E shtune, 20.04.2024, 01:42 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Polemikë me mynafikë!

E marte, 19.02.2008, 09:44 PM


Mbi 100 intelektualë kanë shkruar kundër sjelljeve antikombëtare të akademik Rexhep Qoses

ANTI-QOSE

 “Po kreve një akt antikombëtar një herë, atë nuk e korrigjon kurrë më asnjëherë!”

(Rexhep Qosja)

“QOSJA KU DO T’I PLASOJË LISTATE ZEZA?”- ishte editoriali i gazetës “Bota sot”, e datës 15 qershor 2000.

“Begatmi” i jetës politike në Kosovë edhe me një parti të Re (të Vjetër”)!

“MULLA QOSJA” MUND TË MERRET EDHE ME POLITIKË, MADJE EDHE ME KARRIERIZËM ETJ., SEPSE ENDE NUK E KA MBËRRITUR MOSHËN KUR DUHET KALUAR KOHËN ME “KUR’AN” E TESPIHE NË DORË

Kadri Mani
Fati i kësaj partie do të jetë i njëjtë si fati i zi i Forumit Demokratik dhe i Forumit të Intelektualëve Shqiptarë të Qosjes, i cili gjithashtu moti ka ndërruar jetë dhe i është kënduar tallkini. Karvani ynë politik kosovar, me gjithë ndërkëmbëzat e ndryshme, do ta vazhdojë rrugën e tij deri në fund.

Sipas Qosjes e Hsenit, LDK-së i mungon fasada e kuqe!

Nga “Bujku” i 17 prillit (1998) u informova për “begatim” të jetës sonë politike kosovare.)

(Akademik Mark Krasniqi, te revista “Shqipëria etnike”, nr. 8-9/2000, f. 30-34; si dhe te “Gazeta shqiptare nr. 5, e datës 24 prill 1998 f. 12- me ilustrim fort të qëlluar: drurit të madh të LDK-së, Qosja i pret vetvetes degën e vet!!!

Pra, Qosja nuk është se nuk e di   teorinë e atdhetarizmit, por praktikën ia ka shit djallit!

Në artikullin e apologjetit Bahtir Hamza, (E premte, 18-01-2008, 02:22am (GMT), të botuar te agjencitë e lajmeve zemrashqiptare dhe albnur (ku nuk po hapet), autori duke dashur t’i ngjisë vetulla, Qoses ia ka nxjerrë sytë!! Personi që nuk i di 26 shkronjat shqipe, në atmosferën e molepsur mund të botojë edhe 15 “vepra” dhe të bëhet kryetar i njëfarë soj shoqatës “Pena shqiptare”!! Unë fillimisht, derisa nuk e njihja tipin (që kalimtarët e rastit po e quanin: italian-spanjoll-meksikan!!!), po bazohesha në Mr. Ahmet Kelmendin, në Jetish Kadishanin... e kisha dëshirë në një skenar ta lozja hoxhën. Vetëm sa ia filluam dhe unë po i diktoja rolin tim dhe ende nuk i kishim shkruar 5-6 faqe, kur i erdhën bashkëpunëtorët e italianit-spanjollit-meksikanit, dhe filloi të mburret përpara tyre:

-“O zhotni, i kam shkruar 600 faqe tekst, o zhotni!!”- e mora vesh sa është sahati, por fundi i “shoqërimit” tonë ishte: kur do t’i përuroja dy librat e mia: poemën “Falë të qoftë gjaku!” dhe kurorën sonetike “Nëna Terezë  e Shqipërisë”, Hamza (flokçi!) ma propozoi që ta ftonim-Qosen!! Këtu e kundërshtova rreptë dhe u ndamë për të mos u takuar kurrë më as në këtë dhe as në botën tjetër.

Ama tash kur paska përdorur një arsenal sharjesh dhe fyerjesh në adresat tona vetëm pse e kemi kritikuar Qosen antikombëtar, thashë me vete, prit t’ia kthej bykun me terplote!!

Dhe në arsenalin e tij prej personit me prejardhje të dyshimtë (kur personi e ka shtëpinë në fund të katundit!), janë: është i sulmuar nga të verbërit, nga pushtetarët me dy bytha, nga bashkpuntorët e UDB-es, që ishin sigurimcat e shtetit Jugosllav, anmiqët...

Avokati i ngathtë si avokat i ngathtë e si “poet”, ka harruar se klienti i tij diletant te “vepra” e tij e turpit I RINGJALLURI I PENDUAR, të gjithë atë masë të madhe që kishin dalë ta pritnin Skulpturën e Skënderbeut, po i quante me prejardhje prej qensh e kudrash, bizonë e bizonesha!! Se klienti i tij ka qenë tërbuar dhe ka ngelur i tërbuar kundër dy Kryepersonaliteteve tona shtetërore: Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Sali Berisha!!

Sikur që ju ka grisur ndërgjegjja, ju gristë edhe këmisha!!

 Kadri Mani

Lavdi Servantesit!

 

Rexhep Qosa e Bahtir Hamza

Don Kishoti dhe Sanço Pança!

Po i sulmojnë mullinjtë e erës

Në çdo stinë dimrit dhe verës!

 

Kur e lavdëron Rexhën Bahtiri

Kur e lavdëron Rexhën Hamza

Sikur lugati edhe sikur vampiri

Keq përthuren me ndërkëmbëza!

 

Njëri shkruan drejt dhe tjetri keq

Por që të dytë fjalës po i japin lak

Që të dytë njësoj se ç’janë përdreq

I pari fare budalla dhe i dyti ahmak!

 

Sança e lavdëron zotërinë- profet!

Sepse zotëria i premton një krahinë

Që të dytë janë bërë gaz dhe adalet

Dhe ku nuk i lypësh dy djaj mbinë!

 

Shkuan dhe i pyetën vëllezërit e Demaçit

A jemi ne dy shkencëtarë si dy ajnshtajna?

A mos e dini pse po i vjen duhma kulaçit?-

“Brada znanja, brada sanja, e brada sranja!”

 

Lexoni e (mos) besoni!

Bahtir Hamza: Rexhep Qosja është Hija e vet(ë) zotit
E premte, 18-01-2008, 02:22am (GMT)

REXHEP QOSJA ËSHTË HIJA E VET(Ë) ZOTIT

Shkruan: Bahtir Hamza

13.Janar.2008.

 

Kur zihet në gojë emri i Profesor Rexhep Qosjes ata që e duan kombin duhet të ngritenkëmbë, ndërsa për të tjerët vlen thënia e Qosjes:”Vdekja më vjen prej syve të tillë”.

Rexhep Qosja është profeti ynë i kombit.
Rexhep Qosja është numer një në letërsi.
Rexhep Qosjen e kërkon gjuha,toka, atdheu,nxënsi e studenti.
Rexhep Qosja është intelektual me kulturë të lartë.
Çdo mendim i tij është mendim profeti,sepse Profesor Rexhep Qosja, guxon ta thotë të vërtetën kudo me dashuri.
Kuptohet që është i sulmuar nga të verbërit nga pushtetarët me dy bytha,nga bashkpuntorët e UDB-es,që ishin sigurimcat e shtetit Jugosllav.

Kështu ishte edhe me të madhin Faik Konica,e sot Faik Konica, është ngjallur, e ngjalli guximi për ta thënë të vërteten gjithmonë.
Akadamik Rexhep Qosja, është hija e vet(ë) ZOTIT,anmiqët, të vrebërit e shohin të vogël dhe të këtillë e dëshirojnë kolosin tonë, e kolosët si Profesor Rexhep Qosja, lindin në cdo dyqindë (200)vjet.Ndërsa Tempulli i tij do të jeton edhe dy mijë vjet.

Rexhep Qosja, është ndër figurat më madhështore shqiptare.
PENA SHQIPTARE,e shapllë intelektualin më të madh e më të guximshëm të shekullit njëzet,(XX) dhe anëtar nderi i Shoqatës alternative të poetëve’’PENA SHQIPTARE’’

Ky shkrim EDITORIAL, është marrë nga gazeta:”PENA SHQIPTARE” Nr=5. Shkurt.2005.Prishtinë.


BAHTIR HAMZA

I GJALLË MBETET TEMPULLI YT

(Rexhep Qosjes)

Ti, nga nata e Vuthajve, Kosovën përqafove
Zgjim nëpër vite e mote i palodhur
Gjak i paster i kombit shqiptar
Nderin e shqiptarisë lartësove
TI HIJE E VET(Ë) ZOTIT, NJERI.

Me buzëdridhje ligjërove për shtigjet e lirisë.
Gjuhen shqipe,të lidhur në palcën korrizore
Në trupin tënd shpirti dhe trupi i Shqiperise
I ndezur mes luleve e dhëmbjeve prore.
TI HIJE E VET(Ë) ZOTIT, NJERI.

Kosova dhe shqiptarët,mbërthyer me ROBËRI,
Ti nyje e dy shekujve për LIRI
Deshtën të verbojnë laraskat me TRADHTI
Gjarpërinjtë helmues,me të humb KRENARI
TI HIJE E VET(Ë) ZOTIT, NJERI

Me të shue frymarrjen e mushkërive
Dhempira e lugaterë që kanë vulë krimi
Me të gllabrua për së gjalli, hijenat e zhgjebosura
joplotonin e lirisë, me të ulë në karrigë të zezë
“E VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”

Ti bir i dheut të shqipes,nuk i morre dyert e Botës
Shqiptarët mes errësirës e dhëmbjes,lotojnë
PROFETIZMI YT çdo pranverë ndriqim i kohes
O Rexhep Qosja, VDEKJEN S’TA PRANOJ,
TI HIJE E VET(Ë) ZOTIT, NJERI

Shtator.02.2007.Toronto.

NË KËRKIM TË DIELLIT

Të shanë të sharët,
Ata qe ti i rrite, në Tempullin tënd, i shkollove,e i edukove....
Të plagosën me shpifje e gënjeshtra,shqiptarët UDB-ash me Serbi.
Shqiptarët e Kosovës,në Kosovë,- e Kosova,jashtë Kosovës!
Medet o Medet – oj Shqiptari……
Edhe sa shekuj shqiptarët do të jenë robot(ë),e nën robëri ..........
I GJALLË MBETET TEMPULLI YT,
TI HIJE E VET(Ë) ZOTIT,NJERI.

E Diele.18.korrik.2005. New YORK.USA.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora