E enjte, 25.04.2024, 10:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Lavdrim Lita: Intervistë ekskluzive me Kardinalin Peter Erdo

E diele, 02.10.2011, 02:59 PM


Kardinali Erdo: “Kisha shqiptare, model për Ungjillëzimin e ri”

 

Intervistë ekskluzive me Kardinalin Peter Erdo, Presidentin e Këshillit të Konferencave Ipeshkvore të Europës

 

Intervistoi: Lavdrim Lita

 

Shkëlqesia e Juaj, Kardinal Erdo së pari urime për rimandatimin në krye të Konferencës Ipeshkvore të Europës për 5 vitet e ardhshme. Cili është misioni i Kishës Katolike në Ungjillëzimin e ri? Në letrat baritore dhe Enciklikat e Atit të Shenjtë, Benedikti XVI rikthehet shpesh tek Europa, tek rrënjët e saj të krishtera…

 

Kardinal Erdo: Shprehja “Ungjillëzim i Ri” është veçanërisht e përdorur nga Papa Gjon Pali II, por fenomeni dhe kërkimi i përgjigjes ndaj një shekullarizimi radikal është më i vjetër sepse për shembull në Francë mes dy Luftërave Botërore ne kuptojmë se Franca ishte një tokë misioni. E njëjta gjë ndodh edhe sot sepse kemi të bëjmë me një situatë në të cilën shumë persona në shumë vende ku kultura sjell dhe ka shenja të thella të katolicizmit, ka masa njerëz që nuk njohin besimin kristian, që nuk njohin Jezu Krisht, dhe jo që refuzojnë ta njohin, por sepse nuk kanë informacionin, sepse s’kanë pasur kurrë një takim personal me Krishtin. Dhe për këtë arsye detyra jonë është t’i njohim njerëzit e sotëm dhe situatën aktuale e antropologjike. Sepse njerëzit sot janë të ndryshëm. Sot ka shumë hutim të përhapur. Njerëzit sot dy ose tre, katër telefona në një tavolinë apo njerëz që ecnin nëpër rrugë duke dëgjuar muzikë, me telefonin në një dorë dhe në tjetrin kanë kompjuterin dhe pastaj kalojnë rrugë me semafor të kuq. Shumë jetojnë një realitet virtual, dhe të njëjtën kohë kjo do të thotë se ne duhet t’u flasim atyre dhe me këtë gjuhë, me komunikacione audiovizive etj. Dhe në të njëjtën kohë nuk duhet të humbim fjalën, logjikën dhe mendimin.

 

Ati i Shenjtë, Benedikti XVI në mesazhin e tij drejtuar Ipeshkëve Europianë të mbledhur këtu në Tiranë foli për kërkimin e rrugëve të reja … cilat janë këto rrugë të reja? Ne folëm më lart për median…

 

Kardinal Erdo: ...por edhe për spektaklin. Sigurisht edhe liturgjia ka qenë gjithmonë e përfshirë në një atmosferë lëvizëse, plot me imazhe, me këngë dhe melodi, me art. Sot arti është zbavitje, edhe pse efektet janë më të fuqishme. Dhe për këtë arsye në misionin qytetar në Budapest ne kemi marrë me qira tarracën e një tregu gjigant për të paktën 8 mijë të rinj. Dhe aty kemi luajtur muzikë moderne për besimtarë dhe jo besimtarë. Ky është kompozimi ideal për të future në mision. Pastaj këto efekte duhet të jenë të fuqishme, por avitja jonë duhet ajo që kemi pasur gjithmonë, ne duhet të besojmë në mënyrë që të transmetojmë. Këtu patëm monsinjor Fizikela, i cili na tha se është e rëndësishme që një ipeshkëv t’u japë një katakizëm njerëzve në Katedrale.

 

Por me cilat fjalë…

 

Tani mua më kujtohen vitet e kaluara kur kam pasur mundësinë të shikoj hyrjen e kuarezmës në Katedralen e Budapestit. Një herë ndoqa të gjithë katekizmin mbi familjen, por aty kuptova se më parë duhet të kisha një reflektim personal përpara se të filloja katekezën. Dhe aty e pyeta veten nëse unë besoja me të vërtetë atë që po thuhej gjatë katekezës. Në cilën mënyrë dhe përse e besoja unë personalisht. Me të njëjtët fjalë që unë i përgjigjem vetes, atëherë mund ta transmetoj besimin tim të gjithëve. Unë jetoj dhe ndihet sot shumë bashkëkohor. Sepse ne jemi sot. Nëse ne jemi të sinqertë ndaj vetes, ia dalim të komunikojë dhe me të tjerët.

 

Shqipëria është një tokë martirësh dhe të lumturuarish dhe Kisha Shqiptare ka mund të rilindtë me lumturi pas një errësire të thellë, pas regjimit diktatorial komunist. Si e shikoni Ju, Kardinal Erdo aktivitetin e sotëm baritor të Kishës Katolike Shqiptare?

 

Kardinal Erdo: Me shumë gëzim dhe me shumë respekt. Shikoj që Kisha ka rilindur, me shumë dioqeza e shumë e Kisha të reja janë hapur, ku mësohet liturgjia, dhe publikohen libra e artikuj me përmbajtje katolike. Shikoj të rinjtë shqiptarë që sot po mësohen me besimin. Kjo eksperiencë këtushme është një shprehje të Ungjillëzimit të ri. Sepse ne nuk duhet të flasim për Ungjillëzimin e Ri në mënyrë abstrakte sepse këtu besim u shkatërrua dhe rilindi përsëri, si një Ungjillëzim i ri.

 

Një pyetje të fundit. Çfarë mund të bëjë një i krishterë për të ndërtuar mbretërinë e Zotit në zemrën e vet, në të përditshmen tonë, në totalitet?

 

Kardinal Erdo: Ne duhet të besojmë. Të flasim me zotin që na dashuron dhe duhet të lutemi e të jetojmë në kontakt me të. Dhe në bazë të kësaj eksperience ne nuk mund të mos kuptojmë se Ai është një gjigant dhe jo vetëm që i tejkalon kufijtë e Universit, por sepse është edhe një Fjalë për zemrën tonë. Nëse ne jetojmë me këtë eksperiencë do t’ia dalim të komunikojmë këtë të tjerëve. Me fjalët tona sepse ato janë forca e bindjes është dhe ekziston. Besimtarët na shohin se flasim me zemër për familjen, për miqtë në këtë situatë të vështirë ekonomike që po kalojmë në Europë, por kjo për ne është një sfidë sepse ne nuk mund ta shohim në mënyrë të drejtpërdrejtë efektin e fjalëve tona. Ne duhet të kemi besim dhe duhet të shpresojmë. Sepse mbas 10 vitesh do të na vijë dikush të na thotë ju keni dhënë këtë gjë. E ju do të kuptoni se dikush ju ka dëgjuar.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora