Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: A kishte rilindur Anjshtajni në Shqipëri?

| E hene, 03.10.2011, 08:02 PM |


A kishte rilindur Anjshtajni në Shqipëri ?

 

“Si do të ishte bota nëse të gjithë do të ishin sjellë si shqiptarët?” - John L Withers II

 

Nga Fahri Xharra

 

 Në fakt, , të ftohtit nuk ekziston! thoshte Albert Ajnshtajni si student. Sipas asaj që thonë studimet dhe zbulimet më të fundit në fizikë, ftohtësia është vetëm mungesa e nxehtësisë. Atë mund ta vërtetojmë nëse ndonjë objekt e ofrojmë burimit të energjisë dhe do të shohim se ajo ngrohet. Pra, pa ngrohje objektet janë inerte dhe nuk reagojnë, e kjo do të thotë se “të ftohtit” nuk ekziston

Po errësira ? Errësira është mungesa e plotë dritës. Ne mund ta studiojmë dritën dhe shkëlqim, por kurrë errësirën. Errësira është  e pranishme dhe si të tillë e kemi pranuar. Me errësirë mundemi dhe jemi të aftë  për të shpjeguar mungesën e dritës.”  - thoshte Ajnshtajni

Albert Einsteini (Ajnshtajni) lindi në Ulm, Württemberg, ( Germani) me 14 Mars 1879. Në vitin 1901,e muarr diplomen dhe shtetësinë Zvicrane. Më 1909 bëhet Profesor i jashtëzakonshëm në Cyrih ,më 1911 Profesor në Pragë. Më1914 Profesor i Universitetit të Berlinit dhe me 1914 u bë nënshtetas Gjerman dhe jetoi në Berlin deri më 1933 ,ku për shkak të përkatësisë së tij Hebraike u largua nga Gjermania.

 

Si u bë Shqipëria vendlindja e dytë e Albert Ajnshajnit? Si rilindi Ajnshtajni në Shqipëri?

 

 E nisur nga mërgata shqiptare në Belgjikë,në Muzeun e Hebrenjve në Bruksel , para disa ditësh u mbajt Konferenca “Shqipëria dhe shpëtimi i Hebrenjëve” .Kjo mbahej si mirënjohje publike Mbretit Zogu,ku tema kryesore ishte diplomacia e Mbretit Zogu  dhe ndihma historike e Shqipërisë për shpëtimin e  Hebrenjve ,të ikur nga Holakausti në Shqipëri (1929-1944). Historiani Amerikan Bernard Fisher pohoi se nismat dhe këmbëngulsia e  Mbretit Zog bënë që të mundësohet shpëtimi  i mbi 2640 Hebrenjëve ( numër që eshtë më i vogël ,në mungesë të shënimeve)  në Shqipëri ,në mesin e tyre edhe të Albert Ajnshatajnit ,duke u dhënë viza turistike dhe tranzite,pastaj duke iu ndërruar emrat,duke iu nderruar fenë dhe duke iu dhënë shtetësinë shqiptare.

 

Kush e shpëtoi Ajshtajnin? Si u bë Shqipëria vendlindja e dytë e Ajnshtajnit? Njeriu lindë  njëherë ,por njeriu rilind atëherë kur dikushia shpëton jetën nga vdekja e sigurtë.

 

Në një nga rrugicat karakteristike të qytetit të Pogradecit, në lagjen Burima, në krahun e djathtë të kishës së vjetër të qytetit, ndodhet një vilë dykatëshe e zhytur në mes të një lulishteje dhe një kopshti me mollë dhe hardhi rrushi. . Është shtëpia e Bashove, aktualisht e doktor profesorit të asociuar, Jovan Bashos, shef i shërbimit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, në Tiranë. (B.Berberi). Ajnshtajni vjen në Shqipëri në prillin e vitit 1931, kur ndiqej nga nazistët gjermanë, për shkak të origjinës së tij hebreje dhe më pas pajiset me një pasaportë shqiptare dhe largohet me këtë pasaportë në drejtim të SHBA-së. Albert Ajnshtajni ka qenë mik i madh i kësaj familjeje. Në regjistrin e vjetër të vitit 1931, AK0 31, në faqen 53 /1, ndodhet ky shënim : Sot më datën 10 prill 1931, u paraqit të zyrën e Bashkisë së Poradecit dr. Jani Bashua, i lindur më 1892 në lagjen Burima të Poradecit, i biri i Kozmait dhe Anastasisë, me profesion mjek personal pranë naltmadhënisë së tij Zogu i Parë, i cili na jep garanci që Albert Ajnshtajni të bëhet qytetar i Poradecit. Kjo bashki e pajis me vërtetim dhe certifikatë Albert Ajnshtajnin, si banor të Poradecit në lagjen Burima.Nëpunsi i Bashkisë  ishte Reis Asllani - kurse dhënsi i garancisë Dr. Jani Basho

Në Vjenë, dr. Jani Bashua takoi profesorët e tij dhe njëherazi dhe miqtë e tij, ndër të cilët, aktorin e famshëm Aleksandër Moisiu. Në takimin që ai pati tek shokët e tij dhe miqtë e ngushtë, ata i bënë një kërkesë:Miku i tij, Albert Ajnshtajni, ishte në rrezik dhe kërkohej nga nazistët gjermanë si hebre dhe duhej të largohej, por e kishte të pamundur, pasi pasaportën e tij gjermane ia kishte sekuestruar gestapoja. Kështu, i thanë ata, meqenëse ju jeni mjeku personal i mbretit Zog, i thoni mbretit t'i japë një pasaportë shqiptare. Padyshim, populli ynë me të drejtë duhet të krenohet se ka shpëtuar mijëra hebrej dhe midis tyre dhe shkencëtarin më të madh të shek XX, Albert Ajnshtajnin. Sipas të dhënave zyrtare, Albert Ajnshtajnit, pasaporta gjermane i ishte sekuestruar nga Gjermania naziste dhe sipas të dhënave zyrtare, Albert Ajnshtajni ka shkuar dy herë në Amerikë në dhjetor të 1931-shit dhe në vitin 1932, me pasaportën shqiptare që e pajisi mbreti Zog, pasi nuk kishte pasaportë tjetër

Dr. Basho i kishte thënë që Ajnshtajni kishte ardhur në Shqipëri në fillim të viteve 30të, kishte qëndruar 3 ditë dhe kishte marrë pashaportë shqiptare. Dr. Basho kishte ndërhyrë te Mbreti e kishte shoqëruar gjatë qëndrimit në Shqipëri, kohë kur e kishte pritur edhe vetë Mbreti Zog. Madje Dr. Basho kishte shkëmbyer edhe disa letra me të, ku Ajnshtajni e falenderonte për mirësinë e treguar dhe i tregonte për vështirësitë e jetës së tij. Mjerisht ne na mungojnë këto letra të cilat u dogjën në shkurt të vitit 1945 (bashkë me shumë libra e dokumenta të tjera) gjatë shtetëzimit të shtëpisë dhe klinikës së Dr. Bashos, dy shtëpive pranë njëra-tjetrës në qendër të Tiranës, midis Postës Qendrore dhe ish-Gjykatës së Lartë. ( Primitivizëm komunist f.xh.)

Para se të rivinte në Shqipëri në qershor 2002, Nëna Mbretëreshë i dha një intervistë një gazetari anglez, intervistë e cila u botua në atë kohë në revistën angleze “Style” nën titullin “Kthimi i Mbretëreshës”. Ajo i deklaroi gazetarit se Mbreti Zog i kishte thënë që: “Ajnshtajni ka ardhur në Shqipëri, është takuar me të dhe ka marrë pashaportë shqiptare”

Prof. Dr. Skënder KOJA, ish Drejtor i Institutit të Fizikës Bërthamore (1971 – 1987).Prof. Koja ka treguar se në kohën kur ai ishte drejtor i Institutit të Fizikës Bërthamore, një punonjës i Institutit i përsëriste vazhdimisht se një fqinji i tij e pikërisht Zoti A. Bega e kishte takuar Ajnshtajnin në Tiranë. Prof. Koja bisedoi vetë me të dhe dëshmia e A. Begës ishte sa më poshtë: “E kam takuar Ajnshtajnin në Tiranë në fillim të viteve 30të kur ky erdhi në Bankë e më kërkoi veprime të Bankës Shqiptare me një bankë të shtetit gjerman, veprime që banka jonë nuk i kishte kryer ndonjëherë, për shkak të mosekzistencës së lidhjeve me bankat gjermane në atë kohë.

Veç dihet mirë që nga administrata e shtetit shqiptar që merrej me lëshimin e pashaportave në atë kohë emrat e hebrejve ndryshoheshin (mbase për arësye sigurie) e ishte e zakonshme që Mosheja të shkruhej Musa, Zaharia, Zafir etj. Dëshmi të tilla, për ndryshimin e emrave të hebrenjve ka plot në Arkivin e Shtetit Shqiptar.

 

Në arkivën e Ajnshtajnit në Jeruzalem, (Einstein Archives) mund të kërkohen:

- letrat e Dr. Bashos drejtuar Ajnshtajnit

- Dokumentacioni i bërë për të në Shqipëri

Për Ajnshtajnin:” Në vitin 1933 duhej të ikëte në ShBA ,për shkak të rrezikut nga rritja e nacizmit në Gjermani. Një muaj më vonë (Maj 1933) u njohtua se ishte në listen e vrasjeve me një çmim  5.000$ për kokën e tij.”. Ai udhëtoi në ShBA nepërmjet Shqipërisë.”Duke i falenderuar beses shqiptare shumë hebrenj ,si dhe Ajnshtajni ne mesin e tyre i shpëtuan vrasjes.” thuhet në letrat falenderuese.

A  ishte pra Shqipëria vendlindja e dytë e këtij njeriu kaq të madh të shekullit njëzet?

Ajnshatjni kishte ngritur zërin,duke akuzuar Qeverinë Jugosllave ,kur u vra Profesori Milan Shuffly (Albanologu i mirënjohur) ne rruget e Zagrebit(18.02.1931),ku së bashku me novelistin Hajnrih Mann,vëllau i Thomas Mannit,e derguan një leter të perbashkët në Lidhjen e Kombeve ne Paris ,duke protestuar “ kundër vrazhdësisë së tmerrshme qeveritar jugosllave...”. Profesori Shufflay citohej si autor i një numri të madh librave shkencor.

 Në letrën e Ajnshtajnit të dates 6,Maj 1931,ai i akuzonte Serbët për terror mbi pupullin Kroat dhe Boshnjakët e Shqipëtarët.

 

 Ajnshtajni akuzon

 

Në Shkurt të vitit 1995 ,Kongresmenët Tom Lantosh ,Benjamin Gilman dhe Xharald Nadler dhe ish kongresisti Dioguardi folën në ceremoninë në Muzeumin Amerikan të Holocaustit,(Washington D.C.) ,duke e komemoruar shpalljen e Shqipërisë  “ Të drejtit në mesin e kombeve”

“Populli ynë me të drejtë duhet të krenohet se ka shpëtuar mijëra hebrej dhe midis tyre dhe shkencëtarin më të madh të shek XX, Albert Ajnshtajni ,i cili   “u rilind” në Shqipëri.