Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Presheva mbushet me postera: "Shpëtim - Mos ma prek Abetaren"

| E hene, 03.10.2011, 06:53 PM |


Nëpër rrugët e Preshevës prej të paktën dy ditësh janë vendosur postera me fotografinë e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë të akredituar në Beograd, Shpëtim Çaushi, me shkrimin "Shpëtim Mos ma prek Abetaren". Këto postera janë vendosur në dyert e shkollës fillore "Ibrahim Kelmendi" në Preshevë si dhe në rrugën kryesore "15 Nëntori", nga persona të panjohur. Këto postera janë vendosur për shkak se Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Shpëtim Çaushi ka dhënë pëlqimin që abetarje për nxënësit e Luginës së Preshevës të redukohet duke larguar prej saj simbolet kombëtare dhe ato shtetërore. Në letrën që ai i ka dërguar në 3 prill 2011, Ministrit të Arsimit e Shkencës së Serbisë, Zarko Obradoviç, lidhur me këtë çështje mes të tjerash shkruhet se "në lidhje me letrën tuaj kemi nderin t'ju njoftojmë që organet përgjegjëse shqiptare janë dakord me sugjerimet e shprehura në letrën tuaj dhe që Abetarja dhe Fletorja e Punës të riprodhuara, të mënjanojnë simbolet kombëtare dhe shtetërore". Ndërkohë në ceremoninë e organizuar në Bujanoc, në 15 shtator, me rastin e dorëzimit të 1000 copë abetareve për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, Çaushi u shpreh mes të tjerash se "Abetarja që ka ardhur nga Shqipëria është një dhuratë modeste për fëmijët e Luginës së Preshevës dhe i përket gjuhës që do të jetë pjesë e Evropës së Bashkuar".

 

Gazeta Shqiptare