, në emër të Kryesisë, të antarësisë së saj të gjërë dhe në emrin tim personal. Në këto çaste të hidhërimit jemi duke nda dhimbjen me Ju për prof. Salihun e ndjerë. Puna dhe veprimtaria e tij, duhet të vihet në konsideratë për institucionet e Kosovës e posaqërisht të KK të Prishtinës, që shkolla për të cilin u vra Remzi Salihu, të mbanë emrin e tij, sepse edhe ashtu ishte një zë i fuqishëm dhe bashkëpunëtor i devotshëm në të gjitha proceset që janë zhvilluar për vite me radhë në arsimin e Republikës së Kosovës.

 

I çoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë Remzi Salihut.

Mëshira dhe bekimi i Zotit qoft mbi shpirtin e tij.

 

Hysen Ibrahimi, kryetar i LDD-së - Dega në Suedi.

Stockholm, më 03 tetor 2011, Suedi.