E shtune, 20.04.2024, 12:49 AM (GMT+1)

Editorial

Fatime Kulli: Hakmarrja-gjakmarrja rrezikon jetën e të pafajshmëve

E merkure, 05.10.2011, 08:04 PM


Hakmarrja-gjakmarrja rrezikon jetën e të pafajshmëve

 

Nga Fatime Kulli

 

Në zonën veriore të Shqipërisë, fenomeni vrastar i gjakmarrjes, nuk po gjen paqe me njerëzit që jetojnë në zonat rurale të prefekturës së Shkodrës, njerëzit që aq shumë e dëshirojnë këtë paqe, e dëshirojnë jetën, e duan punën, e duan njëri tjetrin.

Jetojmë në vitin 2011, dhe, jeta e njerëzve të pafajshëm është kthyer në një makth të vërtetë, ata jetojnë çdo ditë, çdo orë të kërcënuar nën tundimin e fenomenit vrastar të gjakmarrjes e hakmarrjes. Pikërisht, për këtë fenomen vrastar kanunor, po pasqyroj një rast konkret: dhe pikërisht, në fundverën e  2011, një familje e re, nga zona Drisht-Mes (Shkodër), nuk gëzojnë dot, as ditët më të lumtura e të qenurit baba e nënë, pas lindjes së fëmijës së tyre të vetëm, 2 vjeçar. Janë larguar nga shtëpia, pas një grindjeje të një kushëriri të familjes Buhaj, me një bashkëfshatar, e cila ka gjeneruar me tytën e armës, para 20 vitesh.

E kam fjalën, pikërisht, për Kujtim Dul Buhaj, lindur më 17.05.1971 në  fshatin Drisht, i cili, është larguar nga shtëpia, pa lënë asnjë gjurmë, sëbashku me bashkëshorten Ermira Buhaj dhe djalin e tyre 2 vjeçar Arinis.

 

Ngjarja:

 

Para  20 vitesh, Kushëriri i tretë i familjes Dul Buhaj, grindet me një bashkëfshatar për ndarjen e kufirit të tokës dhe e qëllon me lopatë në kokë.

I biri i të dëmtuarit, merr pushkën për ta qëlluar kushëririn e familjes Buhaj, por ky i fundit duke u vetëmbrojtur ia merr armën dhe e plagos në këmbë të birin e të dëmtuarit, pa rrezik për jetën. Për këtë kushëriri i familjes Buhaj dënohet me 2 vjet lirie. Por, ajo ngjarje (para 20 vitesh), hyri në rrjedhën e hakmarrjes për gjakmarrje, nga familja e bashkëfshatarit të familjes Buhaj, dhe tani pas 20 vitesh, kërkohet të bëhet hakmarrje, ndaj djalit të vetëm të Dul Buhaj, Kujtimi që s’ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, për faj të kushëririt të babait të tij, i cili u dënua me 2 vjet heqje lirie për plagosje, është kërcënuar me jetën e tij dhe të familjes së tij.

 

Kush është Kujtim Buhaj për lexuesin:

 

Kujtim Dul Buhaj, pas arsimit të detyruar (8 vjeçar) në vendlindje, ka përfunduar Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, gjithashtu ka përfunduar 3 vite në Akademinë Ushtarake. Përpos  kulturës ushtarake, Kujtim Buhaj, është marrë disa vite me sportin e karatesë, ku është vlerësuar si kampion absolut. Për ata që e njohin, është një njeri i shkolluar, njerëzor, me kulturë, i cili i do dhe i respekton njerëzit.

 

Apeli:

 

Babai i Kujtimit, i shqetësuar kërkon nga Misioni i Pajtimit Mbarëkombëtar të ndihmojnë për këtë “hakmarrje”, pa pasur asnjë faj i biri,  por misionarët e pajtimit e kanë të pamundur të pajtojë dy familjet që hynë në hasmëri para pak kohesh, dhe jeta e familjes së kujtim Buhaj është në rrezik serioz, shteti është i pafuqishëm përballë këtij fenomeni mesjetar, që pushka e hasmit nuk kursen as të pafajshmit, as dhe vogëlushin e familjes Buhaj 2 vjeçar Arinis-in, i cili është larguar me të atin Kujtimin dhe nënë e tyre, pa adresë, dhe gjyshi e gjyshja vajtojnë djepin bosh të vogëlushit, larguar nga shtëpia se i rrezikohet jeta, me dy prindërit e tij, Kujtim e Ermira Buhaj . 

 

Kujtesë:

 

Ky fenomen kanunor, ne shqiptarëve na kthen në kohë të mesjetës (para 600 viteve, kur tek ne, s'ekzistonte shtet, s'ekzistonte ligj, u formulua ligji i Kanunit të Lek Dukagjinit, i cili vazhdoi gjatë për të disiplinuar "sedrën” burrave"). Dhe në atë kohë, Kanuni e kreu misionin e tij mjaft mirë. Por sot vazhdon të aplikohet hija e Kanunit, edhe pse jemi në shekullin e XXI, Kanuni i Lek Dukagjinit është degraduar, "fanatikët" e Kanunit kanë shtjer me pushkë edhe mbi gratë dhe mbi fëmijët. Nuk dua të bëj një listë me statistikë për vrasjet e turpshme të burrave që ngrenë tytën e pushkës dhe qëllojnë mbi gratë dhe të miturit, por dua të them se shoqëria jonë vuan, vuan, ne nuk kemi një shtet ligjor për të mbrojtur jetën e njerëzve të pafajshëm, që s'kanë kryer asnjë krim, s'kanë bërë asnjë shkelje ligjore, por i vetmi "faj" i këtyre njerëzve, është se janë pjesëtarë të gjenezës të fisit të atyre që kanë bërë një vrasje, ose janë ndodhur në rrethana të një grindjeje mes palëve, që sot, në kohën “moderne”: quhet hakmarrje, dhe sot vuajnë dënimin sipas ligjeve të shtetit në fuqi.

 

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora