E premte, 29.03.2024, 10:14 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Ndahet nga jeta Steve Jobs

E enjte, 06.10.2011, 06:58 PM


 

Nga Radio Evropa e Lirë

 

Stiv Gjobs, bashkëpronari i kompanisë Apple dhe njeriu i cili i solli botës iPod-in, iPad-in, iPhone-in dhe kompjuterin Macintosh, vdiq në moshën 56 vjeçare.

??

Shumë pak kohë, pasi u dha lajmi për vdekjen e tij, në ueb-faqen e kompanisë Apple u shfaq një fotografi e tij  me emrin dhe datat “1955-2011”.

 

Gjobsi ishte përballur me kancerin që nga viti 2004.

 

Ai do të kujtohet si një vizionar që udhëhoqi një epokë të re të inovacioneve të teknologjisë, nga kompjuterët e deri te telefonat.

 

Pak orë pas vdekjes së tij, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë nga presidenti Barak Obama.

 

“Stivi ishte një nga inovatorët më të mëdhenj amerikan, mjaft i guximshëm sa të mendojë ndryshe, mjaft i fortë sa të mendojë se mund ta ndërrojë botën, dhe mjaft i talentuar sa t’i bëjë këto. Duke ndërtuar një nga kompanitë më të suksesshme të planetit, ai përfaqëson frymën e zgjuarsisë amerikane”, thuhej në këtë deklaratë.

 

Ngushëllimet erdhën nga vende të ndryshme të botës, derisa fansat e produkteve të kompanisë Apple, kanë shfrytëzuar rrjetet e ndryshme sociale për të shprehur dhembjen e tyre.

 

????Fred Velez, qytetar, ishte në mesin e punëtorëve dhe konsumatorëve të cilët u mblodhën jashtë selisë dhe dyqaneve të Apple, për të nderuar zotin Gjobs.

 

"Mendoj se ai ishte një artist, një biznesmen i jashtëzakonshëm. Ai ka ndërruar jetët tona në shumë mënyra. Unë mendoj se për shumë njerëz nga brezi im, iPod ishte një punë e madhe. Ju e dini, ai është thjesht një ikonë, jo vetëm një ikonë amerikane, por një ikonë e botës", tha Velez.

 

Gjobs e themeloi kompaninë Apple me shokun e tij nga shkolla së mesme, Stiv Uozniak, në një garazh, në vitin 1976.

 

Në një fjalim në Universitetin e Stanfordit, në Kaliforni, në qershor të vitit 2005, Jobs tregoi për atë kohë.

 

"Uozniak dhe unë e filluam Apple në garazhin e prindërve të mi, kur unë isha 20 vjeçar. Ne punuam shumë, dhe për 10 vite Apple u shndërrua nga një garazh me dy persona, në një kompani 2 miliardë dollarësh, me më shumë se 4,000 punëtorë. Ne sapo kishim lëshuar në treg krijim tonë më të mirë, Macintosh-in, dhe unë sapo isha bërë 30 vjeç”.

 

Gjobsi më pas u përfshi me dy firma të tjera për kompjuterë, Next dhe Pixar.

 

Në vitin 2001, firma lansoi “iTunes”, programin digjital për muzikë.

 

Po ashtu, gjatë vitit 2001, Gjobs zbuloi edhe iPod-in, i cili mundësoi që njerëzit të kishin deri në “1,000 kënge në gjep”.

 

Në vitin 2007 arriti edhe iPhone touch-screen, me ç’rast Apple pati deklaruar se ka shitur 100 milionë sosh.

 

Por, në vitet e fundit, gjendja shëndetësore e Stiv Gjobs u përkeqësua. Ai pati një operacion për kancerin pankreatik në vitin 2004, pastaj bëri një transplant në vitin 2009, ndërsa ka qenë nën përkujdesje mjekësore që nga janari i këtij viti.

 

Gjobs la punën si shef ekzekutiv gjashtë javë më parë, me arsyetimin se nuk është më në gjendje të kryejë detyrat e tij.

 

Në një deklaratë, familja e zotit Gjobs tha:

 

“Stivi vdiq në mënyrë paqësore, i rrethuar nga anëtarët e familjes. Në publik ai njihej si vizionar, ndërsa në jetën private ai kujdesej për familjen tij. Jemi falënderues për të gjithë njerëzit që janë lutur për Stivin gjatë kohës sa ishte sëmurë”.

 

Gjobs la pas vetes gruan Lauren dhe katër fëmijë.(e.b.)

 

___________

 

Steve Jobs, homazhe në të gjithë botën

 

Nga Top Channel

 

Disa orë pas publikimit të lajmit të ndarjes nga jeta të Steve Jobs, babait themelues të “Apple” dhe “iPhone”, nderimet e tij kanë vërshuar nga të gjithë cepat e globit.

 

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe kolegu i tij rus, Dmitry Medvedev, ishin ndër të parët që e cilësuan si një “ditë të errët” datën e gjashtë tetorit.

 

”Bota humbi një novator të teknologjisë, një njeri që e ka bërë botën ku jetojmë shumë më të mirë”, u shpreh presidenti Obama, në një deklaratë që u pasua nga fjalë pothuajse të ngjashme nga Moska zyrtare.

 

Kryeministri i Indisë, Singh, përfaqësuesi i BE-së, Barroso dhe shumë përfaqësues të tjerë shtetesh shprehen dëshperimin e tyre të thellë për këtë lajm të trishtueshëm.

 

Bill Gates, themeluesi i “Microsoft”, u bashkua në homazhe duke e konsideruar veten si të “privilegjuar” që ka punuar përkrah një njeriu si Jobs, ndërsa themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, theksoi se do t’a kujtojë të ndjerin si mikun dhe mësuesin e tij më të mirë.

 

Rrjeti social “Twitter” pati probleme në funksionimin e tij si pasojë e trafikut të madh të homazheve për Jobs.

 

Mijëra persona të rëndësishëm kanë shprehur dhembjen e tyre nëpër media apo rrjete sociale, ndërsa shumë lider shtetesh gjithashtu folën me dëshpërim të thellë për këtë ngjarje.

 

Steve Jobs u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 56-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një tumor në pankreas. Ai krijoi gjatë jetës së tij “Apple” dhe ishte njeriu që frymëzoi projektet që çuan në krijimin e “iPod”, “iPhone” dhe “iPad”.

 

Jobs, njeriu me talentin e jashtëzakonshëm

 

Pavaresisht suksesit dhe miliardave te fituara, Steve Jobs arriti te ruante figuren e nje njeriu modest e me kembe ne toke. Stili i tij 'simplist', por edhe gerryes, i kombinuar me karakterin kerkues ne maksimum, e benin nje njeri me te cilin shpeshhere ishte e veshtire te punoje, por me nje talent dhe nuhatje te jashtezakonshme per produkte te deshirueshme nga te gjithe qe e bene Apple-in, nje prej markave me te njohur te planetit.

Steven Paul Jobs lindi ne San Francisko 24 shkurtin e vitit 1955 nga nje lidhje e pakurorezuar me martese e dy studenteve, Joanne Schieble dhe Abdulfattah Jandalit, te lindur ne Siri. Prinderit e dhane per adoptim dhe nje cift punetoresh, Paul dhe Klara Jobs do te rrisnin si femijen e tyre ne vendin ku kishin ngritur shtepi, ne Silicon Valley, zemra e industrise amerikane te elektronikes.

 

Steve e braktisi kolegjin vetem pas nje semestri dhe nisi te punonte per nje kompani qe prodhonte video-game. Shpresat i kishte te mblidhte ca para e te nisej per nje udhetim ne Indi. Dhe e realizoi. U kthye nga rrugetimi i tij ne sub-kontinent me koken e qethur, me veshje indiane dhe nje eksperience te hidhur mbi supe nga efektet e droges LSD. Pergjate gjithe pjeses tjeter te jetes, Jobs do te mbetej nje budist dhe vegjetarian i bindur. Historia e krijimit të kompjuterit Apple pat nisur perpara kesaj, ne 1974-ten kur se bashku me mikun e tij Steve Wozniak, nisen te punonin per kompjuterin e se ardhmes  në garazhin e shtëpisë së Jobs- it.

 

Apple 1 e pa driten e diellit dy vjet me vone dhe krijuesi i saj nuk pati nevoje as te merrte para borxh e as ta ndante biznesin me ndonje pale tjeter. Emri i kompanise vjen nga fruti i tij i preferuar, molla. Fitimet nga Apple-i i pare shkuan te gjitha per permiresimin e saj dhe hedhjen ne treg te versionit Apple dy, qe u prezantua ne nje panair kompjuterash ne Kaliforni ne 1977-ten. Zhvillimi i makinerise se re ishte mjaft i kushtueshem dhe Jobs bindi Mike Markkula-n, nje investitor lokal, te garantonte nje hua 250.000 dollareshe, cka do ta bente pjese te kompanise se re, Apple Computer.

 

Modeli i ri i Apple-it ishte nje sukses i vertete dhe shkendija e boom-it te kompjutereve te personalizuar, duke arritur nje nivel shitjesh prej 6 milione copesh perpara se prodhimi te mbyllej ne 1993-shin. Kompania nuk kishte perpara asnje pengese per t`u shnderruar ne koncernin e permasave gjigante qe njohim sot. Krijuesi i iPod-it, te lancuar ne 2001-shin, u diagnostikua me kancer ne pankreas ne vitin 2003. Nje vit me vone iu nenshtrua nje nderhyrjeje kirurgjikale, por e mbajti semundjen te fshehte. Tre vjet paskesaj, Jobs i prezantoi iPhone-n nje legjioni konsumatoresh qe priten ne radhe per ore te tera perpara dyqaneve te Apple-it.

 

Obama: Steve ndryshoi jetët tona

 

Në një mesazh në blogun e Shtëpisë së Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka përkujtuar themeluesin e “Apple”.

 

Presidenti dhe Steve Jobs njiheshin personalisht dhe për më tepër në një rast Obama kishte lavdëruar punën e tij.

 

“Michelle dhe unë jemi shumë të trishtuar për vdekjen e Steve Jobs. Steve ishte një ndër inovatorët më të mëdhenj amerikanë, shumë kurajoz për të menduar jashtë skemave, shumë i guximshëm për të besuar tek ndryshimi i botës dhe me shumë talent për ta bërë këtë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Obama.

 

Kinë, lule përpara dyqaneve të “Apple”

 

Rreth 35 milionë microblogs në Kinë i janë kushtuar kujtimit të themeluesit të “Apple”, Steve Jobbs, që u shua gjatë natës.

 

Ndërkohë, klientët e kompanisë janë drejtuar edhe nëpër dyqanet e saj në Pekin për t’i bërë homazhet e tyre gjeniut të elektronikës.

 

Marka “Apple” gëzon një popullaritet të madh në Kinë, ku shumë fansa të produkteve të brendshme janë gati të rrijnë për orë të tëra në radhë për të blerë produktet e saj më të fundit.

 

“Ai ishte një njeri i madh”, ka thënë një burrë me një foto të Jobs dhe me një buqetë me zambakë të bardhë, që udhëtoi një orë me makinë për të arritur në një nga dyqanet e “Apple” në Shangai.   

 

“Samsung”: Jobs, një sipërmarrës i madh

 

Kolosi koreano-jugor i elektronikës, “Samsung Electronics”, rival i betuar i “Apple”, i ka bërë homazhe themeluesit të saj, duke e vlerësuar si një “sipërmarrës të madh”.

 

“Presidenti Steve Jobs ka prezantuar shumë ndryshime revolucionare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe ka qenë një sipërmarrës i madh”, ka deklaruar shefi i “Samsung”, G.S. Choi në një komunikatë.

 

Kompania koreane ka zhvilluar një betejë të vërtetë ligjore me “Apple” mbi mënyrën e dizajnit dhe cështje të tjera. 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora