Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (35)

| E merkure, 05.10.2011, 07:53 PM |


Nga skëterra përmes luftës në krenari (35)

 

Nga Mejdi Asllani

 

Me tu kthyer në banesën time në qytetin Zviceran Kuri, fillova të grindem me vetën time. Pse e nervozova atë djaloshin nga LPK-ja dhe pse i krijova hapësirë Kadri Osmanit, për tu shfryer me atë fyerje aq të vrazhdë, ndaj një Lëvizje aq revolucionare. Përbrenda së cilës, kishte aq shumë vëllëzër të shumë vuajtur, nëpër kazamatet e Jugosllavisë Titiste. Pikërisht për qëllimin të cilin e kisha edhe unë vet. Çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Pastaj unë i a kisha vu vetit detyrë, që të i afroi njerztë mes veti. Që të gjithë të rrahin në një vend, e jo të ndarë ashtu si i kisha gjetur me të ardhur në Zvicër. Tani unë veprova kundër synimit tim.

Ajo natë më ka mbetur në kujtesë, si netët më të rënda të jetës ime. Gjithçka mu sillte nëpër mend. Pyesja vetën, vallë çfarë ju duhet ky prononcim publik, se rruga e vetme për tu kyçur në UÇK-ë, është përmes LPK-ës dhe se nuk ka rrugë tjetër. Tani kishin kaluar gjashtë-shtatë muaj nga deklarimi para mediave, të Zotëri Fazli Veliut, si Kryetar i LPK-ës për Diasporë. Se UÇK-ja do të ndihmohet me të gjitha mjetet me të cilat dispononin dhe se edhe anëtarët e vet do ti kyçin në aradhet e UÇK-ës. Tani nuk ndodheshin ato. Nuk dërgoheshin mjete të mjaftueshme për tu armatos dhe zgjeruar. Edhe pse nuk mungonin djem të aftë dhe të guximshëm. Nuk dërgoheshin së paku për të i bërë sigurinë Shtabit të përgjithshëm dhe komandantit të kësaj ushtrie Adem Jasharit.          Mendoja, vallë nëse ndërmerret edhe ndonjë rrethim i fortë nga forcat Serbe, si ato dy të më parme. A do të jetë i detyruar të mbrohet vetëm me familjen e vet dhe si?. Më shkonte mendja se mos është edhe këtu në lojë ai Virusi i djallit i cili në vitin 1992. pas rënëses së monizmit. Shkatërruan gjithçka në Shqipëri, që ishte ndërtuar për pesëdhjetë vite me mundin dhe djersën e Shqiptarëve. Për të ia filluar nga zeroja. Pastaj thosha JO nuk është e mundur, unë duhet të jem gabim. Stërvitjet e gueriles, të organizuara në vitin 1991. në Shqipëri, ishin në kohën e Zotëri Ramiz Alisë. Shqipëria ishte ende Marksist Leniniste. Edhe LPK-ja është Marksist Leniniste. Me siguri këta edhe do të jenë formues të kësaj ushtrie. Sigurisht, unë nuk jam mjaft i informuar, nga se në mungesë të mjeteve financiare nuk kisha kontakte të shpeshta me udhëheqësit e UÇK-ës. Në veprimtari të tilla, sado që të jetë njeriu i informuar, gjithmonë ekziston gjëra të cilat i dinë vetëm një numër i kufizuar. Po edhe nëse janë, pse kufizojnë mobilizimin në UÇK, përmes deklarimit se. Rruga e vetme është përmes LPK-së. Pse refuzojnë bashkëveprimin me LKÇK-në së paku. Kur që të dyja lëvizjet e kanë të njëjtin program veprimi. Atë natë nuk pata mundë me i mbyllë sytë me fjet, tërë natën. Nga mëngjesi ashtu i lodhur gjer në rraskapitje. Edhe pse pak besoja, se Krijuesi do të ndikoja në mentalitetin e njerëzve. Sepse sikur të ndikoja, nuk do ti krijonin njeni tjetrit aq shumë telashe e dhembje. Por do ti ndihmonin njëri tjetrit në përballimin e tyre. Prapë se prapë iu luta Zotit: O zot mos lejo që shqiptarët të i mbërthej mendja e keqe e egoizmit. Mjaftë pengoj Rugova në zgjerimin e UÇK-ës përmes atyre deklaratave dhe urdhrave, që ia jepte elektoratit të vet, për mos kyçje. Mjaft e shkatërroi Shqipërinë PDSH-e Sali Berishës, duke thënë: Të shkatërrohet gjithçka çka është komuniste, se Amerika do të na i ndërtoj me të reja e më të mira. Tani edhe këta. Përndryshe çfarë do të bëhet halli e atyre trimave atje në atdhe, të cilët ia kthyen shpirtin dhe dinjitetin këtij kombi. Përmes guximit të pa shembull, si po e tregojnë edhe pse ishin në numër shumë të vogël, karshi një sistemi të egër Millosheviqjan, dhjetëmijë herë më të pajisur në çdo aspekt. Si dikur moti, Davidi me Goliatin.