E shtune, 20.04.2024, 03:24 AM (GMT+1)

Faleminderit

Gjon Neçaj: Aedi i fundit i folkut epik

E merkure, 05.10.2011, 08:00 PM


AEDI I FUNDIT I FOLKUT EPIK

 

Nga Gjon Neçaj

 

Nje pasdite marsi te vitit 2005, kur dielli sapo ish fshehur pas Majes se Hekurave, neper rrugicat me geshtenja te fshatit Markaj, drejtoheshin per varreza njerez grumbuj-grumbuj te moshave te ndryshme, per te percjellur ne banesen e fundit trupin e pajete te Sokol Arifit. Ne pjesen veriperendimore te qytetit alpin te Bajram Currit, ne masivin me geshtenja, shtrihet rreze Majes se Hekurave fshati Markaj,ne perberje administrative te komunes Bujan. E dikund mes fshatit shtrihet fisi i Secit, ku lindi dhe u rrit vjershetori, rapsodi, folkloristi dhe kengetari popullor, Sokol Arifi.

Sokoli lindi me 18.01.1925 ne fshatin Markaj,komuna Bujan,Tropoje (Malesia e Gjakoves). Aty hodhi shtat femijeria, aty u rrit dhe u burrerua dhe aty mbylli sytë me 18 mars 2005.Ky njeri me tipare te rralla,sic shpjegojne te afermit e tij,kur i vinte muza e frymezimit,dilte ne oborr , e mendueshem dhe i vetmuar endej rrugicave te lagjes,shtegut mes kullave, derisa vargjet nguliteshin ne mendjen e krijuesit gjenial.Sokol Arifi ishte analfabet dhe kurre nuk mesoi shkrim e kendim. Truri i tij ishte “kompjuter” i rralle.Atij kur i vinte muza,i regjistronte vargjet ne memorie dhe pastaj si ndonje laptop i koheve te sotme i regjistronte ne mendje. E keshtu ai krijoi me mijera vargje,botoi tre libra dhe ishte anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise qe prej vitit 1966.Sokoli ka lene ne doreshkrim me qindra vargje rapsodike.Ai krijoi e thuri kenge per heroizmin e te pareve tane, per luftrat shumeshekullore ,per trimat dhe heronjte e Tropojes, per popullin, Kosoven dhe Shqiperine. Motivet e larmishme, pershkrimet, trajtimi i ndjenjave te dashurise, besnikerise ndaj popullit e atdheut, Kosoves nene, pasurimi dhe persosmeria e vargut,figurat e heronjve popullore,te gjitha keto e te tjera,jane temat e trajtuara ne vargjet e Sokol Arifit.Talenti i tij i lindur ishte ne genet e prinderve te tij,sic thote studiuesi i vepres se tij, Shaban Zeneli. Babai i Sokolit, Arifi, ishte instrumentist i degjuar popullir, kurse nena, Gjyke Syla,ka mbetur ne kujtesen e atyre qe e njohen, si nje vajtore e perligjur dhe origjinale. Sokol Arifi lindi dhe u rrit ne djepin e eposit te kreshnikeve.

Muza e krijimtarise se poetit ka qene pra mjedisi ku lindi,jetoi dhe mbylli syte. Midis motiveve, vendin qendror e zen kenga qe eshte shenuar se pari ne Nikaj (Curraj Eper), ne zonen qe studiuesit e epikes legjendare e kane konsideruar si te vete truallit te kesaj epike nder shqiptare. Ne nje bisede te bere me Sokolin ne vitin 2000,ne moshen e pleqerise,ne nje kafene te qytetit Bajram Curri, teksa e pyeta per krijimtarine e tij, ai aty per aty m’u pergjigj : “Baba em jo kot me pat pagezue me emnin Sokol, more bir. Une kanget i kam shkrue ne “kompjuterin” e mendjes ,“e filloi te recitoje vargjet e castit: “Shyqyr si jena n’demokraci / Zemra tash thote ate c’ka ndi…”Rapsodi popullor Sokol Arifi ka ne doreshkrim qindra vargje te ruajtura me kujdes nga familja e tij. Eshte ne nderin e institucioneve shteterore dhe te sipermarrjeve private botimi i vepres se plote te Sokolit.

Ne gjurmet e krijimtarise se Sokol Arifit vijuan nje plejade e tere krijuesish tropojane qe sot kane bere emer brenda dhe jashte vendit me botimet e shumta te veprave te tyre. Ky portret eshte nje homazhper krijimtarine e tij dhe nje kujtese organeve kompetente qe nje mirenjohje per te,eshte sado pak per ta kujtuar dhe nderuar Sokol Arifin, birin e Malesise se Gjakoves, per te cilin do te mburrej kushdo qe nxjerr nje personalitet te tille ne fushen e letersise dhe folklorit.

 

JETA

 

Sokol Arifi - Rapsod popullor. I pari tropojas antar i LSHA të Shqipërisë.

U lind në Markaj më 10 shkurt 1925. Fillimisht ka punuar si bari e si bujk në fshatin e lindjes e më pas lulishtar (bahçevan) në NSHK në B. Curri gjersa doli në pension (1960-1980), duke qënë i pari tropojas antar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë (LSHASH) nga v. 1966 dhe antarë i degës së saj në Tropojë nga v. 1974.

Nuk dinte shkrim e këndim,  por ishte mjeshtër i krijimtarisë popullore; gëzonte një kujtesë të admirueshme (me mijëra vargje i dinte përmendësh) dhe ishte një interpretues i mirë skenik i rapsodive të tij në veprimtaritë lokale, kombëtare (festivalet folkloriike në Gjirokastër, etj.) e ato ndërkombëtare. Rritur në mes bashkëfshatarëve të tij, edukuar me këngën dhe tingujt e fyellit të t’et, ai është bartës besnik i mijëra vargjeve popullore të gjinive të ndryshme. Atë e ka tërhequr kënga heroike-epike e Alpeve të Shqipërisë.

Ka botuar tre libra: “Lum per ty,mojTokë amtare” (1969), “Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen” (1974), “Rapsodi popullore” (1986). 

Për veprimtarinë e tij të çmuar është nderuar me dekorata e çmime në shkallë lokale e kombëtare.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hilmi Saraçi: Haxhi Jonuz Efendi Jonuzi (1848-1909) Gjekë Gjonaj: Preç Luku Curanaj, nxitës i fuqishëm i faljes së gjakut Luan Kalana: Dritero Agolli, gjeniu i letrave shqipe, homeri i gjalle i Shqiperise... Rashit Alidema: Shkenca humbi një matematikan të njohur - Emrush Bali Gashin Ramiz Dërmaku: Bubullima e Bukureshtit dhe memorja shqiptare Edlira Dedja: Ti sot ke marrë medaljen e mirënjohjes së popullit tënd! - Gëzuar 30 vjetorin, Miku im Saimir Pirgu! Gani Mehmeti: Kur vrasësit vinin natën Shefki Ollomani - Leka i Madh - Aleksandri i Maqedonisë Ramiz Dërmaku: Dëshmori i Kombit Agim Ramadani - Katana Besi Bekteshi: Migjeni si mësues dhe trajtimi i tij nga institucionet deri në fund të jetës! Ymer Halimi: Gjaku i Dr Shpëtim Robajt në dy varre pushon Ramiz Dërmaku: Kosova, Tahir Zemaj dhe korbat e kombit Hilmi Saraçi: Në përkujtim të dy luftëtarëve të shquar të rezistencës kombëtare Ukshin Kovaqica dhe Smail Sfarça Zef Staku, Poeti shkodran, që regjimi komunist e dënoi me vdekje Shevki Sh. Voca: Ihsan Toptani, veprimtar, atdhetar dhe politikan i dalluar të diasporës shqiptare E Lumja Nënë Terezë, në 101 vjetorin e lindjes Reshat Badallaj: Si u vra dhe kush ishte Komandant ''Petrit Kodra'' Remzi Ademaj? Murat Gecaj: Prof. Skënder Luarasi, vazhdues i denjë i traditave tona më të mira atdhetare Ali Merxhani: Kadir Shabani - aktivist, pedagog e atdhetar i dalluar Alfred Papuçiu: Arkitekti me origjinë shqiptare Franco Marussich dhe pema gjenealogjike

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora