E enjte, 25.04.2024, 09:37 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Arid Uka: Nuk besoj më në xhihad

E merkure, 05.10.2011, 06:31 PM


Frankfurt, 5 tetor – Shqiptari nga Kosova, Arid Uka, në gjykimin lidhur me aktpadinë se në aeroportin e Frankfurtit ka vrarë dy pjesëtarë të forcave ajrore amerikane, tha se më nuk beson në luftën e shenjtë xhihad dhe se ka qenë viktimë e “propagandës” së ekstremistëve.

 

21 vjeçari në fillim të gjykimit në muajin gusht pati pranuar fajësinë, duke pohuar se një natë para krimit në internet kishte shikuar një videoincizim, ku shihej se si “udhtarët amerikanë dhunonin një myslimane”. Mirëp, më pas doli se bëhej fjalë për një skenë nga filmi të regjisorit amerikan Brian de Palma, të xhiruar në vitin 2007.

 

Në pyetjen se a mendon ende që islami e arsyeton vrasjen, Uka u përgjigj se kjo vlen vetëm në rastet e vetëmbrojtjes, gjë që nuk është e njëjtë me aktin që e kishte bërë ai në aeroportin  Frankfurtit.

 

Ai shtoi se nuk heqë dorë nga religjioni i tij, njofton agjencia AP.

 

“Edhe më tutje besoj në Zot, edhe më tutje jam mysliman, falem”, deklaroi Uka.

 

Ai refuzoi t’i tregonte gjykatës për mënyrën se si ishte furnizuar me pistoletë të prodhimit argjentinas, me të cilën ka kryer vrasjet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora