E premte, 19.04.2024, 12:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Neki Lulaj

E diele, 02.10.2011, 02:44 PM


Neki Lulaj

 

ME  MUZËN E ISMAIL KADARESË

 

Sa ma do zemra mua

Që  sonte të jem

Në shoqëri

Me muzën e bukur

Të  gjeniut tonë

Që ia shtoi namin shqiptarisë.

 

Do t’ia puthja

Duart e në faqet

Vetëm që t´ma falë

Edhe mua

Frymëzimin

Që t’i latoj

Më të bukurat  vargje

Dhuratë për Lulishten

E perlave shqiptare.

 

Unë i plakur

Ajo si një sorkadhe

Sa do të doja

Që unë dhe Muza e tij

Të vallëzonim së bashku

Në dasmën e madhe

Kur t’i bashkojmë kullat

Dhe qiejt e detrat

E Diellin e Hënën

Me të gjitha trojet shqiptare.

 

Sa më zhurrit

Zemra në ëndërr

Që me Muzën e Kadaresë

Në Parkun e Paqes

Të kuvendojmë

Duke e përkdhelur

Si trandafilin e zambakun

Dhe manushaqen

Duke ia puthur duart dhe faqen.

 

Pastaj

Do të lundroja

Mbi Oqeanin e Paqes

Që t’i thurnim së bashku vargjet

E t’i përshkonim fshehtësitë e Oqeanit

Me Anijen e Titanikut

Vetëm që t`mi tregonte

Fshehtësitë e

Frymëzimeve të Gjeniut.

 

Kah nuk më shkon

Mendja mua

Në këtë natë

Kur gjumi iku matanë

Të jem me Muzën e Kadaresë

Atje ku buron Buna

E  derdhet Valbona

Të kenaqem me valët e tyre

Vetëm për një çast

Kur do t`ma mësonte

Fshëhtësinë e gjeniut

Se si mund të bëhesh

I pavdekshëm.

 

 

PUTHJET E RRAPIT

 

Ajër të freskët

Lëshon shtrati i lumit

Uji lëng dëbore buron nga Sharri

Rrjedh Lumbardhi

Gëzon Lum Lumi

Duke i puthur rrenjët e Rrapit

E përqafon Drinin ddhe Bunën

Si Boletini Çamërinë e Shën Naumin.

 

Kalaja e legjendave Dardane,

Ruan sekretet si nusja e          Mbretit

Që i fsheh në arkën e Plakës

Mitet e ritet e misterit të vjetër.

 

Fushat i marrin frymë Lirisë

Bjeshkët e ruajnë  thellë historinë

Atje ne Gllogjan e në Prekaz

Ku u këputën zinxhirët e tiranisë

Muzat rezistencës i këndojnë lavdisë.

 

Nepër shekujt e robërisë sllavjane

Nëpër terrin e honeve të Vardarit

Si plori që i reziston shkëmbit

Kurrë s’u ndryshkën e s’u topitën

Ndjenjat  e urrejtjes

Kundër kundërshtarit.

 

Kush u thurr sot vargje Dëshmorëve

Që Jua pastronin armët pas betejave

Kush i këndon sot Lirisë

Ku janë muzeumet tona

Me themeluesit e Shtetësisë

Ku janë Zanat e Dardanisë

Që i ruajnë dhe i nderojnë

Heronjtë dhe dëshmorët  e Pavarësisë.

 

 

EPITAF

 

Me rroba të leckosura

Me duar e këmbë të çara

Nga rrugëtimet Gandiane

Në „Odën“ e detyruar

Na ofruan  me hile

Me përbuzje

Një vend pas dere

Mbi Trapazan

Na preferuan

Të  përplasuar nëpër shekuj

Me shiqim helmuese e nëçmues

Si një trëndafill mes hithërrave përcëllues

Pa  na dhënë rast

Që ta shprehim mendimin vetanak.

 

Përbuzja prente

Si shpata e Brutit pa mëshirë

E frrushkujt e gjakut

Nuk vërshonin në hajat

E putha heshtjen

Nga mëria ndaj ligësisë

Me nofulla të shtërnguara

Si akulli në Sharrin plak

Të gjitha hijeve

Ua thurra nga një epitaf.

 

 

LUNDRA IME

 

Lundrova me lundër

Mbi vesën

E petaleve të barit të njomë

Të këtij mëngjesi

Lundra  ime

Me vela e busollë

Lundroi kah gjurmat

E atyre që vdekjen e bëjnë jetë

E mordjen dasmë.

 

E gjurmat më çuan

Gjithandej                                 

Në Odën dhe gjirin e atyre

Që nuk dinë për lodhje e plakje

Në mesin dhe rrethin e atyre

Që prej kohësh kishin ndezur zjarret

Nëpër stacionet e  jetës

Nëpër qendrat e qëndresës

Nëpër stacionet e pritjeve shekullore.

 

 

S’E DI PSE

 

Askush nuk e çoi deri në fund

Vekun e filluar

Vekun e kujtimit

Qilimin e Penelopës

Thurrë e thurrë

Thurrë e çthurrë

Në pritje të Uliksit

E Uliksi i kthyer

Me shigjetën e artë

Zbathë e shqyer

Ai

Që e përbiroi Shigjetën

Nëpër unazat e beqarisë

Deri në zemrën e zhurritur

Të Penelopës besnike.

 

 

THIRRJA

 

Ne thirrëm që sa shekuj

Nga bregu e lugu

Oh sa shumë ushtonte zëri

E kthente bjeshka e thente lugu

Tingëllonte

Zëri

Por të shurdhërit

Vonë shumë vonë

U zgjuan nga gjumi

Dhe i kthjellën ndërgjegjjet

E fjetura.

 

KUR U TAKUAM

 

Mëngjesin pranveror

Me gjelbrim e lule

U pamë

E ti u pëngjaje të gjithave

Se ishe vetë një Lule e rrallë

I nrydha ndienjat e mia

Nuk ngurrova

E  të thash

Ti qenke vetë mrekullia

Eja ne kështjellën e lirës

Te pavdeksisë

Të jetojmë bashkë.

 

 

KUR

 

Kur thehen rrezet

E diellit të lirisë

Mbi shtëpinë e lyer

E dashnorët i thurrin ëndrrat

Për një jetë të mirë

 

Kur i bashkon qëllimi

Me sinqeritet

Me besë nderë e dashuri

Lulja lëshon dritë xhevahire

Mbi dritaret në saksi.

 

Kur i puth engjëlli me flatra

Bekimi është një përjetësi

Qielli i mavijosur

Serenadë dashurie vetëm

Për çiftin e ri.

 

KAM LINDUR

 

Kam lindur në dimrin e egër

Në epokën e netëve pa dritë

Në epokën e netëve pa zjarr

Në epokën e netëve pa gjumë

Në epokën e netëve me frikë

Në epokën e netëve  pa liri

Në epokën e netëve  me krismë

Në epokën e netëve plot plagë

Në epokën e netëve  me tradhëti

Në epokën e netëve me dhembje

Në epokën e netëve me plaçkë

Në epokën kur kërkohej mëvehtësi

Në epokën kur u lindën burrat

Që Kosovës i sollën Liri.



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora