E merkure, 24.04.2024, 01:26 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

AGPK dënon kërcënimin ndaj gazetarit Visar Prebreza

E hene, 03.10.2011, 07:06 PM


Prishtinë, 3 tetor - Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin se gazetari i të përditshmes “Koha Ditore”, Visar Prebreza është kërcënuar nga pronari i firmës “Standard Benz”, Agon Rotkoceri.

 

Kërcënimi ka ndodhur në ditën kur është botuar shkrimi i autorit Visar Prebreza, që njoftonte për bastisjen e tri pikave të karburantit të “Standard Benzit” nga ana e Task Forcës Antikorrupsion e mbështetur edhe nga njësia speciale ROSU, mbi bazën e dyshimit për shmangie të tatimit dhe pastrim parash..

 

“Rreth orës 12:00, të dielën, më ka marrë në telefon Agon Rotkoceri dhe më ka pyetur pse kam shkruar, për të pasuar me sharjet nga më të ndryshmet në adresën time dhe të familjes”, ka bërë të ditur Prebreza. “Ai nuk më ka dhënë asnjë shans që të sqarohem”.

 

“Të kam thënë që ke me pas problem me mua, edhe ki me pas. Kush je ti me shkru? Kur të them unë ty, ti nuk guxon me shkru?”, që ia ka thënë Prebrezës nëpërmjet telefonit pronari i “Standard Benzit”. Rasti i kërcënimit është paraqitur në Policinë e Kosovës.

 

AGPK kërkon nga Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit që të marrin seriozisht kërcënimin ndaj gazetarit Prebreza dhe të gjitha rastet e tjera ku gazetarët pengohen në punën e tyre. 

 

E drejta e gazetarit Prebreza për të raportuar për këtë rast është e pakontestueshme.

 

AGPK dënon fuqishëm aktin e z.Rotkoceri dhe çdo lloj kërcënimi që i`u bëhet gazetarëve për shkak të kryerjes së punës së tyre.

 

AGPK konsideron se kërcënimi i gazetarëve paraqet shkelje të lirisë së shprehjes dhe lirisë së informacionit, të drejta këto shumë të rëndësishme për funksionimin e demokracisë.

 

AGPK inkurajon gazetarët që të vazhdojnë punën e tyre profesionale.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora